Doni të dini në ç’sistem ndodhet Shqipëria?
Brenda 24 orëve pushteti ekzekutiv (kryeministri me të vetët) vendosën dorë në:
1. Legjislativ: detyroi 75 deputetë të votojnë ligjin, që i hap udhë shembjes së Teatrit, pa adresuar shkeljet kushtetuese të ngritura nga Presidenti në dekretin e tij. Ne mungesë të Gjykatës Kushtetuese.
2. Gjyqësor: detyron Prokurorinë të nisë hetime ndaj deklaratave të opozitës. Prokurorja e Përgjithshme, zgjedhur vetëm me votat e maxhorancës, shkrin Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kur kjo e fundit në duar ka çështje të nxehta të njerëzve me pushtet.
3.Mediatik: vendos pa dijeninë e një pjese gazetarësh, t’i rreshtojë në një listë për udhëtim test drejt Stambollit, kur në fakt media ka ngritur dyshime mbi këtë nismë kryekëput të pushtetit ekzekutiv.
Vetëm në 24 orë ja çfarë ndodh me pushtetet, që duhet të funksionojnë të pavarura.
Keni më dyshime për sistemin e instaluar në Shqipëri?
Leave a Reply