• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Opozitë me qira
Home
Blog

MERO BAZE/ Opozitë me qira

February 24th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Një grup punëtorësh që kanë punuar në guroret e malit të Tomorrit, mbyllur disa muaj më parë nga qeveria për shkak të dëmit mjedisor, kanë protestuar në Berat para vendit ku ishte mbledhur qeveria. Të papunët ankohen se qeveria është shkaku që ata kanë ngelur pa punë, se mbylli guroret.

Të njëjtën ankesë mund ta përsërisin dhe punonjësit e hidrocentraleve që kishin nisur punën në Kanionet e Osumit, apo dhe ata që presin të marrin leje aty.

Të protestosh ndaj qeverisë është gjëja më e lehtë dhe sporti më i përhapur në një vend të lirë.

Por protesta të tilla si kjo e punonjësve të guroreve të Tomorrit, tregon një anë të errët të kapitalizmit shqiptar, sidomos të këtyre zhvatësve të natyrës, dhe një lehtësi të padureshme të opozitës, për të marrë me qira çdo protestë në vend.

Këta jo vetëm natyrën shqiptare, por dhe vetë shqiptarët i trajtojnë si kavje eksperimentale, të cilët ose do t’u shërbejnë bizneseve të tyre, ose do të kthehen në kamikazë.

Që mbyllja e guroreve është prishja e një biznesi dhe mbyllje e disa vendeve e të punës, është e qartë, dhe këtë biznesmenët mund të ankohen në rrugë ligjore për dëmin që u është bërë, pasi të ballafaqohen me oponencën e qeverisë për dëmin që kanë bërë në natyrë. Pra beteja mes tyre dhe qeverisë tani e tutje është ligjore.

Por ideja e tyre për të përdorur ish- punonjësit si kamikazë, për të treguar gjoja se nuk kanë hallin e tyre, por hallin e disa punëtorëve të mbetur pa punë, është ide mizore.

Dhe nuk janë të vetmit. Kështu janë përdorur dhe punëtorët e rafinerisë së Ballshit për të marshuar drejt Tiranës, kështu përdoren jo rrallë herë si shantazh dhe punonjës të kompanive të mëdha, që herë pas here kanë konflikte me shtetin.

Përdorimi i punëtorëve të varfër dhe të pashpresë si kamikazë të pronarëve problematikë, është një sinjal se sa i egër është kapitalizmi shqiptar dhe si arrin t’i shfrytëzojë punëtorët e varfër jo vetëm kur janë në punë, por dhe kur janë pa punë.

Vendimi i qeverisë, që më në fund të heqë disa vija të kuqe në malin e Tomorrit dhe Kanionet e Osumit, për të mos ndërtuar hidrocentrale dhe për të mbyllur guroret, është një vendim që jo vetëm duhet mbështetur, por duhet bërë i sigurtë, me qëllim që të nxitet industria e turizmit, të përparojë dhe të jetë e sigurtë, se ajo nuk do të ndeshë me zhvillimin industrial në zonë. Ajo zonë ka nevojë të garantojë turizmin dhe jo guroret apo HEC-et. Turizmi është një industri që atje mund të fusë lekë në çdo shtëpi, ndoshta edhe tek këta punëtorë të varfër që i keqpërdorin për protesta, por mbi të gjitha, bën të qartë perspektivën e zonës dhe e orienton atë drejt investimeve.

Tani opozita që bëhet entuziaste nga protesta të tilla, duhet të bëjë kujdes të mos identifikohte me guroret dhe HEC-et, edhe pse e dimë që ajo i ka dhënë ato leje. Në mungesë të ideve të saj për të bërë opozitë, ajo është bërë si ata biznesmenët që marrin biznese me qira ngaqë nuk kanë idetë e tyre. Dhe opozita jonë del në mëngjes në punë, shikon kush ka ndonjë ide për protestë dhe ua marr protestën me qiraa, duke dalë në mbështetje të saj. Por shpesh herë mund të fitojë më shumë po nuk foli për marrëzi të tilla. E vetmja gjë që duhet të thotë në këto raste, është që biznesmenët që keqpërdorin varfërinë dhe makthin e punonjësve të mbetur pa punë, nga biznesi kriminal i tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AFRIM KRASNIQI/ Show patriotik, konsensusi i të pasurve, korrupsioni dhe revolta e Kukësit
Previous article PIRO MISHA/ Vonesa dhe izolimi i shqiptarëve

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k