• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Jo më në emër të Klodianit!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Jo më në emër të Klodianit!

December 12th, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Prokurori i Shkodrës ka një problem me detyrën e tij. Në zyrën e tij, sic ka deklaruar publikisht, është paraqitur sot Voltana Ademi, e cila është organizatorja e protestës së sotme në Shkodër. Gazeta Tema ka botuar mesazhin e saj shpërndarë në grupin e ëhataps ku faktohet që ajo është organizatorja e protestës.

http://ëëë.gazetatema.net/2020/12/12/pergatitjet-per-proteste-zbulohet-mesazhi-i-voltana-ademit-per-demokratet-e-shkodres-do-shfaqemi-si-qytetare-dhe-jo-si-anetare-te-pd-ja-skenari-qe-duhet-te-ndiqni-per-te-protestuar/

Nuk ishte ndonjë protestë e madhe popullore që të ikte nga kontrolli. Nuk kishte dal poplli në rrugë por një bandë e Voltanës. Nuk ishte 2 Prilli i 1991 kur Shkodra ishte e gjithë në rrugë e revoltuar politikisht. Ishte një bandë e Voltana Ademit që me urë zjarri në dorë shkatërruan aq sa mundën.

Pas kësaj, prokuroria ka pasur një shans, pasi organizatorja e diegies së Shkodrës, u ka shkuar në zyrë. Dhe ata duhet ta mbanin aty. Telefoni i saj është provë e asaj se cfarë ka ndodhur në Shkodër sot.

Nuk është problemi se thyen xhama, dogjën një seli partie kundërshtare apo thyen disa tabela. Shkodra nuk është hera e parë që digjet. Këto 30 vjet, Partia Demokratike e ka djegur rregullisht sa herë i duhet të ndjehet e gjallë.

Problemi është më shumë se kaq. Ajo që po kërkon Partia Demokratike tani është një vdekje e re, një vrajse e re nga policia, që asaj ti bëj punë.

Vrasja tragjike të ndjerit Klodian Rasha nuk i bën më punë. Drejtësia po bën punën e saj dhe askush nuk po e pengon. Familja e të ndjerit që i dhimbset djali më shumë se sa Voltanës, ka bërë thirrje të mos preket as një lule në emër të tij.

Kështu që Voltana, Saliu, Iliri, e kushdo bandit tjetër në këtë vend, janë të lirë ti vënë zjarrin vendit, por jo në emër të Klodianit. Në emër të Klodianit sot flet drejtësia dhe familja e tij dhe jo bandat e adoleshntëve që organizon opozita. Një opozitë që fshihet pas tutave të minorenëve dhe fustanëve të grave si Voltana, është një neveri.

Të ngelur pa viktimë në këtë histori, ata po përpiqne të prodhojnë një fabulë tjetër me vrasje dhe vdekje. Po e kërkojnë në cdo rrugë, në cdo qytet, në cdo rrethinë, me sforcimin e një bande të dëshpëruarish që mendojn se vetëm një vrajse e re u bën punë.

Kjo duket qartë tek veprimi instiktiv i Voltana Ademit. Ajo kërkon të padisë policinë pse nuk i vrau, pasi ajo ka ngelur pa realizuar objektivin e saj për një vrasje të re.

Problemi që ka PD dhe një ushtare e saj në Shkodër, është se policia që kanë përballë nuk është policia që ata duan të kenë, nuk është policia e Saliut që vret demonstrues, edhe pse ata thyejnë, shaktërrojnë e djegin qytetin e tyre.

Në historinë botërore, se shqiptare jo e jo, kjo fytyrë, do të mbetet si e vetmja kryebashkiake e mbetur në zyrë,  që udhëheq turmat të djegin qytetin e saj. Në cdo kohë, në cdo regjim, bile dhe në vende dikatoriale kur ka trazira, bashkiakët bëhen simbole se mbrojnë qytetin e tyre përballë turmave. Kjo është e vetmja kryebashkiake që udhëheq turmat për të djegur qytetin e saj.

E bën këtë se partia e saj, do deomos një të vdekur . Sidomos nga Shkodra. Në mënyrë kriminale ata duan një 2 Prill të ri, duan që ti japin kuptim diegies së qytetit, dhe protestës së tyre të dështuar, që tanimë nuk ka lidhje më me Klodianin e ndjerë.

Tani prokororia e Shkdorës nuk e ka bërë detyrën e vet, por ndoshta dhe nuk ka qenë e qartë se cpo ndodhte në qytet. Tani për fat, e ka një denoncim për atë që ka ndodhur. E ka bërë vet autorja  e krimit. Ti sekuestrojnë urgjent bisedat telefonike të saj, mesazhet e shpërndara dhe të nxjerrin nga kamerat bandën zjarrvënse që shoqëroi kryebashkiaken në qytet. Eshtë puna më  e  thjeshtë që mund të bëjnë pa asnjë sforcim.

Shkodra për fat nuk e ka ndjekur pas. Dhe një djal i ri 20 vjecar kishte më shumë dashuri për Shkodrën sot, se sa kryebashkiakja e qytetit, që i vinte zjarrin. Ajo e ndizte dhe ai djali i ri  e fikte.

Shkodra është djegur sot, jo në emër të Klodianit, po në emër të Voltanës, në emër të axhendës së saj politike, në emër të Saliut dhe Ilirit, për ti shtuar Shqipërisë një viktimë të re, që të mbaj gjallë revolucionin e dështuar të tye.

Përdoreni denoncimin e Volatës, për të gjetur dhe arrestuar Voltanën tjetër, atë që me sms qysh në mëngjes grumbulloi një bandë zjarrvënësish për të djegur Shkodrën, me shpresë se policia do vriste dikë që të mbante gjallë shpresat e saj, për të qëndruar në polikë mbi kufoma.

Shkodra sot nuk ka kufoma, nuk ka të vrarë, por vetëm një policë të plagosur. Voltana Ademi tentoi të kthej Shkdorën në një kufomë në dispocion të Sali Berishës e Ilir Metës. Shpresoj që Shkodra ta përbuz këtë kufomë politike, dhe të dëshmoj qytetarinë e saj. Fytyra e Shkodrës edhe e djegur, është ku e ku më e bukur se e Voltanës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Populli kërkon ndryshim, por jo rotacion dhe riciklim
Previous article ERJON BRAÇE/ Berisha, Basha, Meta, Meta2, si bosët e Camorës me fëmijët!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k