• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Mos e torturoni më Sali Berishën!
Home
Blog

MERO BAZE/ Mos e torturoni më Sali Berishën!

March 24th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Sali Berisha po përballet me torturën më të madhe të jetës së tij politike. Pasardhësit e tij, të dëshpëruar nga pafuqia e mëkëmbësit që u ka lënë në krye të partisë, kanë nisur dëshpërimisht të kërkojnë rikthimin e tij në krye të PD. Ky është një nga ato momente, kur pafuqia për t’u rikthyer dhe ëndrra për të qenë i pari, shkrihen tek njëra- tjetra dhe prodhojnë pafuqinë më të madhe të tij në jetën politike.

Ai ka vite që e ushqen këtë ditë dhe këto thirrje, qysh nga 22 korriku i vitit 2013, kur në mënyrë të pacipë ndërhyri brutalisht në një garë, për t’i lënë kolltukun si pajë Lulzim Bashës. Prej asaj dite, ai e projektoi veten diku lart mbi kokën e atij që i la karrigen, duke e vështruar se si do t’ia ruante atë, dhe do t’ia rikthente në pushtet.

Pas pesë vitesh, ai po shikon se sa larg ëndrrës për t’u rikthyer në pushtet, është me atë që ka bërë, dhe dëshpërimisht sa afër rikthimit të vet në atë karrige është, edhe pse këtë gjë e urren më shumë se gjithçka.

Por sikur të mos i mjaftonte kjo, një tufë ofiqarësh qaramanë dhe të paaftë të tij, të cilët kanë shijuar pushtetin e tij, kanë nisur si një kor i orkestruar lutjet e tyre, që ai të rikthehet

Kjo është tortura më e madhe që mund t’i bësh sot Sali Berishës. T’i ofrosh atë që ai ëndërron, dhe ta detyrosh t’i thotë “jo”, pikërisht asaj që i kërkojnë të gjithë. Është si t’i ofrosh një të përvëluari për ujë, gotën tek buza, dhe ai të shtrëngojë dhëmbët mos ta pijë.

Ai e do shumë atë karrige dhe në mendjen e tij, nuk e ka lëshuar, por ka kuptuar se është i pafuqishëm të ndalojë atë që ka lënë si pasardhës, ta shkatërrojë PD-në. Dhe makthi i tij pesë vjeçar, ka qenë fshehja e pafuqisë së tij.

Sali Berisha ua ka fshehur demokratëve pafuqinë e tij ndaj Lulzim Bashës Ai ua ka fshehur faktin se Lulzim Basha ka punuar me qetësi dhe pa ju dridhur aspak syri për të shkatërruar pak nga pak ngrehinën formale të Partisë Demokratike. Të gjithë e morën jo seriozisht kur për herë të pare në Kuvendin që kurorëzoi zgjedhjen e tij, ai prodhoi një Këshill Kombëtar me emra të marrë në shumicë nga kompania e kunatit të vet. Jo seriozisht e mori dhe Sali Berisha.

E njëjta gjë ndodhi kur ai bëri forumet e reja me “njerëz të rinj”, pa asnjë lidhje dhe emocion politik me PD. Dhe Sali Berisha nuk e mori seriozisht.

Por kulmi ishte 18 maji i vitit të kaluar, kur njeriu më i poshtëruar i PD-së, ishte Sali Berisha. Lulzim Basha u mbyll tri orë brenda me Edi Ramën dhe doli prej asaj zyre me shtatë ministra e 7 drejtorë, dhe një energji të re kundër PD-së. Sali Berisha jo vetëm që nuk guxoi t’ia prishte këtë festë, por nxitoi ta përshëndeste i pari. Ai ishte i trembur se mos dukej i pafuqishëm nga mospërfillja e Lulzim Bashës dhe thirri i pari, “Rroftë marrveshja e 18 majit”.

Pas një jave, Lulzim Basha bëri listën shkatërrimtare të PD-së për zgjedhjet, dhe gjatë një jave, Sali Berisha i poshtëruar nga mos pyetja e tij, heshti.

Edhe pse Lulzim Basha po shkelte statutin e PD, edhe pse nuk po mblidhte Kryesinë, edhe pse nuk po këshillohej as me Sekretariatin e ngusht të PD-së, edhe pse bënte pazare me lekë për listat, që raportoheshin tek Sali Berisha, ai heshti i frikësuar nga Lulzim Basha, pasi mund të zbulohej se ai nuk e pyeste. Frika reale e Sali Berishës ishte sedra e malësorit, se pasardhësi i tij nuk po e pyeste më. Kjo nuk duhej të merrej vesh.

Dhe në emër të kësaj, Sali Berisha përshëndeti dhe listen e re të PD-së, që sot e shan fshehtazi në takime kokë më kokë. Sali Berisha e miratoi atë listë, edhe pse deri në sekondat e fundit ka pas frikën se mund të mos ishte as vetë. Ai vazhdoi ta fshihte pafuqinë e tij para Lulzim Bashës, për t’u dukur i fortë.

Ai heshti kur pa farsën Basha-Selami, njerëz që votonin nga pesë herë nga Vlora në Korçë, kuti që mbusheshin nga klientela e Lulzim Bashës, me “premtimin” se nuk do përsëriten më.

Dhe kur një grup njerëzish të pakënaqur brenda PD-së, u ngritën kundër Bashës, ai nxitoi t’i relativizonte. Ngriti dhe ai një grup ish- burokratësh të nivelit të dytë, që bënin dhe ata të pakënaqurin, që pastaj t’i pajtonte me Bashën dhe të bënte thirrje për bashkim. Thjesht nuk donte të dukej i papërfillur. Basha ishte më i qetë nga përçarja, ndërsa Berisha në makth nga pafuqia për t’i bashkuar.

Sot është në ditën e tij më të keqe. Edhe më budallenjtë që janë pas tij, e kanë kuptuar se me Lulzim Bashën nuk vijnë dot në pushtet, dhe po i bëjnë thirrje atij të rikthehet. Kjo është më shumë se një torturë. Kjo është një mënyrë vrastare për të dëshmuar pafuqinë e tij. Është një thirrje për t’i thënë mos u fshih më. Ata e bëjnë pa dashje, nga “dashuria” për të, por ai ka pesë vjet me këtë problem. Ai ka pesë vjet që fshihet për të mos u dukur pikërisht kështu siç është sot.

Mos e torturoni më! Jo se nuk do të kthehet. Por nuk do të duket që s’ka më fuqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ia kemi dorëzuar jetët tona Big Tech
Previous article JONAS MARTI/ Demokracia dhe aritmetika: “Formula magjike” zvicerane, për qeverisjen e mirë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k