Pas një fushate të vështirë dhe të pështirë bisedimesh katër mujore mes dy partive kryesore, Albin Kurti më në fund vendosi të dorëzoj mandatin në Kuvend, për të vazhduar betejën si opozitar, nëse mandatari pasardhës I qeverisë, Isa Mustafa, arrin të krijojë qeverinë me partitë e tjera. Shanset që Kuvendi të votoj një qeveri në pakicë për të janë thuajse zero, pa llogaritur cinizmin ekstrem të LDK.
Kjo gjë ndodhi me postin e Kryetarit të Kuvendit, kur u votua Glauk Konjufca pa marrëveshje, por LDK e votoi, me qëllim që ti jepte shans vetes dhe partive të tjera të formonin Kuvendin, I cili është kushti bazë për të mos shkuar sërish në zgjedhje të reja në rast të dështimit të qeverisë.
Po çfarë e ndali Isa Mustafën të mbështes Albin Kurtin?
Pas katër muajsh shikohet qart se Isa Mustafa hyri në bisedime të gjata dhe të vështira, duke i lënë kohë vetes për të çmontuar imazhin politik fallco të Albin Kurtit.
Beteja katërmujore e Isa Mustafës kundër Albin Kurtit, është ndoshta hakmarrja më e ftohtë, që një lider politik në Kosovë, ka ushtruar ndaj një rivali të vet, I cili e ka fyer atë kur ka qenë kryeministër përmes një opozite brutale, dhe sheshëherë jashqt çdo kornize politike.
Fushata e paqes katër mujore mes Albin Kurtit e Isa Mustafës, është në të vërtet beteja më e hidhur e Isa Mustafës ndaj Albin Kurtit, pasi jo vetëm që e detyroi të dorëzohet, por e detyroi të shkel shumë nga parimet për të cilat ai predikonte modelin e një politikani të pakompromis.
Albin Kurit u shfaq për katër muaj rresht në sytë e qytetarëve të Kosovës, duke negocuar poste ministrash zgjerim kabineti, oferta për president, marrje dhe lënie ministrish, e deri tek hartime pozitve për Rugovën dhe ish drejtus të vrarë të LDK, nga krahu I Luftës, për të cilët ALbik Kurti nuk ka shfaqur kurrë më pare, as ndonjë ndjenjë respekti dhe as ka dënuar kurrë vrasjet e tyre.
Isa Mustafa e detyroi Albin Kuritn të bëhet dhe rugovist dhe PANI-ist dhe demokrat dhe properëndimor, në një betejë të memece, ku më shumë flisnin veprimet e Kurtit se sa fjalët e Isa Mustafës.
Ai i provoi opinionit publik, se nuk është një betejë mes së resë dhe të vjetrës, por një betejë e disa të rinjëve që duan tu zënë vendin të vjrtërve, për të njëjtat qëllime dhe kjo është goditja më e madhe që mori imazhi I Kurtit në këtë fushatë bombardimesh pa zhurmë këto katër muaj.
Tani më 3 Shkurt, Albin Kurti do paraqitet para Kuvendit për të votuar qeverinë që do shpall vet, pa marrëveshje me LDK.
Natyrisht që do të rrëzohet. Këtë besoj se dëshiron dhe vet ai.
Nuk besoj që Isa Mustafa të jetë aq mizor, sa t’ia votojë dhe qeverinë në pakicë, duke e kthyer në një lodër në duart e tij, për ta rrëzuar kur të dëshiroj. Është sikur ta vrasësh e ta lësh pa varrosur hasmin tënd.
Leave a Reply