Mero Baze
Gent Caka është një zgjedhje e Kryeministrit të Shqipërisë për Ministër të Jashtëm, që u diktuan nga arsye politike, dhe jo nga ndryshimi I politikës së jashtme të Shqipërisë, as ndonjë politike rajonale të Shqipërisë, as dhe I ndonjë qëndrimi të ri të saj ndaj Kosovës, apo Greqisë, por për shkak të një kriteri që kryeministri vendosi për ndryshime në qeverinë e tij, përballë një ngërçi politik që ju krijua.
Për të gjitha arsyet që u shkarkua Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Mirela Kumbaro, Niko Peleshi, etj., u shkarkua dhe Ditmir Bushati. Biles ky I fundit është më konsesuali në perceptimin që ishte një ministër I shkëlqyer.
Këtu marin fund të gjitha debatet parimore rreth vendimit të Edi Ramës për të ndryshuar mes të tjerash dhe Ministrin e Jashtëm.
Dhe këtu bëhen banale dhe gjithë paranojat kombëtare rreth të riut Gent Caka, që po heroizohet, jo për shkak të aftësive të tij dhe as paaftësisë së tij, por për shkak të nevojës së presidentit për tu përfshrirë në pazare politike të ditës, për të cilat nuk e lejon as kushtetuta.
Argumentet banale të Presidnetit të Republikës se Gent Caka rezikon me qëndrimet e tij, që të ndaj Kosovën, janë më shumë se banale, pasi Kosova ka parlamentin e saj, Presidentin e saj, Kryeministrin e saj dhe në fund dhe popullin e saj, që I del vet zot vendit. Nëse Kosova ka mbetur të mbrohet prej Ilir Metës nga rreziku Gent Caka, paska vdekur me kohë.
Gent Caka ka të drejt vetëm të shkoj të flejë në shtëpinë e tij në Prishtinë, kur të ketë kohë pushim.
Në emër të Shqipërisë, Kosovën mund ta dëmtoj Presidenti I Shqipërisë, Kryeministri I Shqipërisë dhe parlamenti I Shqipërisë si tre institucionet kryesore të vendit, dhe këto tre institucione nuk varen nga Gent Caka. Unë nuk di çfarë mund të bëj Gent Caka kundër Kosovës që nuk e ndal dot Ilir Meta apo Edi Rama. E rrezikshme mund të jetë vetëm politika e Shqipërisë ndaj Kosovës dhe ajo varet nga Edi Rama, ose Ilir Meta, por jo nga Gent Caka. Gent Caka nuk “tradhëton” dot, pa leje të Ilir Metës dhe Edi Ramës!
Nëse Presidenti gjykon se qeveria ka një politikë antikombëtare ndaj Kosovës mund ta thotë publikisht, ashtu sikundër dhe Kryeministri mund ta thotë këtë për qëndrimet poltike të Presidentit. Por ju lutem jo për Gent Cakën. Ai ska në dorë asgjë që nuk e ka Edi Rama apo Ilir Meta, as për Shqipërinë, as për Kosovën, bile as për Komunën e Tuzit.
Më tej akoma argumentet burokratike për çertifikatën e sigurisë së Gent Cakës, janë banalitete administrate, që nuk thonë asgjë. Në çdo kohë që një shërbim sigurie I Shqipërisë konstaton se Gent Caka është I pabesueshëm, ai është objekt I ligjit dhe jo I paranojave të zyrës së Presidentit.
Presidenti I Shqipërisë, ka të drejt të hap debat publik në Shqipëri, vetëm në rast se dyshon se Kryeministri I vendit po ndryshon politikën e jashtme të Shqipërisë kundër interesit kombëtar dhe jo pse po ndërron Ministrin e Jashtëm. Ministri I Jashtëm është kopetencë e kryeministrit. Ai heq dhe vendos atë që mendon se I duhet, dhe nuk është kopetencë e Presidentit ta gjykoj këtë. Detyrë e presidentit është të diskutoj për politikën dhe jo për personat. As ata që e lavdërojnë dhe e ngrejnë në qiell Gent Cakën, as ata që e fyejnë me tone raciste për orgjinën dhe moshën e tij, nuk janë duke e ndihmuar atë. Ai është emëruar Ministër I jashtëm nga kryeministri I vendit, dhe do të bëhet. Nëse nuk di ta bëj këtë punë, pasi të filloj ta ushtroj do të shkarkohet, dhe nëse shkëlqen mund të ec përpara, por ky nuk është debati I ditës së sotme. Debati I sotëm është se Presideti I vendit, kërkon të bëj politikë me një të drejt formale që ka për dërguar në Kuvend, dekretimin e miratimit të një ministri, siç e ka bërë dhe më parë.
Se mirë që nuk ka gjetur dot një arsye kushtetuese, për të mos emëruar Ministër të Jashtëm djaloshin Gent Caka, por çfarë argumenti kushtetues ka gjetur, që nuk dekreton shkarkimin e Ditmir Bushatit? Çfarë ka gjetur jo kushtetuese tek dekreti për shkarkimin e një minsitri, dhe në cilën Kushtetutë të botës e ka lexuar, që Presidenti nuk lejon Kryeministrin të shkarkoj një Ministër?
Halli I tij është I njëjtë. Ai do të bëj politikë me karrigen e Presidentit duke dashur të fyej dhe dëmtoj edhe Ditmir Bushatin dhe të bëj ndonjë pazar me Edi Ramën, për pasardhësin.
Përfytyrimi më banal, është sipas filozofisë së LSI, që për çdo pazar ka një çmim dhe tani e përfytyroj duke u konsultuar me Petrit Vasilin, I cili I thotë që kufiri me Greqinë do shitet me lek, dhe LSI do ngelet pa pjesë, apo kufiri me Kosovën do ndryshoj dhe LSI nuk do marrë gjë, dhe për këtë nuk duhet firmosur ky Gent Caka. Mund të jetë dhe më banale se kaq, por nuk kemi pse lodhemi të kuptojmë gjithë banalitetet e Presidencës Meta
Shqiptarët kanë nevojë të kuptojnë se Presidenti po përpiqet të bëj politikë të brendëshme të pistë, me postin e politikës jashtme, në kërkim të ndonjë pazari. Dhe Gent Caka është I përzgjedhur si viktimë në këtë histori .
Politika më e mirë e jashtme e Shqipërisë, është të bëjmë mirë politikën e brendëshme. Dhe me këtë që bën Presidenti, I cili shkell regullisht Kushtetutën, për të bërë pazare, është duke na bërë politikën më të keqe të jashtme të mundëshme, pasi të huajt, na shikojnë si shtet primitiv. Dhe për këtë gjë, nuk kemi kujt ti kërkojmë falje. Sidomos Edi Rama që e ka zgjedhur vet!
Leave a Reply