/Mero Baze
Nëse do të përpiqemi të bëjmë një bilanc për produktin e ri politik të Lulzim Bashës, qyshkurse ka ardhur në pushtet në krye të PD, dhe modelin e të bërit politik, I vetmi produkt përfaqësues I tij është Salianizmi.
Në këtë fenomen nuk përfshihet vetëm portreti I Salianjit që të kujton një personazh të Portokollisë. Është më shumë se kaq.
Salianizmi si produkt politik I Lulzim Bashës, përfaqëson gjithë tiparet e tij si politikan.
Së pari përfaqëson oprimin në politikë vetëm me të pavërteta. Duke qenë I talentuar për të qenë njeri fallco, për të mos pasur emocione dhe ndjeshmëri ndaj fakteve dhe të vërtetës, ky produkt I ri I politikës së Bashës, bazohet mbi paturpësinë. Për të nuk ka rëndësi nëse dikush e rregjistron me mesazhe perverse me kolegen e martuar deputete, apo nëse ai shpik fakte të regjistruara për kolegë deputetë. Në të dyja rastet, ai as nuk skuqet as nuk zverdhet, por e kthen perversitetin në normalitet. Fuqia për të mos u trembur nga e vërteta, është një mekanizëm I fort politik dhe operimi me të pavërtetat është një talent I ri, që në politikën shqiptare e ka futur përfundimisht Lulzim Basha.
Paraardhësi I tij Sali Berisha padyshim që gënjente dhe gënjen. Por në produktin e tij politik, kur Berisha egzekutonte pushtet, beteja ishte për tu dukur I vërtet dhe I besueshëm, dhe jo për të mos pasur turp nga gënjeshtrat.
Sal-izmi nga Salian-izmi dallohen pikërisht tek ky fakt. Nëse Saliu është një aktor emocional, që flet me gjuhën e trupit dhe emocionet që i shkëlqejnë dhe bën ç’është e mundur të bind një herë veten pastaj të tjerët, Salianizmi është tipi I njeriut, që të dëshmon se nuk do t’ia di çfarë thotë dhe nuk ka asnjë emocion për atë që thotë.
Ti mund ti tregosh sms që ai çaton në mënyrë perverse me një deputete ende të martuar, por ai nuk ka asnjë emocion. Ti I tregon me prova, se ai ka montuar një kaset më zëra aktorësh dhe ai të tregon me qetësi se një aktor është I vërtet. Ti I tregon me rpova se ka intimiduar aktorin tjetër në një kasetë të dytë dhe ia të tregon me humor kinez, se kaseta është rregjistruar nga kamera.
Tipari I dytë I Salianizmit, që përfaqëson prdokutin politik të Lulzim Bashës, është fetishizimi I mediokritetit. Salizmi ishte një shkollë politike që bazohej tek përpjekja e Berishës për të përdorur personalitete të jetës politike apo shqoërore e kulturore në vend në funksion të tij. Salianizmi bazohet tek e kundërta, tek konsiderimi si personalitete të një grupi anonimësh, pa asnjë vlerë kulturore apo kontribut shoqëror, të cilët për shkak të kësaj cilësie, janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë që i duhet kryetarit.
Salianizmi është sot fenomen kryesor në kryesinë e re të PD dhe në ekipin e Lulzim Bashës, ku ti nuk shquan dot asnjë personalitet nën mesatar, por thjeshtë njerëz anonimë.
Tipari I tretë I Salianizmit, është sharlatanizmi. Salizmi si paraardhës I Salianizmit, bazohej tek përdorimi I sharlatanëve ordinerë për të shpëtuar fytyrën e figurave politike. Fjala vjen të fortët e PD përdoreshin për të rrahur kundërshtarët apo për të dhunuar gazetarët. Sot këtë punë e bëjnë deputetë të PD. Dikur, sharlatënt përdoreshin në ndonjë rast krizash politike dhe për të thënë ndojë broçkullë ndaj së cilës Berisha pastaj distancohej .
Salianizmi është e kundërta. Politika shqiptare për herë të parë në jetën e saj bazohet tek llumi. Rasti I Babales është I qartë. Dy figura ordinere, janë thirrur nën armë nga Partia Demokratike të aktrojnë për të prodhuar politikë të nivelit të lartë në të cilën implikohet dhe vet lideri I PD. Sharlatanizmi I kësaj shkalle nuk është ngritur dot kurrë në krye të një parite dhe aq më keq të mbrohet zyrtarisht prej saj. Salianizmi ja ka arritur dhe kësaj.
Pra difenrenca me Salizmit dhe Salianizmit është se ndryshe nga Salizimi që gënjeshtrat I përdorte për të bërë të besueshme gjysëm të vërtetat, Salianizmi I përdor për ti imponuar si të vërtata. Ndryshe nga Salizmi ku përpiqej të përdorte personalietet për çështje mediokre, Salianizmi përdor njerëz mediokër për probleme madhore që duhet të përballohen nga një debat intelektual. Ndryshe nga Salizmi që përdorte llumin si mjet ilegal për qëllime politike, Salianizmi përdor llumin për aksion politik të nivelit të lart që meret në mbrojtje nga lideri I parties. Thënë shkurt, Salianizmi si shkollë e re politike e Lulzim Bashës, është një degradim I rënd edhe I Salizmit, një shkollë politike dhe ashtu e dëmshme për politikën shqiptare. Mendoni pastaj çfarë është derivati I saj, Salianizmi.
Leave a Reply