• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Një listë për 26 prillin
Home
Politikë

MERO BAZE/ Një listë për 26 prillin

January 24th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Ajo që ka kapur në befasi shumë mbështetës të opozitës, por sidomos shtypin e angazhuar për fitoren e opozitës, është lista e drejtuesve të qarqeve prej Lulzim Bashës.

Emrat që Lulzim Basha ka bërë publikë në shtyp, janë dy kategori.

E para janë njerëz pa ndonjë vlerë politike veç moshës së gjatë që kanë duke ndenjur në koridoret e PD, dhe kategoria e dytë një listë njerëzish besnikë të tij

Simboli i listës së parë është Edi Paloka, Edmond Spaho, Bujar Leskaj, Enkelejd Alibeaj apo pëshpëritja që në qarkun e Gjirokastrës, mund të jetë sërisht ose Tritan Shehu ose Bujar Nishani.

Në kategroinë e dytë hyjnë besnikët e tij të rinj që ka afruar në PD si Gazmend Bardhi, Mark Marku,  Helidon Bushati, etj.

Lista nuk rrezaton asnjë frymë të re, asnjë entuziasëm dhe asnjë mendësi të re të Partisë Demokratike, në përpjekje për të qenë parti e shpresës që mund të fitojë zgjedhjet.

E hartuar ashtu, ngjan qartazi një listë që nuk ka lidhje me 25 prillin, por me 26 prillin, ditën pas humbjes.

Ajo që i ndodhi Bashës më 2017-tën pas humbjes, ishte sulmi që ju bë për mënyrën si bëri listën në minutën e fundit, dhe rezultati i keq që mori prej saj.

Këtë herë bëri të njëjtën gjë, por me një mënyrë tjetër. Bëri sikur ngriti një Komision për kandidaturat, që të shmangte presionin mbi veten, i vuri të bënin propozime, pastaj theu çdo rregull, përdori të drejtën që i dha vetes për të propozuar 20 për qind të listës dhe vuri në krye të saj, njerëz që nuk e sulmojnë më 26 prill kur të humbasë.

Kategoria e parë nuk e sulmon, pasi është një kategori pensionistësh që i janë mirënjohës që u dha dhe një herë dorën të jenë deputetë, pasi mund t’i kapë pensioni i plotë.

Në kategorinë e dytë, ka futur njerëzit e tij të afërt, të cilët shpreson se do të jenë ‘skifterët’ që do ndalin sulmet mbi të, pas humbjes.

Madje, dhe të vetmin kritik të pritshëm të tij, Tomor Alizotin, e ka çuar pa paralajmërim në Berat, (ndoshta ka menduar prej emrit Tomorr, që është nga Berati) në një terren të panjohur për të, me qëllim që më 26 prill, ai të jetë përgjegjës po aq sa Basha për humbjen dhe të mos e ngrejë zërin.

Si të tillë, prijësat e kësaj liste nuk janë për të mbledhur vota më 25 prill, por për të mbrojtur Bashën më 26 prill.

Nuk i ka shkuar mendja keq si masë mbrojtëse, por puna është, që demokratëve u duhet një listë që të fitojnë më 25 prill, se për 26 prillin ata kthejnë sytë nga Berisha, jo nga lista e Lulit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDMOND ARIZAJ/ Vajzës sime që la Shqipërinë, për Amerikën
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ O popull, keni dy alternativa: Votoni partitë e reja, ose bojkotoni zgjedhjet

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k