• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Heshtja e dyshimtë e çiftit Meta- Berisha
Home
Politikë

MERO BAZE/ Heshtja e dyshimtë e çiftit Meta- Berisha

January 14th, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Opozita më në fund ka hedhur një hap të arsyeshëm drejt mbijetesës së saj politike. Është ulur në një tryezë të përbashkët me “armiqtë” dhe me “tradhtarët” e saj, për të pasur një reformë zgjedhore, të pranuar nga të gjitha palët, që i hap rrugë normalizimit të procesit zgjedhor, pas traumës së fundit të djegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve vendore.

Të irrituarit nga ky akt i Lulzim Bashës, janë të padrejtë në irritimin e tyre. Shumica e tyre i takon taborrit që udhëhoqi opozitën drejt ‘revolucionit’ të vitit të shkuar, që përfundoi me bojkotin e Parlamentit e pastaj dhe me bojkotin e zgjedhjeve, duke e nxjerrë opozitën tërësisht jashtë sistemit. Idetë e tyre u provuan. Opozita e bëri atë që ata deshën. Por humbi gjithçka.

Tani ata nuk mund të sillen sikur opozita fitoi dhe nuk është mirënjohëse ndaj tyre. E kundërta mund të ndodhte, që opozita të distancohej prej tyre dhe t’i fajësonte për rrugën qorre ku e futën, nën presionin e njerëzve që nuk mbajnë përgjegjësi për fatin e opozitës.

I vetmi njeri që foli i fundit, kur opozita dogji mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet, dhe po flet i fundit dhe tani, është Sali Berisha.

Kur ndodhi djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve, ai në mbledhje të mbyllura jepte dy opsione se si “mund të fitonin gjithçka, ose të humbisnin gjithçka”.

Publikisht mbështeti luftën, djegien e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve dhe e quante këtë zgjidhjen e vetme.

Tani pas humbjes së gjithçkaje, ai përsëri nuk po flet. Sot gjithë ditën ‘qytetari digital’ ka folur për çdo gjë, përveçse marrëveshjes së PD me PS, dhe opozitën parlamentare.

Me siguri pret të rakordojë qëndrimet me Ilir Metën. Dhe i vetmi rakordim qëndrimesh që ata të dy kanë për këtë histori, është se si ta hedhin në erë këtë proces.

Në fund të vitit të shkuar, ndërsa Ilir Meta takoi opozitën, kërkoi prej tyre rregullimin e kuadrit ligjor për zgjedhje me çdo kusht, se pastaj e zgjidhte ai situatën.

Ajo që Sali Berisha e Ilir Meta po përgatisin të bëjnë kundër këtij procesi, është që fill pas përfundimit të procesit të reformës zgjedhore, Ilir Meta të bëjë ndonjë nga aktet “alla 13 tetori”, për të hedhur në erë procesin e ri të zgjedhjeve parlamentare, duke shpallur ndonjë datë zgjedhjesh, me qëllim që të nisë procesin e destabilizimit.

Është i vetmi plan i tij dhe Berishës, që ta shkatërrojë këtë proces në të cilin po hyn opozita.

Natyrisht kjo nuk është kompetencë e Ilir Metës, pasi Kushtetuta e ka të qartë se kur shpallen zgjedhjet, por është plani i tij dhe Sali Berishës.

Ndaj sot po heshtin. Jo se u vjen zor t’i dalin zot paqes së opozitës, negociuar nga “Republika e Ambasadorëve”, por se duan t’i dalin zot luftës së dështuar të nisur vitin që shkoi, për të mos e lënë këtë vend të rikthehet në normalitet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Ç’paska qenë, shtiu në dorë dhe OSBE
Previous article JOZEFINA TOPALLI/ Basha, njeriu, që la vendin pa opozitë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k