• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ PD kërkon zgjedhje të reja, me drejtësi të vjetër
Home
Politikë

MERO BAZE/ PD kërkon zgjedhje të reja, me drejtësi të vjetër

February 20th, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Debati I parë I fort që ka lindur në Komisionin e Reformës Zgjedhore ka të bëj me gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor dhe raportin e tyre me Vetingun.

Partia Demokratike ka propozuar që mosmarrëveshjet zgjedhore të gjykohen nga gjyqtarë të cilët nuk e kanë kaluar filtrin e vetingut dhe atyre tu ofrohet një amnisti 4 vjeçare nga ky proces. Potencialisht, një gjyqtar i korruptuar mund të zgjidhet në Kolegjin Zgjedhor dhe të qëndrojë aty për 4 vjet pa u ngacmuar nga askush.

Shumica ka kundërshtuar këtë propozim duke e cilësuar si në kundërshti me frymën e reformës në drejtësi dhe vet përcaktimet kushtetuese. Në vlerësimin e mazhorancës, reforma në drejtësi dhe procesi i vetingut nuk janë të negociueshme. Kushtetuta përcakton se çdo gjyqtar i Republikës së Shqipërisë duhet ti nënshtrohet procesit të vetingut për të garantuar pavarësinë e tij dhe pastertinë e figurës.

Përse ka lindur ky debat?

Bazuar në ligjin aktual zgjedhor në fuqi, Kolegji Zgjedhor si autoriteti më i lartë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore, përbëhet nga tetë gjyqtarë të përzgjedhur për 4 vjet me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Këta gjyqtarë i përkasin trupës së Gjykatës së Apelit. Ligji u krijon mbrojtje të veçantë pasi gjatë ushtrimit të këtij mandati nuk mund të bëhen objekt i penalizimeve nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe as nga Ministria e Drejtësisë. Deri më tani, raportet e OSBE/ODIHR dhe as palët politike nuk e kanë atakuar si problematik çështjen e Kolegjit Zgjedhor por e kanë njohur dhe pranuar atë sipas kësaj formule.

Procesi i reformës në drejtësi ka krijuar nevojën e një Kolegji të ri zgjedhor për dy arsye juridike. E para sepse një pjesë e gjyqtarëve aktual të Kolegjit janë përjashtuar pasi nuk kanë kaluar me sukses procesin e vetingut dhe pjesa tjetër duhet ti nënshtrohet këtij procesi si një detyrim kushtetues. E dyta, sepse në kuadër të reformës në drejtësi, tashmë nuk ekziston Këshilli i Lartë i Drejtësisë si institucioni që bën zgjedhjen e gjyqtarëve të Kolegjit.

Gjithashtu, në raportin e fundit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e Qershorit 2019 thuhet se “ndonëse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë objekt procedimesh disiplinore përgjatë gjithë mandatit të funksionimit të Kolegjit, ata janë objekt i ‘procesit të vetting-ut’ që është në vazhdim e sipër, i cili mund të ndikojë në sigurinë e vazhdimësisë së tyre si gjyqtarë dhe, rrjedhimisht, mund të ndikojë në pavarësinë e tyre”. Thënë më qartë, ODIHR mendon se një gjyqtar i cili është në pritje të procesit kushtetues të vetingut mund të jetë potencialisht i ndikueshëm në vendimmarrjen e tij.

Deri këtu, të gjitha palët kanë dakordësinë për të adresuar si ngërçet e krijuara nga zbatimi i reformës në drejtësi ashtu edhe shqetësimin e shprehur në raportin e ODIHR-it.

Pika e thellë e ndarjes ka të bëjë pikërisht me mënyrën se si shihet zgjidhja e problematikave.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim propozojnë shkrirjen e Kolegjit Zgjedhor dhe ngritjen e një trupe tjetër gjyqësore e cila do të përbëhet nga 15 gjyqtar.

PD dhe opozita propozojnë që këta gjyqtarë që do të zgjidhen në Kolegjin Zgjedhor të ti nënshtrohen moratoriumit 4 vjeçar në raport me vetingun. Pra, thënë më qartë, gjyqtarët që nuk i janë nënshtruar vetingut konkurojnë për tu bërë pjesë e kësaj strukture dhe që nga zgjedhja deri në përfundim të mandatit ata të jenë të përjashtuar nga procesi i vetingut.

Praktikisht, me këtë propozim Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialistë për Integrim refuzojnë reformën në drejtësi, procesin e vetingut dhe të gjithë produktet e deritanishme të reformës. Siç dihet publikisht, procesi i vetingut ka qenë vija e kuqe e reformës në drejtësi dhe është mbështetur fuqimisht nga i gjithë faktori ndërkombëtar si në deklarimet publike ashtu edhe në monitorimin e gjithë këtij procesi në mënyrë rigoroze.

Zgjidhja që ofron Partia Socialiste në tryezën politike përfaqësuar nga Damian Gjiknuri është që të sanksionohet se anëtar të Kolegjit Zgjedhor do të jenë vetëm ata, të cilët e kanë përfunduar procesin e vetingut me sukses. Në këtë formë, adresohet dhe shqetësimi i paraqitur në raportin e ODIHR-it sepse gjyqtarët e Kolegjit do ta kenë të përfunduar procesin e vetingut dhe nuk do të jenë në pritje të tij. Kjo shmang çdolloj ndikimi të mundshëm në kryerjen e detyrës.

Duke qenë se numri i gjyqtarëve të Apelit që e kanë kaluar me sukses vetingun aktualisht është i vogël, Partia Socialiste ka shprehur dakordësinë që shporta e kandidatëve të zgjerohet duke përfshirë të gjithë gjyqtarët që kanë kaluar vetingun me sukses, pavarësisht nëse ata janë të Gjykatës së Apelit apo Gjykatës së Shkallës së parë. Në këtë formë, numri i kandidaturave do të jetë i bollshëm që përzgjedhja me short e tyre të jetë optimale për një trupë të përgatitur.

Partia Demokratike kërkon rritjen e numrit të gjyqtarëve të Kolegjit nga 8 në 15 ndërsa Partia Socialiste shprehet se ky numër nuk është e nevojshme të rritet por edhe mund të reduktohet nga 8 në 5 sepse numri i çështjeve që gjykojnë nuk është i lartë për ta bërë të papërballueshme ushtrimin e detyrës.

Thënë përmbledhtazi: Partia Demokratike kërkon që gjyqtarët e Kolegjit të mos kenë kaluar vetingun ndërsa Partia Socialiste insiston se gjyqtarët e Kolegjit duhet medoemos të kenë kaluar vetingun.

Kjo tregon që në fakt problemi i PD-LSI nuk është reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e reja, por anulimi I Reformës në Drejtësi dhe mbrojtja e e gjyqtarëve të korruptuar të cilët I shikojnë si shpresë poltike. Është nevoja për të shkuar në zgjedhjet e reja me drejtësinë e vejtër. Vetëm ajo I qetëson dhe u jep shpresë, aq sa duket se këta kërkojnë zgjedhje më shumë si një shans për drejtësinë e vjetër, se sa për ndonjë program të ri që pretendojnë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Kur dështoi “Rama ik”, si mund të triumfojë “Dvorani shkelës i Kushtetutës”?!
Previous article SHËNIM/ Pse PD do t’i fusë duart patjetër te vettingu?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k