• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Freno Taulant, “heroizmi” është punë e vështirë se brenda javës bëhesh palaço
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Freno Taulant, “heroizmi” është punë e vështirë se brenda javës bëhesh palaço

December 26th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mentor Kikia 

Tulanti është bërë person publik dhe tashmë çdo natë ftohet të japë opinionet e tij mbi gjendjen e arsimit të lartë dhe se çfarë mund të bëhet për të.

Ai u bë i famshëm, ose “hero”, siç parapëlqen vetë ta thotë, me denoncimet e plagjiaturave të pedagogëve, politikanëve etj.

Dhe për hir të së vërtetës, një dekoratë e meriton për këtë çështje, pasi deri dje askush nuk ishte kujtuar për këtë punë, edhe pse “doktoraturat” shiteshin me çmime modeste në pazarin e universiteteve publike, e private me shumë, me një punim copy paste.

Por lexova së fundi që Taulanti sulmonte dhe akuzonte shumë pedagogë, meqë kanë firmosur një peticion ku kërkojnë rishikimin e ligjit për arsimin e lartë. Taulanti, i cili i ka veshur vetes epitetin e shkencëtarit, i fyen ata, i quan zero, i quan ngelësa në shkencë, i quan bashkëpunëtore të politikës që duan të rrëzojnë ligjin sepse duan të fshehin abuzimet, vjedhjet dhe paftësinë.

Taulant more djalë, këto punët e heronjve janë një çikë më të vështira se kaq. Sidomos në këtë vend ku, nga hero të bëjnë palaço e nga palaço të bëjnë hero brenda një jave.

Ndaj freno se s’të merr njeri seriozisht pastaj. Ti mbron edhe protestën e studentëve, edhe kërkesat e tyre, mbron edhe ligjin.

Dhe për këtë arsye sulmon edhe pedagogët. Padyshim që ka mes tyre edhe të paaftë e të korruptuar. Por ata s’mund të jenë të gjithë shkencëtarë Taulant, sepse në fund të fundit, jo çdo pegagog është shkencëtar, sikundër jo çdo shkencëtar mund të jetë pedagog.

Padyshim që ka politikë në gjithë këtë që po ndodh, sepse forumet partiake janë ngritur tashmë edhe në shkollat 9-vjeçare Taulant.

Por nga listat që unë kam lexuar, ka edhe emra të nderuar pedagogësh Taulant, që janë profesionistë dhe të respektuar në auditore. Padyshim që ka edhe batakcinj.

Por ti nuk mundesh, që në emër të “heroizmit” dhe famës tënde, ti përbaltësh të gjithë vetëm pse nuk mendojnë si ti për ligjin.

Ka ca llafazanë që thonë se ti ke arsye të tjera që e mbron ligjin, por mua s’më interesojnë ato. Unë të vlerësoj për denoncimet që u bën plagjiaturave, por nuk mund të duatrokas kur ti, si një njeri që zbret me bujë nga “majat e shkencës”, bën pis edhe ata që kanë punuar me përkushtim në auditore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Një hap drejt arsimit cilësor
Previous article BEDRI ISLAMI/ E rëndësishme është të mos zhgënjejë veten nesër

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k