• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ALDA BARDHYLI/ Si e shpëtoi pikturën e Maks Velos nga djegia Ismail Kadare
Home
Blog

ALDA BARDHYLI/ Si e shpëtoi pikturën e Maks Velos nga djegia Ismail Kadare

July 30th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Në parathënien e librit “Jetë paralele”,libri me dosjen sekrete të përndjekjes nga Sigurimi i Shtetit të Maks Velos (UET PRESS), Alda Bardhyli tregon për historinë e një pikture të Maks Velos që mundi ti shpëtojë sekuestrimit apo djegies, pasi u ruajt me kujdes nga familja Kadare.

Kadarenjtë e fshehën në dhomën e gjumit. Ky është një rast unikal në historinë e vendeve komuniste kur një shkrimtar ndihmon një artist duke i fshehur pikturat. Dihet miqësia e hershme që Kadare ka pasur me Velon. “Krijimtaria e Velos piktor ndahet në dy periudha: atë nga fillimet deri në vitet 1978 (kur i sekuestrohen dhe digjen nga policia me vendim gjykate 249 vepra të ndryshme arti) dhe periudhën pas viteve ’90, që është më e pasura për sa i përket krijimtarisë jo vetëm në pikturë, por edhe letërsi, studime e skulptura. Periudha e parë fatkeqësisht nuk njihet, për shkak të eliminimit fizik të veprave të cilësuara nga pushteti komunist i kohës si “dekadente”, “me ndikime të artit perëndimor”, vepra të cilat u bënë dhe aktakuza kryesore e dënimit të Velos me 10 vjet heqje lirie.
Në këtë libër ne kemi bashkangjitur disa nga fotot e veprave të fotografuara në hetuesi, më pas të djegura në kaldajën e Gjykatës së Tiranës nga Ruko Sako, me urdhër të kryetarit të gjykatës, Viktor Konomi.

Nga ky koleksion kanë shpëtuar disa vepra që artisti ia pat dhuruar mikes së tij franceze, Odile Daniel dhe një vepër e ruajtur në familjen Kadare. Bëhet fjalë për veprën “Vallja labe” që çifti Kadare e vendosi në dhomën e gjumit për ta ruajtur për gati 20 vjet. Vetë Kadare e shihte këtë vepër si të bukur e dramatike, duke parë aty reflektimin e një bukurie që arrinte të sfidonte dhe frikën e një bastisjeje që mund t’ia behte nga momenti në moment. Ky është një rast unikal në historinë e vendeve ish-komuniste, kur një shkrimtar mbron një artist duke i strehuar veprën në shtëpinë e tij. “Ndonjëherë mendoja në duhet t’ia ndryshoja emrin, pasi do të ishte më e lehtë për ta ruajtur dhe emri i tij Velo mezi dallohej”, do të kujtonte Kadare kohë më parë teksa e pyeta për këtë histori”, shkruan Bardhyli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Kundër Vetingut të thjeshtëzuar tek pasuritë
Previous article ELDA SHABANI/ Venerat Moderne

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k