• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ENVER ROBELLI/ Vilajeti turk i Tiranës
Home
Blog

ENVER ROBELLI/ Vilajeti turk i Tiranës

July 16th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Pushteti “socialist” i Tiranës bashkë me ambasadorin turk dhe agjencinë turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA) paskan mbjellë në Tiranë 251 pemë “në kujtim të dëshmorëve të 15 korrikut në Turqi”.

Bëhet fjalë për njerëzit që u vranë gjatë tentimit për grusht shteti në Turqi pesë vjet më parë.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje nuk janë sqaruar ende, sepse një hetim të pavarur e pengon pushteti i atjeshëm.

Vetë presidenti turk atëbotë pati thënë se përpjekja për puç ishte “dhuratë e Allahut”.

Që nga atëherë Turqia është shndërruar në shtet autoritar, mijëra njerëz mbahen në burg me akuza të dyshimta apo të fabrikuara, drejtësia e ka humbur paanësinë dhe pavarësinë, janë dënuar 4900 veta, prej tyre 3000 me burgim të përjetshëm, dhjetëra njerëz janë kidnapuar në botën e jashtme nga shërbimi sekret turk (si në rastin e Kosovës).

Sigurisht që mes të dënuarve ka të tillë që janë fajtorë, por vala e represionit nuk është e justifikueshme.

Pastaj çështja e grushtit të shtetit në Turqi është çështje e politikës së brendshme turke dhe aty nuk duhet të përzihet politika shqiptare, duke u bërë vasale e pushtetit aktual në Ankara.

Në vitin 2019 kryetari i Tiranës lejoi vendosjen e “një pllake përkujtimore” për “dëshmorët” e Erdoanit.

Sjelljet gjunjëzuese të Erion Veliajt ndaj Turqisë janë të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe të dëmshme për Shqipërinë dhe kryeqytetin shqiptar.

Një politikan i përgjegjshëm nuk i shkon pas me kovë një ambasadori për t’ia ujitur pemët propagandistike.

Politikanët e përgjegjshëm kujdesen që të mos përdhoset dinjiteti nacional dhe kryeqyteti të mos trajtohet si një Vilajet postosman.

Është shqetësuese që këto veprime të bajraktarit të Tiranës nuk ngjallin protesta nga mediat, nga shoqëria civile, nga opozita, nga institucionet e dijes dhe nga intelektualët shqiptarë. Kjo heshtje ka ndikuar që sundimtarët turq ta trajtojnë Tiranën si “bahçe të babës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Kuvendi nën Hijen e fantazmës së Berishës
Previous article BEN ANDONI/ Pse monologu i Kurtit për dialogun me Serbinë është i lodhshëm?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k