• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Një patentë fallco “patriotizmi”, e Vetëvendosjes në Tiranë
Home
Politikë

MERO BAZE/ Një patentë fallco “patriotizmi”, e Vetëvendosjes në Tiranë

December 20th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Një grup militantësh të lëvizjes “Vetëvendosja” janë mbledhur sot në Tiranë, të dënojnë si “tradhti” ndaj Kosovës, takimin e tre kryeministrave të Ballkanit, atij të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët po përpiqen të prodhojnë një format të ri të bashkëpunimit rajonal, mbështetur mbi katër parime të Bashkimit Europian, për lëvizjen e lirë, qarkullimin e lirë të mallrave, qarkullimin e kapitaleve, dhe fuqisë punëtore.

Në thelb inciciativa është një përpjekje e secilit vend ballkanik për të përdorur mbështetjen Perëndimore për zgjidhjen e problemeve lokale. Ideja është të përdoren katër parimet bazë të lirisë europiane, për të zgjidhur problemet mes njëri- tjetrit.

Për ta shpjeguar më thjeshtë këtë iniciativë, duhet të shpjegojmë historinë e dështuar të heqjes së kufirit Shqipëri- Kosovë këto 20 vite.

Për 20 vite prej vitit 1999, çdo kryeministër i Shqipërisë apo i Kosovës, sa herë vendoste të dukej patriot, deklaronte se do hiqte kufirin Shqipëri- Kosovë, do bashkonin doganat, tatimet, sistemin energjitik, arsimor e broçkulla të tjera.

Ansjëherë nuk u bë asnjë hap. Për dështimet akuzonin njëri- tjetrin në fushata, por e vërteta e madhe është se heqjen e kufirit Shqipëri- Kosovë, Perëndimi e pengon si një masë garancie që i ka dhënë Serbisë kundër bashkimit Shqipëri- Kosovë.

Kjo gjë ka për të vazhduar pafundësisht, aq gjatë sa mund t’i punojë fantazia secilit, se kur do të mbyllen bisedimet Serbi- Kosovë.

Për t’u hequr kufiri Shqipëri- Kosovë, pa mbaruar bisedimet, ndoshta të pambarueshme kurrë, mes Serbisë e Kosovës, inciativa e Mini-Shengenit ballkanik është e vetmja rrugë, që mund ta shkrijë këtë kufi “de facto”.

Iniciativa parashikon që gjithë vendet e rajonit me njëra- tjetrën, mund të bëjnë ato gjëra që kanë mundësi të bëjnë nga katër parimet kryesore. Fjala vjen, Kosova me Shqipërinë mund t’i realizojë të katërta këto parime.

Serbia me Kosovën mund të realizojnë dy nga këto parime (tregtinë mirë e kanë). Serbia me Maqedoninë mund t’i realizojnë të katërta. Bosnja me Serbinë mund të realizojnë një. Mali i Zi me Serbinë, Shqipërinë e Kosovën mund t’i realizojë të katërta.

Pra nëse ka një gjë patriotike, meqë u bë modë, që mund të bëhet konkrete dhe mund t’i japë fund kësaj gënjeshtrës patetike 20 vjeçare për heqje të kufirit Shqipëri- Kosovë, është pikërisht që palët mund të ndërbashkëpunojnë në nivele të pranueshme me njëra- tjetrën, në varësi të problemeve që kanë me njëra- tjetrën, duke zbutur kështu shumë nga problemet me të cilat duhet të merret BE apo SHBA në të ardhmen për gjëra madhore, siç është dialogu Serbi- Kosovë.

Mos pjesëmarrja e Kosovës në këtë pikë i prish punë Shqipërisë dhe Kosovës, pasi djeg shansin që të bëhet heqja e kufirit Shqipëri- Kosovë.

Pa Kosovën, vërtet që ne shqiptarët nuk fitojmë ndonjë gjë të madhe nga Mini-Shengeni, por nuk humbasim ndonjë gjë.

Aman para se të protestojmë si “patriotë” kundër kësaj iniciative, duhet të kemi guximin t’u themi shqiptarëve, se ka vetëm një shans të heqim kufirin me Kosovën, para se Kosova të pajtohet me Serbinë në mënyrë simbolike përmes marrëveshjes. Dhe ky shans është Mini-Shengeni.

Përndryshe do të na duhet të presim firmën e Beogradit e Prishtinës si të “pajtuar”, për të hequr kufirin tonë.

Dhe kjo për një arsye të thjeshtë, pasi Kosovën të lirë dhe të pavarur nuk e bëmë vetë, por na e bëri Perëndimi, SHBA, NATO dhe BE. Ata që na e bënë, na e kanë vendosur këtë kusht. Kushti është që Serbisë t’i hiqet Kosova, por mos t’i jepet Shqipërisë.

I vetmi koncesion rajonal që na e bën “de facto” heqjen e kufirit është kjo iniciativë, e cila në finale dhe mund  të dështojë. Por nga ky dështim nuk ka asnjë të fituar. Sidomos për ata që duan të vazhdojnë të kenë “patentën” e patriotizmit.

Pas pak kohësh Albin Kurti do të duhet të takohet me Vuçiçin, siç u takuan vartësit e tij me Gjuriçin duke pirë birra.

Askush nuk ka për t’i thënë tradhtar, edhe pse ky Vuçiç do të jetë. Ky që nuk njeh masakrën e Reçakut, ky që ne e tallim si “djalë shqiptari”, ky që i ka shërbyer birra Karaxhiçit dhe që ka në Bruksel e Uashington më shumë miq se Albin Kurti dhe në Serbi më shumë vota se sa Kurti në Kosovë.

Nuk kemi për t’i thënë tradhtar Albin Kurtit, se nuk e ka zgjedhur ai Vuçiçin në krye të serbëve. E kanë zgjedhur serbët, se përfaqëson ata. Ashtu si një e katërta e kosovarëve ka zgjedhur Kurtin.

E vetmja gjë e përbashkët që shoh mes tyre si nacionalistë, është një parrullë e mbështetësve të Kurtit në mes të Tiranës, ku shkruhej “Kosova zemra e Shqipërisë”. Fiks siç e thonë dhe serbët, “Kosova, zemra e Serbisë”. Njësoj e kanë retorikën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EGLANTINA NIKOLLAJ/ Kur të ftojnë në emision dhe do të bëhesh personazh me zor!
Previous article ARTUR AJAZI/ Tronditjet e Ilir Metës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k