Lulzim Bashën nuk e kisha parë ndonjëherë në atë gjendje të rënduar. Brenda tre fjalive, përmendi dy herë fjalën “mut”, dhe kërcënoi se do të qëllonte dhe me grusht deputetin kundërshtar, vetëm se ai i përmendi një biznesmen si kumbar të vajzës.
Instikti prindëror, është I lindur si tek njerëzit dhe tek kafshët njësoj, por diferenca është, se si mbahet nën kontroll dhe si duhet të përdoret.
Lulzim Basha nuk e ka luksin të bëj si I fort për fëmijët e tij, pasi ai është njeriu që u ka bërë më shumë dëm se kushdo tjetër. Ai është I vetmi baba në këtë qytet, që ndërkohë që lindte fëmijën e tij, la tetë fëmijë të këtij vendi pa baba, duke ua vrarë si ish ministër I brendshëm se po protestonin në bulevard.
Tetë fëmijët e tjerë po rriten larg syve të botës. Vajzat e Aleks Nikës janë rritur dhe janë në shkollë. Babin e tyre e përmendin shpesh në ekrane , por ato nuk kanë fuqi as ta mbrojnë, as të reagojnë. E dinë vetëm që ua ka vrarë Lulzimi.
Fëmijët e Ziver Veizit, po ashtu po rriten larg syve tanë. Dee nëse ka fëmijë, që karshiëllku I babait të tyre I xhindos, janë fëmijët e Lulit që ky nuk pranon tua përmendësh. Njësoj janë fëmijët e Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedës.
Pra Lulzim Basha nuk e ka problemin pse një deputet kundërshtar I përmend vajzën që ka kumbarë një oligark. Shqipëria fshat I vogël është, dhe kur ai biznesmeni është bërë kumbar, ka dash ndonjë tender, dhe ka pas më shumë fat vajza.
Problemin Basha, kur përmend fëmijët, e ka me ata fëmijë që ka lënë jetimë, jo me ata që ka në Hollandë. Ata në Hollandë I kanë gjithë të mirat. Jetimët e babait të tyre, po riten ende pa u dhënë drejtësi, pa parë në burg vrasësit e baballarëve të tyre, biles duke I pare të lire dhe duke u bërë karshillëk. Ata mund të heshtin gjithë jetën, dhe ndoshta nuk kanë ku ti gjejnë fëmijët e Bashës në Hollandë, ata mund të jenë edhe më civilë se Basha dhe Berisha që bën si I fort, por askush nga ne, nuk duhet të harrojë, se ata kanë rradhën të marrin drejtësi, dhe jo ti shtyjmë të marrin gjak.
Ne vazhdojmë jetën tonë, bëjmë sikur I kujtojmë më 21 janar, bëjmë sikur ngrejmë KLP e KLGJ, bëjmë sikur revoltohemi me korrupsionin dhe politikanët, por ata kanë vetëm një makth, pse Lulzim Basha dhe Berisha ua vrau babain.
Dhe është e rrezikshme të mos kesh në mendje ata tetë jetimë në qytet , tetë jetimë që ua ke vrarë babain me dorën tënde, dhe tu bësh karshillëk duke mbrojtur fëmijët e tu në parlament kur u përmendin kumbarin.
Merre më ngadalë Lulzim, se ata fëmijë vërtet nuk kanë baballarë që ti mbrojnë, kur ne I harrojmë në makthin e tyre, por po rriten duke parë vrasësit e baballarëve të tregojnë pikat e tyre të dobëta, fëmijët e tyre, dhe bëhen dy herë më keq. Dhe e keqja pastaj nuk dihet si del, sidomos kur I ndihmon dhe Berisha që thotë, “Rrëmbeni armët”!
Leave a Reply