• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Lufta e ftohtë mes opozitarëve, per kthimin në Kuvend
Home
Politikë

MERO BAZE/ Lufta e ftohtë mes opozitarëve, per kthimin në Kuvend

November 21st, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Të paktën tre aleatët kryesorë të Luzlim Bashës, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi dhe Agron Duka, janë pro futjes në Kuvend sa më shpejt, për tu ballafaquar me reformën zgjedhore, I cili është interes jetik I tyre.

Në daljet e tyre të fundit publike, ata kanë theksuar nevojën të kthehen në Kuvend, pasi Lulzim Basha po I shamnget jo vetëm publikisht, pro dhe në tryezën e opozitës, pyetjes themelore, se çfarë duhet bërë me reformën zgjedhore.

Për aleatët e PD, reforma zgjedhore është interes themelor, pasi ata përmes saj, sigurojnë mbijetesën në politikë. Por për Lulzim Bashën, reforma zgjedhore është po ashtu interes themelor, që të mos bëhet, pasi ai vetëm me këtë sistem zgjedhor siguron pushtet brenda opozitës pasi ka në dorë listat e deputetëve.

Nga mënyra se si Basha ka vepruar me spastrimet brenda PD, ndodhi që në zgjedhjet e 2017, ai përdori aleatët duke u dhënë vende të sigurta në listën e PD dhe zboi kundërshtarët e vet nga partia. Për këtë shkak aleatët ja falën mos përfshirjen në ndryshimet e sistemit zgjedhor.

Tani është koha kur aleatët e tij ndjehen të kërcënuar nga ky sistem dhe nuk shikojnë asnjë arsye që Basha mes tyre dhe njerëzve që ka besnik brenda në PD, të zgjedh këta.

Është kjo arsyeja që Mediu, Shehi, apo Duka, kërkojnë deomos një përgjigje të qart për reformën zgjedhore ndërsa Dulja dhe Ndoka janë të interesuar për këtë sistem që është, pasi ata kanë keqkuptimin që përfaqësojnë komunitete me identitet fetar apo etnik. Ndoka pretendon se përfaqëson katolikët në veri, kurse Dulja pretendon se përfaqëson pakicën greke në jug, gjë që është provar që nuk është e vërtet. Por dukr mos pasur rrugë tjetër ata shpresojnë se Basha do ti mbaj si përfaqësues të këtyre komunitetrve.

Ndërsa Mediu, Duka e Shehi, nuk kanë parti identitare por elektorat të krijuar në bazë lidhjrsh personale dhe lidhjeve në pushtet, elektorat I cili shpërbëhet, nëse nuk e garanton përmës një sistemi zgjedhor që ta ruan përfaqësimin.

Për këët arsye zërat për kthimin në Kuvend, janë real dhe burojnë nga nevoja jetike, që aleatët e Bashës të marrin pjesë në tryezën e reformës zgjedhore, e cila nga ana tjetër është e vetmja arsye, përse Basha po rri jashtë Kuvendit.

Arsyet e tjera pastaj, ai I gjen rrugës, që nga protestat e Unazës së re, deri tek kjo gjëma e  kërcënimit të Salianit me snajper. Arsyeja reale është që Basha nuk do të ndeshet me reformën zgjedhore dhe aleatët e tij duan patjetër një përgjigje për këtë. Dhe besoj se ata nuk do kenë shans ta marrin kurrë atë përgjigje, pasi Basha do ti mbaj nga pas deri në mesnatën e famëshme të listave. Pastaj dhe këta do ti bashkohen atyre që Basha I hoqi mesnatën e 18 majit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDI RAMA/ Për ata që janë prekur nga fjalimi im për Mid’hatin dhe thonë se iu “ula kokën” veteranëve
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Miliardat e “Astirit”, e vërteta e thatë e ligjit që s’e sheh askush

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k