Skena e Genc Pollos në parlamentin evropian ka ngjallur shumë debate dhe shumica e tyre negative. Mjafton ti hedhësh një sy facebook të Pollos për të parë se sa të irituar janë me të dhe ndjekësit e vet. Dhe në shumicë përmendin imazhin e Shqipërisë dhe figurën e keqe që bën aty delegacioni I opozitës.
Ky debat natyrisht është forcuar nga zërat e qeverisë dhe po përpiqet të relativizohet nga opozita si propagandë patriotike.
Por në fakt nuk mendoj se ka ndodhur diçka që ka dëmtuar rënd Shqipërinë në Bruksel. Në Bruksel ka ndodhur ajo që ndodh në Tiranë, dhe ajo që ndodh përditë në jetën politike të Shqipërisë, përdorimi I pushtetit për interesa tërësisht personale.
Dhe ne nuk kemi pse e gënjemë Brukselin, që ndryshe të jemi në Shqipëri e ndryshe të shfaqemi atje.
Ndaj nuk mendoj se është momenti të shqetësohemi se opozita I ka bërë ndonjë gjë të rënd Shqipërisë në Bruksel. Ajo për të cilën duhet të shqetësohet realisht opozita është ajo çfarë po I bën Basha asaj.
Genc Pollo nuk është një budalla, por një gore e vjetër në PD, që është zvarritur e ka mbijetuar aty, me çmimin e personalitetit të tij. Ai e di se çfarë ka bërë. Ai ka paguar aty çmimin që duhet ti paguaj Lulzim Bashës që në vitin 2018, ka mundur ta kthej fraksioin e tij të vjetër “antiberishë” në PD, plotësisht në pushtet. Ai ka mundur të ketë pas 18 vitesh divorci me PD, gjithë ish grupin e tij në krye të PD. Biles dhe pensionist qesharakë si Tritanin.
Pra Genc Pollo e di pse e ka bërë atë gjë aq të pështrë në Bruksel, është I qartë dhe gjakftohtë edh eps eka qejf të duket I fisëm mes të huajve. Atyre ua shpejgon më vete që e ka detyruar Basha. E gjitha është një vendim personal I Lulzim Bashës, për tu hakmarr ndaj një kundërshtari të nivelit të dytë në PS, Taulant Balla, për shkak të qëndrimeve të tij agresive ndaj bizneseve të Kunatit të Lulzim Bashës dhe denoncimeve në Prokurori. Ka mjaftuar fillimi I betejës së Ballës me publikimin e bilanceve të Erion Isufit, me nxjerrjen në skenë të emrit biznesmenit Xhuvi Furxhiu, ortak I vjerrit të Lulzim Bashës dhe çuarja e Lulzim Bashës në prokurori, që gjithë PD të vihet në dispozicion të Lulzim Bashës kundër një njeriu. Prej Qershorit kur Balla ka shtuar ritmin e denoncimeve ndaj Familjes Basha-Isufi, po prej Qershorit kanë fillar edhe montimet e supermenit Balla që gjendet herë në Vlorë tek Babalja, herë në Fushkruje tek Xhisela, herë në Gjermani tek Toyta Yaris, herë në 18 chartera e kështu me rradhë.
Është e gjitha një përdorim I pamëshirshëm I PD për interesa tërësisht personale të Lulzim Bashës. Dhe për tu treguar të gjithëve se duhet të jenë në shërbim të tij, ai ka përzgjedhur atë që bën më të vështirin në PD, atë që bën njëkohësisht dhe më të pavarurin, Genc Pollon. E ka marr dhe e ka përdorur si zagar gjuetie në mes të Brukselit duke lënë pa fjalë gjithë eurodeputetët, jo që të turpuroj Shqiprinë, por tu tregoj të tjerëve në PD, se të gjithë kanë një çmim për të paguar, nëse duan të jenë në rrethin e pushtetit të tij. E ka bërë këtë me njeriun më cinik dhe më më jopopullor në PD, për të dëshmuar se ka për të gjithë një çmim për të paguar.
Dhe Genc Pollo e ka bërë me qetësi rolin që I është caktuar. Të tjerëve do tu vij rradha në ditët që vijnë.
Skena të tilla nuk janë poshtëruese për Shqipërinë. Shqipëria është kjo që është dhe ne nuk e fshehim dot. Atë që nuk e fshehim dhe shmangim dot në Tiranë, nuk kemi pse e fshehim në Bruksel. Kështu që nuk ka vend të shqetësohet askush për fatin e Shqipërinë në Bruksel, por për për fatin tuaj në Tiranë. Dhe më shumë mendoj se duhet ta marrin seriozishtë këta që kanë shpresa tek Lulzim Basha. Është rasti të kuptojnë se përse I duhet atij PD dhe përse I duhen njerëzit kukulla në PD. Thjeshtë si letra higjenike për të pastruar fytyrën e pistë të familjes së tij që për ironi nuk është e përbërë nga nëna, babai, dhe vëllai, por vjehrri vjehrra dhe Kunati.
Leave a Reply