• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Hipokrizia me Shkodrën, zhbën opozitën, jo 30 qershorin
Home
Politikë

MERO BAZE/ Hipokrizia me Shkodrën, zhbën opozitën, jo 30 qershorin

August 19th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Në Shkodër u konstitua Këshilli i ri bashkiak dhe nuk u vra askush. Ky mund të ishte përshkrimi më cinik, që mund t’i bëje asaj që ndodhi sot në Shkodër, pasi PD për ditë të tëra u foksua tek ideja se do derdhte gjak, të mos lejonte konstituimin e Këshillit të ri.

Kërcënimet e panevojshme të PD për gjak dhe dhunë në Shqipëri, në fakt kanë një histori gati një vjeçare dhe janë përpjekje për të mbuluar impotencën politike të Lulzim Bashës dhe aftësinë e tij për të konkurruar.

Kjo që ndodhi në Shkodër nuk e zgjidh krizën realisht, por e fut në rrugën e zgjidhjes formale. Kriza reale në Shkodër, është shkaktuar nga Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, të cilët duke qenë forcë e parë politike në qytet, kanë refuzuar të hyjnë në garë, duke e lënë përfaqësimin në dorë të pakicës.

E vërteta është se socialistët nuk janë shumicë në Shkodër, por janë shumica e qytetarëve të përgjegjshëm të Shkodrës, që pranojnë zgjedhjet si mënyrë për t’u qeverisur. Si të tillë, ata kanë të drejtë të qeverisin qytetin, derisa dhunuesi real i qytetit, ai që i ka lënë shkodranët pa u përfaqësuar në Bashki, Lulzim Basha, të tërhiqet nga ai vendim, ose të ndëshkohet për atë vendim.

Tani rruga drejt rikthimit të legjitimitetit politik të PD në Shkodër, është më e gjatë se ç’mendon dikush. Ajo lidhet me legjitimitetin e 30 qershorit, dhe jo me biografinë e Valdrinit, Voltanës apo Tomës.

Zgjedhjet në Shkodër, janë çështje e një beteje politike kundër 30 qershorit, që Lulzim Basha  e humbi në gjithë Shqipërinë, dhe bën sikur do ta fitojë në Shkodër.

Ajo betejë fitohet, ose humbet në Gjykatën Kushtetuese, dhe jo në rrugë. Gjithë skenat e tjera, janë përpjekje për të mbuluar diellin me shoshë.

Shkdora as e ngjall dot dhe as e vdes dot 30 qershorin. Problemi i krijuar në Shkodër, është problem i ligjit të dekriminalizimit, dhe jo problem i legjitimitetit të zgjedhjeve.

Duke tentuar të bëjë si i fortë në Shkodër, për të mbuluar atë që i ka bërë PD-së në gjithë Shqipërinë, Lulzim Basha vetëm sa e shton dhe më shumë dëshpërimin tek opozita dhe tek shpresa e rremë që përpiqet të ngjallë me ngjarjet në Shkodër.

Opozita duhet të ulet me këmbë në tokë dhe të rinisë betejën për të hyrë në sistem. Duhet të ulet në bisedime për ndryshime thelbësore në Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese, të cilat krijojnë një kuadër të ri garancish për zgjedhjet e reja.

Çdo ditë që kalon me gënjeshtra si kjo e Shkodrës, zhbën opozitën, jo 30 qershorin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IVA TIÇO/ Pse i urrej dasmat patetike shqiptare!
Previous article ARTUR AJAZI/ “Stalingradi” PD ra, po tani?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k