• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Ndryshimi mes “tradhtarëve” grekë, maqedonas, dhe atyre shqiptarë
Home
Blog

MERO BAZE/ Ndryshimi mes “tradhtarëve” grekë, maqedonas, dhe atyre shqiptarë

January 25th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

E përbashkëta  në procesin e votimit për marrëveshjen greko- maqedonase, si në Shkup, ashtu dhe në Athinë, është sigurimi i votave të nevojshme përmes një pakice dezertore nga kundërshtarët e këtyre marrëveshjeve.

Maqedonia dhe Greqia i dhanë fund mosmarrëveshjes së tyre historike, pasi parlamentet përkatëse votuan marrëveshjen që ndryshon emrin e ish- Maqedonisë dhe detyron Greqinë ta njohë shtetin e ri. Por si në Shkup, dhe në Greqi, votat e nevojshme mungonin dhe u siguruan përmes “tradhtisë”. Në Shkup, kryeministri Zaev siguroi votat nga krahu më i “urryer” i politikës së Zaevit, prej njerëzve besnikë të ish- shefit të shërbimit sekret, që ka qenë në qendër të “ciklonit” në rezistencën anti-Perëndimore.

Në fund, shtatë deputetë të tij votuan marrëveshjen dhe e ratifikuan atë në Kuvend, duke injoruar rezultatet e pakëndshme të referendumit.

Në Greqi, kryeministri Cipras kaloi në qeveri minoracë pas ikjes së ministrit të Mbrojtjes, nga një parti e ekstremit të djathtë nacionaliste, që mbijeton vetëm se sulmon Maqedoninë. Por dhe ai në votimin e sotëm e siguroi mbijetesën, pikërisht nga “tradhtarë” të kësaj partie.

Debati që hapet nga këto dy votime, që duket sikur njollosin vendimet historike të dy shteteve, në fakt shkon më tej se korruptimi i disa deputetëve. Ajo që shumë njohës të politikës mendojnë, ka të bëjë me përgjegjshmërinë që të dy klasat politike kanë për të ardhmen e vendit, dhe më shumë se sa korruptim, votimi duket se është një ‘tradhti” me leje në të dy rastet.

Si deputetët maqedonas të Gruevskit, ashtu dhe “tradhtarët” e nacionalistëve grekë, duket se ngjajnë të jenë më shumë tradhtarë të lejuar nga partitë e tyre, për hir të një problemi më të madh, se sa njerëz të rekrutuar nga shumicat.

Në Shkup dhe Athinë, po ndodh në fakt ajo që nuk po ndodh në Prishtinë dhe Tiranë, në raste të tilla.

Në Kosovë ngërçi i klasës politike është mbërthyer rreth marrëveshjes Kosovë- Serbi, pas presionit të fortë amerikan, që ajo të mbyllet deri në fund të pranverës. Duket se presioni për marrëveshje ka ndarë klasën politike në dy pjesë, udhëhequr respektivisht nga presidenti Thaçi e kryeministri Haradinaj. Mbështetësit e marrëveshjes pas së cilës qëndron SHBA dhe Brukseli, po akuzohen si tradhtarë, ndërsa kundërshtarët si heronj, por në fakt e gjithë është llogari politike ditore.

Ndryshe nga Shkupi dhe Athina, ku politikanët “tradhtojnë” partinë për atdheun, në Prishtinë duket se tradhtojnë atdheun për partinë.

E njëjta gjë është dhe në Tiranë.

Ndërsa Greqia mbylli marrëveshjen me Maqedoninë, dhe do të japë mbështetje për të në procesin e antarësimit në NATO dhe BE, Shqipëria ka ngrirë marrëveshjen me Greqinë, për shkak të kundërshtimit të presidentit Meta dhe bllokimit prej tij të gjithë procesit.

Marrëveshja e mëparshme që Ilir Meta dhe Sali Berisha firmosën, u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese si e pafavorshme për Shqipërinë, ndërsa marrëveshja e re është një paketë më e gjerë, që përveçse favorizon më shumë Shqipërinë në kufirin detar, detyron palën greke të heqë Ligjin e Luftës dhe të avancojë problemin e njohjes së problemit të qytetarëve të Çamërisë, zbuar në Shqipëri.

Por dhe këtu, njësoj si në Kosovë, procesi është bllokuar për interesa të ditës. Heronjtë dhe tradhtarët janë personazhe të shpikura nga dy palët për njëri- tjetrin, me qëllim që të bllokojnë procesin, ndryshe nga sa ndodhi në Athinë e Shkup, ku disa deputetë u vetshpallën tradhtarë për të mirën e vendit.

Ky është ndryshimi real mes heronjve dhe tradhtarëve shqiptarë, dhe atyre grekë e maqedonas. Heronjtë tanë janë tradhtarët e vërtetë të vendit, ndërsa tradhtarët e tyre janë heronjtë e vërtetë të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRISTO MËRTIRI/ Taborri i policirave dhe Gjenerali
Previous article ILIR YZEIRI/ Retorika e luftës në kafehanen e fshatit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k