• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

March 5th, 2021
  • HOME
MERO BAZE/ Mbi leksionet e gazetarisë nga Ilir Meta
Home
Politikë

MERO BAZE/ Mbi leksionet e gazetarisë nga Ilir Meta

February 22nd, 2021 bora.autor Blog, Politikë 0 comments

Eshtë pak argëtuese të shikosh Ilir Metën të jap leksione gazetarie, ndërkohë që trauma më e madhe  që ka  pësuar në jetë dhe që duket se, nuk e ka rikuperuar dot, i ka ardhur prej gazetarisë.

Publikimi i videos së tij me zë dhe figurë, duke bërë pazare milonash, i ka lënë atij, ende idenë fikse se gazetaria duhet mbajtur nën kontroll me këshilla, me pare pse jo dhe me kërcënime. Këto të fundit nuk i kurseu sot për gazetën “Tema” që kur u ngrit në mëngjes, e deri sa u errë. Duket që kemi hyrë në  orët e pagjumësisë së tij.

Nuk është se i dëgjoj për herë të parë këto këshilla nga Ilir Meta. Kam lexuar përgjimet e Ilir Metës me një pronar televizioni përgjuar zyrtarisht nga prokuroria, dhe aty i kupton më së miri këshillat dhe idetë e tij për shtypin. Aty e kupton se si ky këshillon pronarin ti vërë gjobë 100 mijë euro një politikani kundërshtar me të, se si e udhëzon të manipuloj sondazhin italian dhe të nxjerr LSI lart, si e urdhëron të sulmoj Sokol Olldashin dhe të mbroj Lulzim Bashën, gjatë fushatës mes tyre, e plot këshilla të tjera të këtij tipi. Janë pak a shumë si këshillat që jepte sot, por më konkrete, duke e vënë veten në rolin e një pronari real televizoni, siç në fakt është.

Ndaj nuk është se kam ndonjë kurjozitet për konceptin e Ilir Metës për shtypin. Jam shumë i qartë.

Sulmi ndaj gazetës nga një figurë që ka konsesus kombëtar si politikani më i korruptuar i historisë së Shqipërisë, është po ashtu një lajm i mirë për ne. Problem do të ishte sikur të na lavdëronte.

I shqetësuar pse ne i kemi publikuar radhazi disa video e foto nga takime të paligjshme elektorale, dhe në kundërshtim edhe me rregullat e pandemisë, i kanë krijuar idenë fiske se ne po e ndjekim nga pas.

Në fakt nuk po e ndjekim. Njerëzit e tij po na i nisin, duke dëshmuar se janë marr peng prej tij, në një fushatë donkishoteske, nga e cila ai do të humbas dhe ato pak vota që i kanë mbetur. Ndaj dhe ne jemi dakord si gazetë që ai të vazhdoj të bëj fushatë në emër të LSI. Kjo është në favor të shoqërisë, pasi është e vetmja mënyrë që shoqëria jonë të shpëtoj nga LSI.

Por ajo që shikoj është meraku që Ilir Meta ka për Qarkun e Vlorës. Pes vite më parë, kur Ilir Meta dërgonte çanta me para për disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, për të eleminuar mandatin e Koço Kokdhimës dhe për ta zëvendësuar me “Pashain” e tij në Sarandë, nuk e kishte këtë shqetësim.

Problemi që ai ka tani në Qarkun e Vlorës, është se nuk ka më asnjë mbështetje, dhe i gjithë investimi kundër Kokdhimës, për ta zëvendësuar me “pashain” e tij, tani ka ikur dëm. Gazeta “Tema” mund ta dëshmoj këto përpjekje të dikurshme të Ilir Metës, por nuk e ndihmon dot, ti kthej “fuqinë” që i ka humbur nga Saranda deri në Vlorë.

Ndaj na duket qesharak dhe paranojak sulmi ndaj gazetës dhe fushata e tij që më 25 Prill të jetë referendum kundër gazetës “Tema” dhe mezi e presim atë ditë. Por meqë Ilir Meta ka vendosur të jap këshilla publikisht për botuuesit e shtypit, e ndjej detyrim ti kujtoj se  drama e tij reale, është se pronarët e shtypit që janë luajalë me të, e shikojnë Ilir Metën si bankomatë, pra nuk presin të dëgjojnë se çfarë nxjerr nga goja, por çfarë nxjerr nga xhepi. Kurse të tjerët e vëzhgojnë  se çfarë fut në xhep, dhe jo cfarë përpiqet tu fus atyre në kokë. Ndaj lodhet kot!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SANDËR LLESHAJ/ Insistimi për të dështuar
Previous article ALTIN KETRO/ Personalitetet që u vaksinuan dhe mallkuesit e tyre, meritojnë një falënderim të madh

bora.autor

Related Posts

ENDRI KAJSIU/ Xhelali apo Luljeta? Blog
March 5th, 2021

ENDRI KAJSIU/ Xhelali apo Luljeta?

EDMOND ARIZAJ/ Pse jeni vërsulur si qentë e egër mbi Luljetën dhe Najadën?! Blog
March 5th, 2021

EDMOND ARIZAJ/ Pse jeni vërsulur si qentë e egër mbi Luljetën dhe Najadën?!

ASTRIT PATOZI/ Po vjen prapë nata e "thikave të gjata" Blog
March 4th, 2021

ASTRIT PATOZI/ Po vjen prapë nata e "thikave të gjata"

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
SKËNDER MINXHOZI/ Trampistët që u kthyen në albinistë

SKËNDER MINXHOZI/ Trampistët që u kthyen në albinistë

Blog Feb 18th, 2021
SKËNDER MINXHOZI/ Martesa e dytë (pa Gërdecin në mes)! Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Martesa e dytë (pa Gërdecin në mes)!

Mar 1st, 2021
ERION BRAÇE/ Nuk është çështje rripi por ligji! Blog

ERION BRAÇE/ Nuk është çështje rripi por ligji!

Mar 2nd, 2021
KEZE KOZETA ZYLO/ Agim Krajka dritë që nuk do fiket kurrë Blog

KEZE KOZETA ZYLO/ Agim Krajka dritë që nuk do fiket kurrë

Mar 2nd, 2021
Kreshnik Kuçaj: Kablloja nëndetare që lidhi Vlorën me Otranton në 1864 dhe pse u prish në 1913 Blog

Kreshnik Kuçaj: Kablloja nëndetare që lidhi Vlorën me Otranton në 1864 dhe pse u prish në 1913

Nov 25th, 2017
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k