Mero Baze/
Ka së paku tre parime që paketa e sotme e qeverisë forcon të ardhmen e arsimit cilësor në Shqipëri. E para ka të bëj me garancinë që çdo I ri I talentuar e ka ta garantuar arsimin falas, e dyta që ka të bëj me betejën kundër korrupsionit dhe kontrollin e vendimarrjes nga studentët në Universitetit dhe e treta me betejën kundër plagjiaturës dhe dhe kërkimit shkencor fallco.
Parimi I parë është që çdo student I talentuar I këtij vendi qoftë fëmijë milioneri, apo fëmijë I prindërve pa bukë, e ka të garantuar shkollën e lart nëse është student I shkëlqyer.
Qeveria ka vendosur që studentët me notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi, përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit, nga tarifë e plotë që paguanin përpara këtij vendimi.
Studentët me notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi, përfitojnë bursë 10.000 lekë në muaj, ndërkohë që kjo masë ishte në nivelin 8,100 lekë dhe vetëm për studentët me mesatare 10.00.
Po ashtu qeveria ka vendosur që studentët me notë mesatare mbi 9 në hyrje, studentët nga familje në ndihmë ekonomike, si edhe të verbrit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë, jetimë, fëmijët e policëve të vrarë dhe të gjithë grupeve të tjera të përcaktuara në këtë vendim, përfitojnë financimin deri në 50% të tarifës së regjistrimit, kategori të cilat deri përpara këtij vendimi paguanin tarifë të plotë.
Vendimi që çdo kush që e ka mesataren mbi 9, do të shkoj në Univeristet pa paguar, duke marrë dhe bursë, është një vendim thelbësor që diferencon nevojën e shoqërisë për intelektualë nga nevoja e njerëzve që duan të bëjnë univeristet për objektivat e tyre personale. Çdo shoqëri është e detyruar të investoj për të pasur student cilësor dhe vendimi I jep fund lotëve të krokodilit për fëmijët e varfër apo tarifat e larta, nëse ata janë të talentuar. Në një farë mënyre talentet e brezit të ri, I ka marrë përsipër ti paguaj qeveria.
Parimi I dytë shumë I rëndëishëm është ai I betejës kundër korrupsionit me fondet në universitetet publike
Studentët që kanë të drejtën e tyre të kërkojnë transparencë publike me fondet e universiteve kanë sot një VKM “Për garantimin e transparencës financiare në institucionet publike të arsimit te lartë”.
Duke filluar nga viti buxhetor 2019, bordi i administrimit të institucionit të arsimit të lartë, nëpërmjet administratorit, do të përcjellë çdo tre muaj, për publikim, të dhënat e detajuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet financiare .
Nga ana tjetër do të rritet nga 10% në 50% pesha totale e votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe çdo fakultet do të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik, çka do të rris fuqinë e demorkacië direkte mbi vendimarrjen në Univeristet publike.
Parimi i tretë që fuqizon arsimin cilësor në Universitet është vemendja e qeverisë ndaj cilësisë së mësimdhënies dhe profesorëve dhe sidomos gjurmimi i kërkimit shkencor fallco, që në fakt ka bërë kërdinë në universitet.
Qeveria u ka dhënë kopetencë ligjore universiteteve të hedhin onlinë gjithë doktoraturat e Univeristetit dhe të krijojnë një format të mundësimit të kontrollit të plagjiaturës, siç e kanë univeristete perëndimore.
Të treja këto parime, ai i stimulimit të studentëve cilësorë, i rritjes së pavarësisë së universiteteve, duke rritur kontrollin e studentëve mbi shpenzimet dhe zgjedhjet si dhe beteja kundër plagjiaturës në universitet, janë një bazë e fortë e transformimit të univeristetit publik, nga një fabrikë diplomash, në një shkollë ku konkurohet me dije.
Rruga drejt një univeristeti cilësor natyrisht duhet forcuar, sidomos me rritjen e kontrollit mbi vlerësimin e notave, sidomos në kalimin nga viti i parë në të dytë, për të frenuar universitetin masiv me 140 mijë studentë, dhe për të kaluar në filtër vetëm ata që meritojnë. Po ashtu ka plot detaje ku duhet të kapilarizohen masat financiare dhe ato administrative që universitet të bëhen të konkurent, të fuqizojnë kërkimin shkencor, të rrisin garancinë që prodhojnë studentë të cilët mund të gjenë punë në tregun e punës në Shqipëri dhe mbi të gjitha të lidhim tregun e punës në Shqipëri, me Universitet.
Ajo që ndodh sot është e paimagjineshme, kur universiteti është kthyer në një stil jetese për brezin e ri dhe jo në një mekanizëm që prodhon individë të kaulifikuar për problemet e shoqërisë. Univeristeti dhe shoqëria, sot ecin në dy kahje të kundërt dhe kur studentët mbarojnë universitetin kuptojnë se shoqëria nuk ka nevojë për ta, por për cilësi të tjera të njerëzve të kualifikuar. Lidhja e tregut të punës në Shqipëri, me prioritetet e universiteteve është jetike dhe e vetmja mënyrë që shpresa për punësim pas universitetit të rritet. Universitetet duhet të heqin dorë nga tradita e “prodhimit të kuadrove” për amdinistratë dhe duhet të prodhojnë njerëz të kaulifikuar për tregun privat të punës. Dhe në gjendjen aktuale kjo jo vetëm që nuk ndodh, por është e kundërta. Tregu u punës zhvillohet si një mekanizëm tregu, ndërsa universiteti zhvillohet si një edukim jo funksional, që nuk i shërben, as studentëve, as tregut të punës.
Sidoqftë vendimi i qeverisë është një reflketim pozitiv ndaj protestës së studentëve, por vetëm hapi i parë i një sërë reformash që duhet të vazhdojnë, për ta bërë universitetin një institucin që nuk duhet, vetëm për të dhënë diploma, por për të diplomuar njerëz që i vlejnë shoqëërisë dhe jo njerëz të keqkuptuar që kanë shkollë të lartë.
Leave a Reply