• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Një opozitë që kërkon Androlog!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Një opozitë që kërkon Androlog!

February 26th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze/

Jeta e re jashtëparlamentare e opozitës, më shumë se sa nga dhuna, u dominua sot nga një fjalor agresiv seksual ndaj policëve dhe shumicës në Kuvend.

Ndërsa brenda Parlamentit, miratoheshin strukturat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, që i hapin rrugë ngritjes së dy institucioneve të rëndësishme të Reformës në Drejtësi, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, jashtë një turmë e improvuzar me punonjës të Bashkisë së Kamzës dhe Shkodrës, dukej sikur rrezatonin më shumë uri seksuale se sa uri për bukë apo punë, siç pretendon opozita.

Nuk është se ka ndonjë problem me fjalët e pista në mitingje se ato përdoren ngado. Nuk është as ndonjë shkelje ligji të shash nga nëna dhe motrat policët dhe deputetët kur je në protestë.

Por ajo që binte në sy ishte se opozita qënkësh kompleksuar nga një batutë e Edi Ramës që paska thënë dikur në Kuvend për Berishën, lidhur me problemet andrologjike të opozitarizmit.

Duket se çlirimi më i madh që ndjente opozita pas kësaj, ishte fjalori seksual agresiv.

Kjo nuk tregon në të vërtetë potencën e opozitës, por pafuqinë për të artikuluar axhendën e re jo parlamentare të saj.

Kjo betejë që ka nisur opozita, do të jetë e gjatë dhe e vështirë. Do t’i duhet të bëjë jetë parlamentare para Kuvendit sa herë ka dhe seancë brenda tij. Do t’i duhet të tentojë të përdorë dhunë propocionale, aq sa të mos trembë as të vetët që të vijnë më në protestë, përveç punonjësve të Bashkisë së Kamzës dhe ‘çetës’ së Astirit. Do t’i duhet të kthejë sheshin para Parlamentit në parlament të opozitës, ku të artikulojë idetë e veta.

Nuk është e lehtë ta mbash gjatë këtë axhendë opozitare. Nuk është e lehtë të bësh figurantin agresiv, duke sharë nga nëna dhe motrat policët, se nuk është se të merr njeri seriozisht.

Rruga që ka nisur opozita, është ekstremisht e rrezikshme, mbi të gjitha për opozitën, pasi rrezikon të dalë nga sistemi dhe të mos rikthehet më në orbitën e pluralizmit në Shqipëri. Ndaj ajo ka nevojë për ide që ta mbajnë atë në lojë, ta bëjnë një zëdhënëse të interesave opozitare, dhe të tërheqin vemendjen në sheshin para Parlamentit jo si cuba k…derra, por si qytetarë të revoltuar.

Dalja nga Parlamenti dhe djegia e mandateve, është një vendim i marrë nën presionin e Sali Berishës që ka frikë pikërisht atë që u miratua sot në Parlament, dhe këtë Basha e ka pranuar dhe në biseda telefonike me zyrtarë të Uashingtonit. Nga ana tjetër është marrë dhe nën presionin e atyre që duan që të ndryshojë klasa politike në Shqipëri, duke nxjerrë jashtë loje Partinë Demokratike në fillim, e më pas të majtën, për t’u zëvendësuar me populistë të rinj.

Por tani që u bë, ajo do këllqe që të menaxhohet si projekt që mund të rimbajë në lojë Partinë Demokratike. Ajo parti duhet të sillet si parti që kërkon mbështetje qytetare, dhe që t’i bindë njerëzit për këtë, me atë që do të bëjë. Kolegu ynë Andi Bushati vlente për t’u mbushur mendjen për të dalë nga Parlamenti për të mbështetur idetë e tij të majta radikale, dhe ja ka arrit kësaj dite. Tani vlerësojeni si Andi, jo si Androlog. Se nuk është çështje fuqisë seksuale marrja e pushtetit, pavarësisht se thuhet që “pushteti do b…”!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Gërdecarë dhe ofiqarë, të gjithë duan pushtetin
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Opozita ka goditur sistemin, jo Edi Ramën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k