• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Garancitë që i duhen opozitës së re, në zgjedhje
Home
Blog

MERO BAZE/ Garancitë që i duhen opozitës së re, në zgjedhje

July 21st, 2020 F.autor Blog 0 comments

Socialistët po shkojnë drejt një marrëveshje zyrtare me opozitën parlamentare, për të rënë dakord që opozita parlamentare të mbështesë marrëveshjen e 5 qershorit, që duhet të kalojë në Parlament më 23 korrik, ndërsa socialistët marrin përsipër të mbështesin ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare, që do të kalojnë në Parlament më 30 korrik.

Bisedimet mes socialistëve dhe opozitës parlamentare, duhet të heqin dyshimet në dy pika.

E para, është perceptimi se socialistët janë për lista të hapura pjesërisht, duke mos sfiduar të parin e listës në çdo qark, apo duke respektuar kuotat gjinore.

Për dy partitë e mëdha, hapja e pjesëshme ka sens, pasi nuk e vret garën për pjesën tjetër të listës, por për partitë e vogla që garojnë për herë të parë, mbyllja e listës, për të parin e listës, e vret garën dhe e bën të pavlefshëm konceptin e hapjes së listës.

Ndaj duhet të shkohet tek hapja e plotë e listës në ndryshimet kushtetuese. Në Kodin Zgjedhor pastaj mund të lihet e hapur për secilën parti, se deri në çfarë mase mund ta hapin listën.

Kështu, partitë e vogla aplikojnë skemën e hapjes 100 për 100 të listës, ndërsa PS dhe PD mund ta aplikojnë si të duan, ose plotësisht të hapur, ose 70 për qind të hapur.

Problemi i dytë që duhet të zgjidhin socialistët me opozitën e re, është skema e numërimit të votave.

Duke qenë se PD kundërshtoi rekomandimin e OSBE/ODIHR për depolitizimin e administratës zgjedhore, dhe u kthye tek administrata politike, partitë e reja që mund të hyjnë në një koalicion më vete, ose si subjekte më vete, janë të rrezikuara në procesin e numërimit, duke mos pasur përfaqësim.

Në kushtet e miratimit të sistemit me lista të hapura, votat e tyre rrezikohen në duar të pasigurta politike të dy partive të mëdha.

Zgjidhja që mund të gjendet, është tek procesi i numërimit, ku koalicioni i ri opozitar duhet të ketë numëruesit e vet, sidomos për votat e hapura, pra votat për secilin kandidat në listën e përbashkët.

Kjo formulë mund të zgjidhet në Kodin Zgjedhor dhe rrit besueshmërinë e kontrollit të procesit zgjedhor, në kushtet kur nuk u pranua administrata e depolitizuar.

Nëse socialistët japin garanci për këto çështje, atëhere marrëveshja për votim respektiv, edhe të dakordësisë së 5 qershorit, edhe të draftit të ndryshimeve kushtetuese, është një proces legjitim, i cili sado të përballet me kundërshtinë politike të opozitës së rrugës, nuk mund të zmbrapset.

Gjithçka duhet të jetë një proces i rregulluar, që të krijojë besim se zgjedhjet do prodhojnë garë. Dhe e gjitha kjo duhet të mbyllet këtë javë.

Asgjë nuk duhet lënë pas 30 korrikut sa i përket reformës zgjedhore, përveç revolucionit të premtuar të Bashës, nëse hapen listat. Ai është i mirëpritur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DENIS DYRNJAJA/ Mos ma fëlliq vendin! Barbaria nuk është mikpritje!
Previous article LUTFI DERVISHI/ Ëndrra jonë me… koronavirusin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k