• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Gjykata Kushtetuese çertifikon shkeljen e Kushtetutës nga Ilir Meta
Home
Politikë

MERO BAZE/ Gjykata Kushtetuese çertifikon shkeljen e Kushtetutës nga Ilir Meta

May 25th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Gjykata Kushtetuese ka hedhur sot poshtë të drejtën e presidentit të Republikës për të bllokuar emërimin e një ministri për aryse personale, apo politike, ndërsa ka shqyrtuar rastin e mos emërimit të Gent Cakaj si ministër i Jashtëm, nga presidenti Ilir Meta.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në thelb shpjegon se kompetenca për emërimin e një ministri kalon nga kryeministri tek presidenti, dhe në fund vendos Kuvendi i Shqipërisë.

Gjykata ka interpretuar nenin 98 të Kushtetutës, duke lënë Kuvendin institucionin fundor që vendos për fatin e një ministri dhe duke detyruar presidentin të shprehet me dekret për kundërshtinë, apo dakortësinë e tij me emërimin e një ministri.

Duke e vendosur këtë interpretim tek rasti në fjalë, presidentit nuk i lejohet të bllokojë emërimin e një ministri me deklarata për shtyp, siç veproi Ilir Meta, por duhet të shprehet me dekret. Për fatin e dekretit pastaj vendos Kuvendi.

Interpretimi i Gjykatës Kushtetuese është i drejtë, dhe qartësimi i saj për nenin 98 i pret rrugën abuzimit të një presidenti politik, i cili synon të tjetërsojë vullnetin politik të një shumice, duke diktuar emra ministrash.

Nga ana tjetër, ky është konfirmimi që presidenti ka bërë një shkelje kushtetuese të rëndë, tashmë të çertifikuar nga Gjykata Kushtetuese, shkelje e cila është kryer me qëllim dhe për shkak të angazhimit të tij politik, dhe në shkelje të statusit të neutralitetit që duhet të respektojë presidenti.

Emërimi i një ministri apo Qeverisë në tërësi, hyn tek të drejtat substanciale të deputetëve, dhe nuk mund t’i cenohet kjo e drejtë nga një president. Presidenti ka të drejtë të refuzojë një emër duke e argumentuar, por këtë argument e çertifikon, ose jo, Kuvendi.

Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese ka shtuar një provë të re kundër Ilir Metës, si shkelës i Kushtetutës dhe duhet t’i numërohet tek shkeljet e tij, ndërkohë që Kuvendi po përgatit një vendim për shkarkimin e tij.

Ky është vendimi i parë i Gjykatës Kushtetuese për një nga çështjet e nxehta politike, në të cilat presidenti është përfshirë me vullnetin e tij të plotë, ndaj dhe duhet të bëhet përgjegjës për veprimet e tij.

Nga ana tjetër, presidenti u angazhua në një fushatë shpifjesh denigruese ndaj kandidatit për ministër të Jashtëm, duke aluduar për veprimtarinë e tij “antikombëtare”, apo shërbime ndaj agjenturave të huaja, çka i japin tashmë të drejtë personit në fjalë të padisë Ilir Metën dhe për këto insinuata.

Nuk di se çfarë ka ndërmend të bëjë Gent Cakaj, por është mirë që Ilir Meta të kontaktojë qysh tani atë avokatin francez dhe ta quajë shpifje në internet këtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kështu forcon dhe aleancën me Doktorin dhe ndajnë bashkë dhimbjen, për këto që po u ndodhin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ 11 minibashkitë e kryeqytetit – letër lakmusi për opozitën!
Previous article BEN ANDONI/ E megjithatë do na udhëheqi nacionalizmi pozitiv

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k