• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ “Komisioni i Venecias”, gënjeshtra e re e Bashës, për ata që presin
Home
Politikë

MERO BAZE/ “Komisioni i Venecias”, gënjeshtra e re e Bashës, për ata që presin

November 1st, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Lulzim Basha e ka gjithnjë një talent për ti lënë të presin njerëzit që duan të dinë prej tij, se çfarë duhet të bëjnë.

Kur bojkotoi zgjedhjet e 30 Qershorit për pushtetin lokal, nga frika se mos kandidatët iknin në partitë e tjera, e sidomos tek “Bindja Demokratike”, i mbante me gënjeshtra. Një prej tyre ishte se do arrihet marrëveshje me Edi Ramën në minutat e fundit si më 2017. Dhe ata prisnin.

Kur durimi i tyre soste, u tregonte një përralë tjetër. “Një gjerman do telefonojë Ramën nesër. Ke për të parë si do tërhiqet”.

As kjo nuk ndodhte, por ai vazhdonte.

U tregonte me një telefon nga SHBA , Rama do tërhiqet dhe zgjedhjet do shtyhen. Nuk ndodhi asgjë. Përkundrazi nga SHBA dhe BE kërkuan që shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje dhe dënuan bojkotin.

Por Basha nuk u tërhoq.

Menjeherë filloi episodin e dytë pas zgjedhjeve. U tha se në vjeshtë do ketë zgjedhje lokale, pasi do të përsëriten. “Rama u ka kërkuar dorëheqje kryetarëve se ja ka kërkuar si kusht Bundestagu”.

Iku dhe vjeshta.

Në Pranverë u tha se në vjeshtë të vitit 2020 do ketë zgjedhje lokale dhe parlamentare bashkë , ndaj nuk u bën në vjeshtën që shkoi. Ata prisnin. Bile filluan të nxjerrin dhe kandidatë pë rkryetarë bashkishë në raundin e parë.

Mbaroi pranvera dhe Basha u ul me Damian Gjiknurin. Bëri Kodin e ri për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Kandidatët ër kryetarë bashkie u zhgënjyen. Ata për deputetë vazhduan garën. Aleatët e tij që kanë vite që shkojnë pas Bashës, ja kanë harruar de vet emrin partisë së tyre dhe tani shpresojnë tek Basha.

Tani të gjithë duan të dinë  se në çfarë liste do jenë, me kë do bëjnë koalicion, sa shanse kanë etj., pasi tani  Kodi u miratua përfundimisht në parlament.

Por Basha është i pamposhtur. Ka nxjerrë prap një gënejshtër të re. Sot ka nxjerr publikisht dhe Bylykbashin ta argumentojë gënjeshtrën me Komisionin e Venecias. Ai thotë se Kodi mund të ndryshoj një ditë para 17 Shkurtit, që është dita e fundit e regjistrimit të partive dhe individëve në zgjedhje.

Komisioni i Venecias sipas thashetemeve të Bashës, “do ta ndryshoj Kodin, pasi ka folur Ilir Meta me një mik aty”. Pastaj një ditë para 17 shkurtit do kemi Kod të ri.

Ideja është q ëdo flasim dotën e fundit për listën jo tani.

Dhe ata natyrisht presin përsëri. Arsyeja është shumë e qartë. Deri më 17 Shkurt ai do ti gënjejë, se ndryshe i ikin me katër partitë e reja që kanë dal nga PD, ose me LSI. ja Klevesi i nisi negociatat që sot, se ai nuk pret më Venecian.

Gënjeshtra e fundit mund të ishte një gjë dhe më e besueshme, por ai i ka rënë shkurt.  Nuk ka gjetur ndonjë gjë më të besueshme se Komisioni i Venecias, pasi vetëm përmes kësaj gënjeshtre, mund ti bind të presin deri më 17 Shkurt në mesnatë kur të dorëzoj listën. Pastaj pasi digjen afatet, ata s’kanë ku të shkojnë më.

Kaq është gjithë kjo historia e re me Komisionin e Venecias. është gënjeshtër me afat skadence 17 Shkurtin. Kush nuk ka ndonjë alterntivë tjetër le ta besoj, se argëtim është,  edhe kur e di që po të gënjen dhe ti bën sikur e beson.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ 3 nga 6, formula e kandidatit Biden për të vulosur fitoren
Previous article ASTRIT PATOZI/ Nuk do t’ia bëjmë atë nder Ramës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k