• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Kundër Vetingut të thjeshtëzuar tek pasuritë
Home
Blog

MERO BAZE/ Kundër Vetingut të thjeshtëzuar tek pasuritë

July 30th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Procesi i Vetingut i cili po nxjerr nga sistemi një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh, është i bazuar mbi tre elementë themelor, kontrollin e pasurisë, edukimin dhe kontrollin e integritetit profesonal, që nënkupton mënyrën se si ke gjykuar dhe je sjellur në sistem këto vite.

Rezultatet edhe kështu impresionuese të Vetingut, duket se po mbështeten më shumë tek kontrolli i pasurisë dhe fare pak, ose aspak, tek dy elementët e tjerë që janë shumë të rëndësishëm në figurën e një njeriu të drejtësisë. Sidomos pjesa e integritetit profesional dhe mënyrës se si ai ka gjykuar.

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e rrëzuar deri tani, në fakt janë rrëzuar vetëm nga deklarata e pasurisë  edhe ajo, jo aq shumë e hetuar, por më shumë e lexuar nga Inspektoriati I Deklarimit të Pasurisë.

Nuk ka dyshim që ne kemi gjyqtarë të pasur dhe prokurorë akoma më të pasur, dhe se të ardhurat dhe pasuria e tyre reale nuk është fare ajo që figuron në letra. Fakti që edhe ajo që figuon ka probleme, do të thotë që ata, as për letrat nuk kanë bërë kujdes.

Por një reformë reale në sistemine  drejtësisë, do të kishte shumë herë më tepër besueshmëri sikur të skualikuarit të ishin nga rradhët e atyre që kanë pas probleme me proceset e gjykuara. Kjo mbi të gjitha për shumë nga proceset politike të zhvilluara në vite dhe që janë një nga frymëzimet e shoqërisë shqiptare kundër sistemit drejtësisë.

Fjala vjen gjyqtarët që kanë gjykuar dhe mbyllur dosjen e 21 Janarit edhe sikur të jenë asketë dhe të rrojnë me rrogën e shtetit, nuk duhet të jenë në sistem, pasi janë bashkpunëtorë të një krimi shtetëror. Gjyqtarët që mbyllën Gërdecin si aksident teknologjik dhe “nuk gjetën” as faksin e të birit të kryeministrit, as lutjet e Ministrit të drejtësiëë që ta shikonte “Memon” para se të firmosej, as 42 hyrje daljet në muaj, tek ministri I Mbrojtes, ata që mbyllën me procedure çështjen e Fatmir Mediut e Lulzim Bashës dhe të tjera histori të dukshme politike, natyriosht që për para pasurisë duhet tu hetohet integriteti profesional. Ata që liruan trafikantë droge nga Turqia pasi kishin bërë kërdi me gjyqe politike, ata që pasi shërbenin politikisht si në rastin e zgjedhjeve të vjedhura në Tiranë, pastaj kishin leje të bëheshin milionerë, duhen gjykuar padiskutim si gjyqtarë e prokurorë pa integritet para se të gjykohen si njerëz të pasur.

Skualifikimet e deritanshme përveç një rasti dënimi në Itali, bazohen tek statistika të thata pasurie bazuar vetëm mbi mospërputhje nga disa grafikë shterpë që injorojnë realisht dinamizmin e pasurimit informal të shqiptarëve në vite. Ky ndëshkim , edhe pse është brenda ligjit, duket si shumë rrugë e thjeshtë dhe e përciptë për të reformuar sistemin. Është pak a shumë si në rastin e Al Kapones që e dënuan për pak dollar taksa, ndërkohë kish vrarë me dhjetra.

Gjyqtarët dhe prokurorët tanë, nuk I kanë fshehur gjurmët si Al Kapone. Ata janë si Saliu, që vret dhe mburret që ka vrarë. Dhe ata janë mburrur për ato gjyqe që kanë bërë, pasi për shkak të atyre, pastaj kanë pas leje të bëhen miliardierë. Por jo miliardierë si në ato letrat pa mendje që kanë dorzuar në ILKPD. Ata kanë më shumë se aq , shumë here më shumë se aq, por nuk do tia vlente ti ndëshkoje vetëm për ato, por  më shumë për arsyet, pse u lanë të bëhen milionerë U lanë se shërbyen dhe duhen spastruar në rradhë të parë si shërbëtorë të pushteteve dhe jo të drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sonja Biserko: Adem Demaçi, një legjendë e Ballkanit
Previous article ALDA BARDHYLI/ Si e shpëtoi pikturën e Maks Velos nga djegia Ismail Kadare

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k