• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Për ata që duan të mendojnë, se Albini ka mundur Edi Ramën në Kosovë!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Për ata që duan të mendojnë, se Albini ka mundur Edi Ramën në Kosovë!

October 27th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Albin Kurti nuk ka fituar zgjedhjet për të ngjallur shpresat tek të gjithë ata që nuk i fitojnë dot. I ka fituar së pari për vete dhe për t’u vënë në provë për objektivat e tij. Shihet qartë se ai ka ngjallur zemërim e zhgënjim tek shumë kundërshtarë të Edi Ramës në Kosovë dhe Shqipëri, pse është takuar me të. Madje akoma më shumë, pse ka konstatuar që Edi Rama nuk mbështet korrigjimin e kufijve si objektiv të bisedimeve Kosovë- Serbi.

Për Albin Kurtin do të kenë kohë të zhgënjehen apo ngazëllehen, ata që e kanë votuar. Do të kenë fatin ta shikojnë, si ai i realizon ato që ka premtuar, apo fatin e keq të shikojnë se si nuk ja del dot.

Por Albin Kurti nuk është shpallur fitues kundër Edi Ramës.

Të gjithë ata që nuk e heqin dot nga pushteti Edi Ramën në Tiranë apo të gjithë ata që po heq nga pushteti në Kosovë, por kanë probleme me Edi Ramën si aleatë të kundërshtarëve të Edi Ramës në Tiranë, nuk kanë pse mërziten me Albin Kurtin pse ka takuar kryeministrin e Shqipërisë.

Kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë janë të “dënuar” të takohen me njëri- tjetrin dhe sikur të jenë armiq personalë të përjetshëm. Natyrisht nëse nuk janë injorantë dhe ta kapërcejnë këtë detyrim.

Por problemi që kanë të zemëruarit me Albinin, është ai që kam shkruar një javë më parë, kur shumë prej tyre fitorja e Albinit u duket si shërim për komplekset e tyre. Dhe njeriu që ka prodhuar më shumë komplekse ndaj kundërshtarëve në hapësirat shqiptare natyrisht është Edi Rama.

Dikush në Prishtinë shkruante se tani ka ardhur koha që Albin Kurti t’i tregojë vendin kryeministrit të Shqipërisë. Dikush në Tiranë priste që Albin Kurti të hynte si Avni Rustemi në zyrë të Edi Ramës. Të tjerë që kanë probleme me Edi Ramën, dikush me fjalorin e tij dikush me brekushet, e të tjerë më politikat e tij, po ashtu filluan ta interpretojnë fitoren e Albinit si një gjë që do t’u zgjidhte atyre hallet që kanë me Edi Ramën. Gati gati, po e paraqisnin Albinin si çlirues të Kosovës nga Shqipëria dhe sidomos Edi Rama.

Merreni qetë.

Albin Kurti ende nuk ka filluar të gabojë për fat të mirë, pasi ende nuk e ka marrë detyrën. Por edhe po gaboi nuk është fundi i botës. Por këtë pritshmërinë, që ai t’u heqë Edi Ramën nga pushteti dhe ju pastaj të thoni “fituam”, është mirë ta mbani dhe bëni zero, se nuk ua ka borxh. Nuk ua ka premtuar. Jo se nuk keni të drejtë të ëndërroni, por Albini nuk ka fituar për të përmbushur komplekset tuaja. Ka boll një qerre me premtime të veta që mund ta rrënojnë. Por jo takimet me Edi Ramën dhe as fotojo me aktorin Depardiu. Nuk ka mundur Edi Ramën në Kosovë dhe as është votuar të shpjegojë çdo hall që kanë njerëzit me Edi Ramën. Ka mundur Ramushin dhe qeverinë atje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LINDA RAMA/ Jeni aty për të shërbyer si agjentë ndryshimi
Previous article ENDRI KAJSIU/ Ilir Meta nuk mund të flasë për dorëheqjen!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k