• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ “Na llogarisni edhe ne…”
Home
Blog

MERO BAZE/ “Na llogarisni edhe ne…”

February 5th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili gjendet së bashku me një grup politikanësh shqiptarë të ftuar në “Mëngjesin e Lutjeve” në Uashington, ka ndryshuar tonet për marrëveshjen e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, nën kujdestarinë e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është shprehur dakord për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, që duhet të përfundojë me njohjen reciproke të njëra- tjetrës nën kujdestarinë e SHBA dhe Bashkimit Europian, çfarë është në të vërtetë e gjitha çfarë po ndodh.

Meta, nga Tirana ka udhëhequr një pozicion të kundërt me këtë që thotë në Uashington, dhe është përpjekur të inkurajojë një aleancë kundër kësaj marrëveshje në rrugë zyrtare.

Ai kundërshtoi në mënyrë antikushtetuese emërimin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, nën paranojën se është përzgjedhur për të firmosur këtë marrëveshje, ndërkohë që Shqipëria nuk është ende pjesë e kësaj marrëveshjeje, dhe se gjithë ngarkesa kundër emërimit buronte nga fakti se ai është qytetar i Kosovës

Së bashku me Sali Berishën në Shqipëri dhe Ramush Haradinajn e Albin Kurtin në Kosovë, Ilir Meta praktikisht udhëheq një aleancë kundër kësaj marrëveshje, ndërkohë që qeveria e kryeministrit Edi Rama ka zgjedhur të jetë neutrale në këtë histori, duke inkurajuar palën kosovare të marrë vendimet e veta.

Ndryshimi i qëndrimit në Uashington, nuk besoj se ka ardhur nga ndonjë seancë informuese, më tepër se sa di në Tiranë, por nga një përpjekje e tij, për t’u faktorizuar në këtë histori.

Pas asaj që duket se i ka ndodhur Berishës, Meta po përpiqet të bëjë atë që bëri tek reforma në drejtësi, ku deri në ditën e fundit, ishte kundërshtar i egër i saj, dhe vetëm kur SHBA dhe BE ju ofruan për ta bindur atë, ai bëri sikur mori rolin e përbashkimit të gjithë faktorëve politikë opozitarë që e votuan reformën.

Vetëm pak ditë para se ai të votonte reformën në korrik 2016, pati përplasje të forta, biles shumë joetike, me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu, dhe një lloj destabilizimi në raportet brenda koalicionit qeveritar.

Vetëm pasi ata e përfshinë atë, duke i dhënë një rol pajtuesi me opozitën, pa ndryshuar asgjë në thelb, Meta u bë më katolik se Papa, si mbështetës i reformës.

I njëjti skenar duket se po përsëritet. Si në atë këngën e dikurshme revolucionare të pionerëve shqiparë të viteve ‘70, Meta është gati të këndojë nga Uashingtoni këngën “…Na llogarisni edhe ne…”

E gjitha çfarë po ndodh, është pikërisht kjo. Në të njëjtën tavolinë ku presidenti i Kosovës flet për marrëveshjen, ku politikanë shqiptarë si Majko apo Gjiknuri, janë po ashtu në mbështetje të Kosovës, presidenti Meta po përpiqet të krijojë idenë se nuk ka gjë me marrëveshjen, por duhet llogaritur dhe ai.

Aq më tepër që ai, ndryshe nga socialistët, mezi e ka pritur ardhjen e presidentit Trump dhe është e padrejtë që tani kundërshtarët t’i marrin idhulllin e tij e ta lënë në mëshirë të tezave të Sorosit.

Ndoshta kërkesa mund t’i merret parasysh, por deri tani Shqipëria nuk është pjesë e këtyre bisedimeve. Ajo është vetëm nën vëzhgim, se si po inkurajon Kosovën, pro apo kundër marrëveshjes së sponsorizuar nga SHBA e BE.

Nëse do të ndodhë që të përfshihen dhe shtetet fqinje të Kosovës e Serbisë, me siguri që do të duhet dhe firma e Presidencës së Bosnjës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Rëndësi ka që presidenti jonë është gati të firmosë. Thjesht duke kërkuar ta llogarisin dhe atë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLEDI LUMANI/ Albini, si shpresë e PD-LSI!
Previous article FLUTURA AÇKA/ Një telefonatë me erën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k