• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Kuvendi nën Hijen e fantazmës së Berishës
Home
Blog

MERO BAZE/ Kuvendi nën Hijen e fantazmës së Berishës

July 16th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Partia Demokratike mbledh nesër Kuvendin e saj pa Sali Berishën. Ai nuk do të jetë as në krye të vendit, as në rreshtin e parë as në lozhë. Por do të jetë gjithandej si një fantazmë, që kontrollon shpirtrat e vdekur në atë sallë.

Të parin që përndjek fantazma e tij është Lulzim Basha. Ai është më I qetë që nuk do ta ketë fizikisht në sallë që ti raportoj ambasadores amerikane se filloi reflektimi, pastaj do të trazohet pak nëse dikush ngrihet nga salla e ti thotë çdo bëjmë me Berishën. Është një pyetje torturuese që ai nuk ka fuqi as ta dëgjoj.

Më tej Akoma fantazma ndjek rivalët e tij në atë sallë, ata që i zbukuruan garën falsë për kryetar dhe që akoma më keq se ky, akuzonin Bashën se ka tradhtuar Doktorin tek amerikanët. Ata do ta deshën që Berisha të ishte sot në sallë, jo se e duan vërtet më shumë se Basha, por se donin që Basha të paguante taksën e përballjes me të.

Pas tyre hija e Doktorit po përndjek krikët e Bashës të cilët ai I ka futur në lista për t’u rizgjedhur dhe ata realisht janë të mërzitur po kanë aq pak guxim sa dhe nuk I thonë dot ma hiq emrin.

Dhe ata shpresojnë se Berisha po I shikon nga lart dhe do të marr hak tek Lulzim Basha për këtë që po u bën.

Në fund janë demokratët e thjeshtë, ithtarët e Berishës, ata që nuk mendojnë por thjeshtë besojnë tek ai. Ata e duan në sallë, ta pyesin, ta prekin dhe të binden, “ore të tradhtoi ky Basha apo jo?”

As ata nuk do të marrin përgjigje por do të shpresojnë se Doktori I sheh nga lart dhe do t’i ndihmojë.

Nesër praktikisht nuk ka Kuvend. Ajo është një ceremoni mortore që ngjajnë si të dyzetat e vdekjes politike të Berishës, ku pjesëmarrësit të gjithë do të deshën ta ishte në sallë për të vrarë kundërshtarët e tyre me dorë të tij. Lulit I duhet siç I është dashur të heq qafe rivalët, rivalëve u duhet ti ankohen se Luli ia ka me hile, kritikëve të Lulit u duhet ti ankohen se ai nuk është I mirë si Doktori ndërsa demokratëve të besojnë se ai është gjallë.

Në fakt ai ka vdekur politikisht. Biles më keq. Është një I vdekur I pavarrosur, që do të helmojë çdokënd që do t’i rrijë afër dhe nuk ka guximin ta varros. Në fund do të varros dhe Partinë Demokratike nëse dikush nga ajo sallë nuk merr i pari guximin ti hedh një grusht baltë përsipër e ti thotë “udhë e mbarë”.  Ky nuk është një Kuvend që mblidhet nën hijen e fantazmës së tij, por dhe nën rrezikun e dekompozimit të kufomës së tij politike që ka ngelur mbi dhe, edhe që askush nuk guxon ta varros me shpresë se do të kalbet vet deri në Shtator.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HALIL MATOSHI/ Presidente, a ndihesh në siklet nga kjo pamje?
Previous article ENVER ROBELLI/ Vilajeti turk i Tiranës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k