• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Mëshirë për pronarët, lotë krokodili për gazetarët?
Home
Politikë

MERO BAZE/ Mëshirë për pronarët, lotë krokodili për gazetarët?

August 27th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Duket se emisioni i Ylli Rakipit dhe Adi Krastës nuk do jetë më në ekranin e News 24, por në një ekran tjetër. Vendimi për të mos u zgjatur më kontratën, është i pronarit të grupit, i cili ka marrë një emision tjetër, “Real Story”.

Interesante është se debati për transferimin e emisioneve nga një televizion në tjetrin, po paraqitet si një lëvizje e detyruar e pronarëve nga qeveria, dhe jo si një projekt i tyre.

Në fakt, ndërhyrja e qeverisë kundër emisioneve kritike ka qenë një traditë e fortë e Sali Berishës. Në vitin 2010 ai kushtëzoi një gjobë prej 6 milionë euro ndaj “Tring” dhe premtim për licensa hidrocentralesh të sekserëve të investiorëve gjermanë, partnerë në “Vizion Plus”, me kusht që të mbyllej emisioni që drejtoja unë.

Por kjo nuk ishte aq dëshpëruese dhe problem për lirinë e shtypit. Dëshpëruese ishte se pas kësaj, unë nuk mund të shkoja as si i ftuar në asnjë TV. Pra qeveria e Berishës, jo vetëm që kishte mbyllur një emision të përnatshëm kritik, por kishte futur nën terror çdo TV për të izoluar një gazetar kritik.

Kjo kohë ka vdekur përgjithmonë në Shqipëri, bashkë me ikjen e Sali Berishës nga pushteti.

Unë nuk e përjashtoj mundësinë që pronari i “News 24” ka qejf, që të mos ketë një emision aq kritik sa ai i Ylli Rakipit në ekranin e tij. Nuk përjashtoj as mundësinë që pronarët e tjerë të televizioneve të shesin e blejnë emisione në varësi të interesave të tyre private. Që media këtu është në duar të pronarëve për interesa të tyre, kjo nuk ka nevojë për debat.

Problem do të jetë nëse gazetarët kritikë nuk kanë mundësi të flasin apo shkruajnë, dhe jo se ku flasin e shkruajnë.

Nëse zoti Rakipi ka mundësinë, siç e ka patur disa herë ta transferojë emisionin në një TV tjetër, është mirë ta mbajmë debatin tek pronarët, dhe jo tek qeveria, pasi asaj njësoj i prish oreksin dhe nëse e shef Yllin tek Neës 24, dhe nëse e sheh tek Vizion Plus apo Top Channel.

Nga ana tjetër nuk mendoj se dikush në qeveri është i shqetësuar më shumë nga Adi Krasta, se sa nga Fatos Lubonja, i cili do të vazhdojë të jetë tek News 24.

Pra duhet ta ndajmë nëse në këtë histori kemi ndonjë inat me pronarët, apo me qeverinë, pasi emisionet do t’i shikojmë përsëri, nëse ata duan t’i bëjnë dhe do të na duhet që disa pronarë t’i shpallim armiq e disa heronj, por jo të gjithë viktima.

I gjithë ky debat që ka shkuar në delir, ka përfshirë dhe Sali Berishën, që sillet si shef i merkatos televizive dhe që po qan më shumë për daljen e “Klan”-it nga “Digitalbi”,  se sa për daljen e PD nga sistemi politik.

Ky në fakt është tregues i hipokrizisë së tij me elektoratin e vet, të cilit nuk i jep dot përgjigje për gjëmat që i ka bërë dhe kërkon të punësohet si menaxher i djalit të vet, për t’i çuar gazetarë tek portali dhe TV që ka hapur.

Por trajtimi i pronarëve të medias si viktima të qeverisë, nga dëshira që ka opozita për t’i përdorur për hallet e veta, është fyese për inteligjencën e qytetarit nën mesatar.

Pronarët, ose janë pjesë e një plani censure me qeverinë, ose jo. Ata nuk mund të jenë viktima të qeverisë duke e pasur mirë me qeverinë, por akoma dhe më mirë me opozitën, që ua qan hallin  si viktima.

Është e paimagjinueshme të qash për lirinë e shtypit në Shqipëri duke lexuar ngashërimet e Berishës për faktin që Ben Blushi po i bie me qafë Sandër Frangajt.

Nuk besoj se ka qoftë dhe një demokrat të vetëm në këtë vend që të derdh lotë bashkë me Berishën për Sandrin. Njësoj dhe për Irfanin.

Kur Irfan Hysenbelliu bleu News 24 në vitin 2011 para zgjedhjeve lokale, duke ja hequr nga duart redaksinë Carlo Bolinos, që ishte kritik me qeverinë, Irfani ishte një hero për Berishën. Tani nuk është një tradhtar, por një viktimë e qeverisë.

Ky debat duhet të marrë fund, duke u ndarë si debat për pronarët që nuk do t’i humbasë, as qeveria, as opozita, apo si dashuri për gazetarët që në fakt duan t’i përdorin të dy palët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDVIN KULLURI/ Dy fjalë për qëndrimet e mia politike dhe disa kolegëve!
Previous article ALTIN KETRO/ Kur qimja në syrin e tjetrit s’të lë të shohësh traun në syrin tënd

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k