• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Mos u shqetësoni nga “Anti KÇK”, nuk është për politikanët!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Mos u shqetësoni nga “Anti KÇK”, nuk është për politikanët!

February 16th, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Presidenti I Republikës dhe Avokati I Popullit janë duke menduar një inciativë kundër Operacionit Forca e Ligjit, që qeveria prej më shumë se një jave e ka vënë në veprim. Arsyetimi I tyre bazohet mbi tejkalimin e së drejtës së shtetit në raport me të drejtat e njeriut në këtë operacion. Por në fakt ata po sillen sikur ata dhe qytetarët ndjehen të rezikuar nga ky operacion.

Nuk është se çështja nuk ha debat, sikur të ishte një ligj që ka të bëj me gjithë qytetarët. Ligji I ashtuquajtur “Anti KÇK”, në të vërtet është I foksuar tek një listë problemtike, e skanuar më parë nga policia, që përfshin persona me kritere konkrete, të cilët kanë dënime për trafike droge, vrasje apo trafik njerëzor, pra të përfshirë në listën e krimeve të rënda, dhe që aktualisht janë të lirë ose të arrestuar në Shqipëri.

Ky është fokusi I derisotëm I Operacionit Forca e Ligjit.

Pritshmëria e oponionit publik, në fakt është më e fort, pasi ajo ka të bëj me listë tjetër, më të lakmuar për njerëzit. Është lista e politikanëve që duhet të hetohen dhe verifkohen për pasurim të paligjshëm.

Mes betejës kundër njerëzve të krimit dhe betejës kundër njerëzve të politikës që kanë përfituar nga pushteti, opinioni publik, natyrisht që është më shumë kundër kategorisë fundit. Ose më mire të themi ky operacioni I fundit është më popullor.

Por për këtë objektiv është ngritur SPAK. Operacioni Forca e Ligjit, është një operacion me objektiv të kufizuar, me kohë të kufizuar dhe natyrisht me bazë ligjore të kufizuar. Ai bëhet për të vendosur një standart kundër pandëshkueshmërisë së krimit në vend dhe përfundon në fund të këtij viti.

Qasja e Presidentit të Republikës apo Avokatit të Popullit ndaj këtij operacioni, duket si qasja e njerëzve që kanë problem personal me këtë operacion. Dhe kjo gjë krijon debat fallco në shoqëri.

Operacioni Forca e Ligjit, është I foksuar tek një listë personash që pamvarësisht inkriminimit në krime të rënda, gëzojën pasuri të tyre, ose janë të lirë. Operacioni vetëm I evdineton ata dhe I çon në Gjykatë . Pamvarësisht metodave të ashpra që përdoren në kontaktin me ta, apo në teknikat e marrjes së informacionit, ata në finale shkojnë në gjykatë.

Ndaj ndjesia që krijon reagimi I Presidentit apo Avokatit të Popullit, është e dëmshme për vet ata, pasi perceptohen në shoqëri si njerëz të kësaj liste.

Ajo nga e cila duhet të të ndjeht I frikësuar Presidenti Avokati I Popullit dhe çdo politikan apo zyrtar I lart në Shqipëri, është nëse ndaj tyre ka denoncime në SPAK lidhur me pasuritë e tyre dhe mënyrën se si duhet ti provojnë. SPAK është institucion I Reformës në Drejtësi I miratuar nga vet presidenti dhe I pakontestuar nga Avokati I Popullit. Nëse bëhen subjrkt I SPAK, atëhere duhet të jenë serioz në përgjigje.

Nga OPL mos të shqtësohen se nuk është për ta. Nëse ka ndonjë mik në ato lista pastaj është çështje emocionale, por jo ligjore.

Nxitimi për tu dal në krah politikisht një liste personash që janë subjekte të krimeve të rënda, të krijon idenë se dhe ata rrezikohen nga ky operacion.

Në fakt ky operacion nuk është shumë opullor pasi qytetarët edhe pse janë të bezdisur nga banditët, nuk është se I njohin shumë prej tyre dhe ska ndonjë ndjeshmëri.

Në Itali, në fillim të viteve 90 ka pasur protesta të qytetarëve në mbështetje të betejës kundër mafias në Sicili apo Italinë e Jugut. Por ka pasur shpërthim hareje kur nisi “Mani pulite”, e cila rrëzoi Repblikën dhe nxori nga skena politike qindra politikanë italianë për shkak të korrupsionit.

Ndaj nuk shikoj arsye që politikanët të shqetësohen nga OPL. Është operacion ordiner ndaj krimit. As pres që populli të dal me pankrata në rrugë kundër të ndaluarëve. Por pro tyre nuk është mir ëtë dalësh Se nëse ndodh të bëhet dhe këtu “Mani Pulite”, mund të të numurohet edhe kjo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRIZIDA GJIKONDI/ Ja pse kasta politike shqiptare ka bllokuar referendumet
Previous article ARTUR AJAZI/ Basha “bashkëbisedon” me Lulzimin në instagram

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k