Nga Mero Baze/
E keni dëgjuar të gjithë që kohët e fundit Lulzim e Sali Berisha po përmendin shpesh gjyqtarin Adrian Dvorani si një rast fatkeq, për ta që nuk është rrëzuar nga procesi i Vetingut.
Të njëjtët që kanë vajtuar pse ka ikur gjqyatrri Thanza apo prokurorë të tjerë hapur të pambrojtshëm, nuk e lëshojnë nga goja Adriann Dvoranin. Kjo është një nga ato historitë e pabesueshme, se si dy njerëz që janë në konflikt të pastër me drejtësinë në këtë vend dhe kanë konflikt të pastër interesi me veprimtarinë e një gjyqtari, duan ta egzekutojnë atë publikisht, duke dëshmuar se sa e rëndëishme është për ta të heqin nga sistemi gjyqtarët që i kanë rezistuar kapjes së sistemit nga politikanë të inkriminuar.
Më poshtë do të rendis disa çështje gjyqësore që kanë lidhje direkt me Lulzim e Sali Berishën dhe gyqtarin Dvorani.
E para si më e freskët dhe ende aktuale, që ta fillojmë me Lulzimin, është historia e pallatit të tij të paligjshëm në Vlorë.
Çështja e pallatit të Vlorës, lidhur me masën e dëmshpërblimit për shpronësim, është në pritje për shqyrtim. Relator është Ardian Dvorani.Ndërkohë që Basha ka çuar çështjen në Strazburg duke devijuar objektin e padisë, ai e ka ende të hapur çështjen në Gjykatë të Lart dhe është duke i bërë presion publik si gjobëvëns gjqytarit Adrian Dvorani i cili është relator i kësaj çështjeje.
Adrian Dvorani si relator i ceshtjes Pallatit Bashes ne Vlore ende pa u gjykuar.
Dhe nëse bëni një kërkim në faqet onlinë sidomos ato afër Bashës do të shikoni se qysh kur ka shkuar çështja në Gjykatë të Lart, Lulzim Basha ka objekt sulmi si gjobëvënës vetëm Adrian Dvoranin.
Çështja e dytë për nga rradha por më e rëndësishme është ajo e Rrugës së Kombit.
Me vendimin nr. 5 datë 10.04.2009, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi pushimin e gjykimit të çështjes penale që i përket Lulzim Bashës dhe Andi Tomës.
Nëse lexon disa paragrafë të vendimit, kuptohet qartë se pushimi i çështjes është bërë për “procedurë” . Si arsyetim është përdorur fakti që aktet e njoftimit të akuzës për Bashën etj. ishin absolutisht të pavlefshme. Prandaj, Kolegji Penal shprehet se ishte i “detyruar” të respektonte vendimin e formës së prerë të gjykatës së apelit, por ndërkohë pranon se prokurori ka bërë rekurs ndaj këtij vendimi dhe ai është duke u shqyrtuar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë!
Pra Kolegji penal i akuzës, e pushoi çështjen bazuar mbi një vendim gjykate apeli, për të cilin nuk kishin kompetencë të shpreheshin dhe që ndërkohë po shqyrtohej, duke u kaluar në seancë, “në sallën tjetër”, nga kolegji tjetër penal i Gjykatës së Lartë.
Por seancat gjyqësore të këtij kolegji, u shtynë disa herë, po me raporte avokatesh e të tilla marifete etj. për shkak se nuk po arrinin të bënin shumicën. Më në fund kur e kuptuan që nuk do ta arrinin shumicën e detyruan kolegjin tjetër të akuzës të pushonte çështjen, pa pritur vendimmarrjen e kolegjit që shqyrtonte vendimin e famshëm të apelit të formës së prerë.
Kështu, duke arritur me marifete të shtyjnë seancën gjyqësore për dy- tre javë, në datën 10.04.2009, Kolegji penal i akuzës vendosi të pushojë çështjen, me motiv kryesor vendimtar, ekzistencën e vendimit të apelit të formës së prerë.
Nga ana tjetër, pasi u pushua çështja e themelit, për çudi avokatët u paraqitën me zell në seancën e shtyrë të kolegjit tjetër penal, ku me vendimin nr. 240 datë 30.04.2009, Gjykata e Lartë qartësisht i konstatoi si absolutisht të pavlefshme, jo aktet e akuzës, por vetë vendimet e dhëna nga gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit, të cilat nuk kishin asnjë kompetencë për të gjykuar rastin. Këtu ishte gjqyatr Adrian Dvorani.
Por, tashmë vendimi i vetëm që mund të merrej ishte ai i pushimit të çështjes, kjo në kushtet kur, në mënyrë absurde, kolegjit tjetër penal e kishte pushuar çështjen e themeli-akuzën (pa pritur, sikurse ishte e detyruar, vendimin e kolegjit që sipas Kushtetutës vepronte si gjykatë ligji).
Më tej vjen Sali Berisha.
Adrian Dvorani ka qenë gjqytar në çështjen e Aneta Ramës kundër Sali Berishës, Artan Dulakut kundër Sali Berishës, Dashamir Pezës kundër Sali Berishës, që e akuzonin Berishën për fyerje dhe shpifje. Si edhe në rastet e tjera, edhe këtu Dvorani ka arsyetuar në pakicë që Kuvendi duhet të jepte autorizimin për ta hetuar dhe gjykuar në themel akuzat, ndërkohë që shumica gjithmonë nuk lejoi vijimin e gjykimit.
Dhe meqë jemi tek Berisha mes tij dhe Dvoranit egziston dhe kompleksi që Berishët kanë për Dvoranët si fis që janë në gjak. Në biznesin vdekjeprurës të djalit të Sali Berishës në Gërdec, është vrarë vëllai i Adrian Dvoranit. Me llogjikën e Berishës, nuk mund të jetë më në sistem një njeri që është hasmi i djalit të tij, pasi i ka vrarë vëllain.
Këta dy gjobëvënës të sistemit të drejtësisë, të cilët kanë probleme personale me këtë gjyqtar, pasi nuk u ka hapur rrugë në asnjë proces gjyqësor, edhe pse ka qenë pakicë, tani kanë gjetur vetëm një mënyrë për të dëshmuar panikun e tyre ndaj një gjyqtari të papërkulur ndaj tyre, ta bëjnë atë objekt të sulmeve publike, çka është në të vërtet e vetmja dekoratë nderi për këtë gjqytar.
Si dy gjobëvnës që janë në konflikt të pastër interesi me të, Lulzim e Sali Berisha, duhet së paku të shmangnin emrin e tij, pasi sa herë e përmendin atë, ne thjesht na kujtohet Pallati i Lulit, gjyqi i pushuar i Rrugës së Kombit, gjyqet ndaj Berishës dhe mbi të gjitha viktimat e biznesit të djalit të tij në Gërdec, mes të cilëve është dhe një Dvoran. Por me sa det nuk e pëmbjanë dot veten. Frika se një hasëm i tyre po mbijeton në sistem i lë pa gjumë.
Leave a Reply