• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Iluzioni i Ilir Metës për të blerë SHBA, tregon shumë për të
Home
Politikë

MERO BAZE/ Iluzioni i Ilir Metës për të blerë SHBA, tregon shumë për të

July 25th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Më në fund u konfirmua që Presidenti ynë ka shkuar privatisht në SHBA bashkë me gruan e tij, me shpresë se do të gjejë një lobist të rregullojë raportet e tij me SHBA. Është e pazakontë si ngjarje, ndoshta në gjithë botën, që zyrtari më i lartë i një vendi, që ndërkohë është shkarkuar politikisht nga ajo detyrë, pikërisht pse ka futur vendin në konflikt institucional me SHBA, shkon në SHBA ta rregullojë këtë punë me lek.

Përveçse e pazakontë, kjo rrugë tregon shumë për atë si e përfytyron botën presidenti ynë.

Për të pasur raporte të mira me SHBA nuk ka nevojë për lekë. Mund të krijosh raporte të mira institucionale me ta, mund të trokasësh sa herë të duash në ambasadën e SHBA në Tiranë, mund të vizitosh SHBA sa herë të duash me ndihmën e tyre, thjesht dhe pa lek. Por për këtë duhet të jesh president normal, të udhëheqësh një politikë që garanton orientimin perëndimor të Shqipërisë, të respektosh ligjet e vendit tënd dhe të mos jesh aktori kryesor i destabilitetit të vendit.

Vajtja e tij privatisht në SHBA për “ta rregulluar këtë punë me lek në dorë”, tregon qartë se një politikan i korruptuar, mendon që gjithë bota mund të korruptohet, madje dhe politika zyrtare e SHBA, nëse e paguan. Dhe për këtë, në vend që të zgjedhë rrugën më të lehtë, më të lirë dhe më me dinjitet, zgjedh më të vështirën, më të përbuzurën dhe mbi të gjitha, atë rrugë që nuk i bën punë, duke shkuar të paguajë tek një lobist, a thua se do ti heqë xhindet dhe do ta qetësojë të mos shkojë të vritet në Malin me Gropa.

Lobizmi është industri fitimprurëse në SHBA, një industri që taksohet, që është transparente dhe që ka klientë politikanë problematikë, që mendojnë se mund ta blejnë fuqinë e SHBA me lek.

Ilir Meta është  në pozitë dhe më të keqe. Ky po mendon se pasi i shpall luftë SHBA, pasi u tregon gjoksin si Allende, pasi u cakton dhe vendin ku do bëjnë duelin tek Mali me Gropa, pasi i relativizon si partnerë, me Rusinë dhe Korenë e Veriut, mendon që e gjithë kjo mund të zhbëhet me ca lek të paguara për një lobist.

Në fakt kjo ndoshta nuk do të kishte ndodhur, sikur partneri i tij në këtë projekt politik, Sali Berisha, nuk do ishte damkosur prej SHBA, si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit gjyqësor dhe hajdut i parave publike familjarisht. Damkosja e Berishës e ka tronditur dhe tani mendon se këtë punë mund ta zgjidhë me lek. Mjafton vetëm ky fakt, dhe ai i provon SHBA zyrtare, më shumë se sa ja provojnë deklaratat e tij publike në Tiranë, apo akuzat ndaj tij, si i korruptuar. Kjo i tregon të gjitha, se si e mendon ai politikën, SHBA dhe mbi të gjitha blerjen e çdo gjëje në jetë. Përfshi dhe SHBA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Më e fortë PD-ja pas Kuvendit, por më e vogël elektoralisht…
Previous article ARANIT MURAÇI/ Nuk e ka fajin Eli Fara për ngrohjen globale!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k