• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Shqipëria nuk duhet të punojë vetëm në dhënie
Home
Blog

ASTRIT PATOZI/ Shqipëria nuk duhet të punojë vetëm në dhënie

May 2nd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Lajm shumë i mirë që Greqia do të marrë punëtorë sezonalë nga Shqipëria. E para, se do të ketë zgjidhje për ato mijëra familje, të cilat e kanë lidhur jetën prej vitesh me atë punë.

Por më e rëndësishmja, sepse është nje shenjë e qartë që bota dhe rajoni po i kthehen ngadalë normalitetit të ekonomisë dhe biznesit.

Por kjo nuk ka aq shumë lidhje me ne, se sa me nevojat dhe politikat e hapjes së shtetit helen.

Problemi është se ne nuk duhet të punojmë vetëm në dhënie në këto ditë te vështira, por edhe në marrje. Ajo që shqiptarët duan te degjojne eshte se kur do te jemi gati te presim pushues, te pakten nga vendet fqinje, por kete askush nuk e thote.

Qeveria eshte e zënë me bilancet dhe po kerkon deshpërimisht nje vend nderi ne tabelen e emulacionit boteror, kur te mbaroje pandemia. Por kjo nuk do te kishte asnje vlerë, nëse nuk do te dimë se kur dhe si të hapemi për verën, që është në prag.

Deti nuk mund te konsiderohet në asnjë rast luks, por si një aset i çmuar që mund ta lehtesojë sadopak dhimbjen e shkaktuar nga izolimi i gjate.

Së pari, për industrinë e turizmit, më e goditura nga të gjitha prej pandemisë. Por edhe një si nje çlirim psikologjik për gjithë shoqerine, që prej disa muajsh është në përgjim të lajmeve të mira, të cilat, ose vijnë me pikatore, ose nuk mbërrijnë fare, ngaqë e mbyll rubinetin udhëheqësi i vetëm i partisë dhe i popullit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Mesazhe dashurie dhe nostalgjie nga Lalzi
Previous article MERO BAZE/ Një shëtitje në boshllëk

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k