• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Një shëtitje në boshllëk
Home
Blog

MERO BAZE/ Një shëtitje në boshllëk

May 2nd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Presidenti Ilir Meta ka ndërmarrë një turne pranveror në Shqipërinë jugore dhe juglindore. Është një turne i pazakontë, ku Presidenti nuk shkon të takojë dot popullin, se ai është në karantinë, por shkon që ta shikojë populli, se ai mund të lëvizë.

I ka zënë me radhë fshatrat nga Skrapari në Përmet, Kolonjë, dhe sot ka shkuar deri tek piramida 17. Nuk di ku mund të ndalet nesër. Ndoshta tek pika e Vidohovës, apo në Liqenin e Prespës.

Por është e sigurtë se do ta vazhdojë udhëtimin e tij në një vend fantazëm, ku të gjithë po përpiqen me shpirt në dhëmbë të respektojnë karantinën.

Duket se përpjekja kryesore e Presidentit është të prodhojë një lajm.

Muaj më parë, në një boshllëk të tillë, prodhonte lajme duke dalë në foto me mace, me qen, apo duke u ngjitur në male me Çim Pekën.

Kryesisht në veri.

Ishte koha që donte t’iu tregonte revolucionarëve, se do t’i dilte zot Bjeshkëve të Berishës. Ishte koha kur shumica refuzoi dekretin e tij për 13 tetorin dhe nisi procedurën për shkarkimin e tij. Dhe lajmi që prodhoi ishte perceptimi që ai kishte probleme psikologjike.

Tani është në boshllëkun e tij të dytë. Boshllëkun që i jep paqja e përkohëshme me Qeverinë për shkak të pandemisë.

Kjo paqe i ka mërzitur shumë heronjtë e revolucionit, që u duket vetja pa udhëheqës, duke mos e llogaritur Lulin si të tillë.

Dhe ai tani e ka nisur udhëtimin nga vendlindja e tij. Me sa duket është duke u thënë se tani do punoj për “bjeshkët e veta”.

Por përsëri nuk po e marrin seriozisht.

Arsyeja është shumë e thjeshtë. Presidenti duhet të bëhet i rëndësishëm, duke u bërë i dobishëm për detyrën që ka, jo për planet që ka.

Turneu i tij pranveror në kulmin e izolimit të vendit, është karshillëk ndaj njerëzve që nuk lëvizin dot nga shtëpitë dhe që po përpiqen të respektojnë masat e rrepta të Qeverisë.

Udhëtimi i tij dhe relaksimi nëpër male, thjesht u kujton shqiptarëve, atë që u mungon, dhe po ashtu, që Presidenti nuk është si ata.

Ai mund të lëvizë lirshëm për qejf, të bredhë në male, të marrë tamponin i pari, se dyshon se ka takuar dikë të infektuar, dhe të shkojë deri tek një piramidë kufitare.

Në një situatë kur Presidenti është figurë serioze, kjo gjë mund të ngjallte revoltë. Për fatin e tij të keq, ai as revoltë nuk arrin dot të ngjallë me këtë.

Përsëri nuk e marrin seriozisht. Në kohën e “armikut të padukshëm” ai është një udhëtar po aq i padukshëm për sytë e shqiptarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Shqipëria nuk duhet të punojë vetëm në dhënie
Previous article ARTUR AJAZI/ Ringjallja befasuese e PD në pandemi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k