• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Opozita le të marr votat e protestuesve, Tirana të marrë Unazën
Home
Politikë

MERO BAZE/ Opozita le të marr votat e protestuesve, Tirana të marrë Unazën

November 20th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Protesta e banorëve të Unazës së re, që preken nga zgjerimi I rrugës, po kthehet përditë e më shumë, në një çështje politike, duke I ikur objektivit kryesor që ata kanë, lidhur me kompesimin e drejtë.

Duke qenë se problematika e banorëve nuk është e njëjtë për të gjithë, në varësi të statusit që ka prona e tyre, ata duket se kanë dhe problem të unfikimit të qëndrimeve të tyre në raport me qeverinë. Ata që janë me banesa legale kanë problem të marrin maksimumin e çmimit. Të tjerë që kanë ndërtuar në tokë pa leje, janë shumë më të rrrezikuar, pasi nuk ka ligj që të jep të dejtën e kompesimit të tyre. Një kategori kanë objekte biznesi dhe natyrisht humbasin të ardhurat e tyre. Por e gjithë kjo problematikë, mund të thjeshtohej nëse palët diskutonin konkretisht për probelemt e trye dhe protestën të mos e merrte peng politikisht opozita.

Nuk është hera  e parë që shpronsimet ndeshin me këtë problem në Tiranë. Njësoj ka qenë problematika e banorëve të Shkzoës një vit më pare, kur u zgjerua Uanza në atë drejtim. Po ashtu njësoj ka qenë probemi tek Pallati me Shigjeta, apo dhe në qendër të Tiranës ku u prish godina e ish INSIG.

Problemi është se një grupi qytetarësh që drejtojnë protestën të lidhur ngusht me opozitën, u është mbushur mendja, se protesta duhet përdorur politikisht pasi kështu mund të sprapset qeveria.

Në të gjithë thirrjet e tyre, përfshi dhe ato që kanë të bëjnë me kërcënime për jetën ndaj kryebashkiakut, janë thirrje të cilat shpresojnë të sprapsin qeverinë nga vendimi për ta prishur, duke u trembur për efektin electoral të saj.

Biles elementi kryesor në këtë betejë, është sulmi ndaj Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, I cili në fakt nuk është as autor I projektit, as financues I tij. Gjithçka është e qeverisë. Por duke menduar se atë, mund ta dëmtojnë nga pikpamja elektorale disa muaj para zgjedhjeve, betejën e kanë kthyer në një betejë ndaj tij.

Pra është e qartë se protestuesve dhe opozitës u është mbushur mendja se me protestën e Unazës së Re mund ti heqin vota qeverisë dhe ta trembin atë, me qëllim që të tërhiqet.

Kjo është e vetmja aryse që  e mban ndezur vatrën e protestës.

Nga ana tjetër ka dhe një ngadalësi të pajustifikueshme të qeverisë me listën e pretenduesve, të cilën duhet ta kishte gati me kohë dhe ta bënte transparente që të zhdukte spekullimet. Dhe kjo I jep vlagë më shumë protestës.

Që kjo vatër të filloj të çmontohet, gjëja e parë dhe e vetme që qeveria duhet të thotë me zë të lart, është se nuk është e interesuar për efektin elektoral të kësaj proteste. Detyra  e qeverisë, është të realizoj projektin publik, dhe të kompesoj në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme qytetarët.

Ata nga ana e tyre duhet të mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre.

Por qeveria duhet ta bëj të qart se nuk është e shqetësuar për efektin elektoral të protestës. Ajo duhet ti llogarisi si vota kundër, votat e gjithë atyre protestuesve dhe këtu mbaron historia. Vetëm nëse ka guximin të veproj kështu, ajo mund ta ç’militarizoj vatrën e protestës dhe të veproj shpejt pa humbur kohë me ndërtimin e asaj vepre publike.

Opozita nuk ëshët aty se I dhimbsen qytetarët, por se shpreson të ketë vota e tyre nesër në zgjedhje, si njerëz të pakënaqur.

Një qeveri e guximshme, bën zgjedhjen e  duhur, në interes të publikut dhe ja fal opozitës ato vota, meqë dëshiron të identfikohet me votues të tillë, ndërsa Kryeqytetit I fal Unazën e Madhe.

Pastaj se çfarë efekt ka kjo gjë përtej Unazës, le ta shikojmë në zgjedhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KATY STEINMETZ/ Ja si truri ju mashtron për t’i besuar lajmeve të rreme
Previous article ENTELA RESULI/ Instagrami, a po lindin online rrjetet e reja të prostitucionit?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k