• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
LUTFI DERVISHI/ Ëndrra jonë me… koronavirusin
Home
Blog

LUTFI DERVISHI/ Ëndrra jonë me… koronavirusin

July 21st, 2020 F.autor Blog 0 comments

Kur shkojmë në plazh mendojmë se virusi është në Tiranë. Kur kthehemi në Tiranë mendojmë që virusi ka ikur në plazh.

Kur ulemi për kafe në lokal, mendojmë që virusi është diku rrotull, por jo në tavolinën tonë!

Kur duke gjerbur kafenë shohim/dëgjojmë buletinin e përditshëm me të infektuar dhe viktima – lajmi duket sikur vjen nga Honolulu dhe jo nga 4 km larg vendit ku pimë kafenë!

Kur i japim dorën dikujt mendojmë se ai/ajo sapo ka larë duart ashtu si ti dhe nuk ka shans që të ketë virusin.

Në restorantet e mbyllura qetësohemi kur shohim tabelat dhe dezinfektatët. Madje duken “aksesorë” të tepërt.

Guvernatori Lombardisë bën thirrje për mbyllje të fluturimeve nga Shqipëria se numri më i madh i të infektuarve po vjen nga Tirana, por ne mendojmë se ata që u nisën nga Tirana duhet të jenë italianë apo sirianë që i ka rënë rruga këtej.

Në pritje të valës së dytë, kemi harruar se jemi ende brenda dallgës së valës së parë!

Ndryshe nga zjarri dhe uji – që i ndjejmë menjëherë virusin nuk e shohim, nuk e ndjejmë ndaj dhe më shumë lajme gjen për mos ekzistencën e tij se sa për njerëzit që po ndërrojnë jetë ccdo ditë, pavarësisht moshës, fesë, apo statusit shoqëror.

Nga mbyllja ekstreme kaluam në shkujdesje ekstreme! Më mirë të vdesin ca njerëz se të vdesë ekonomia- kjo është shprehja cinike, POR kur vjen te vdekja i referohemi “ca njerëzve”- jo vetes, jo njerëzve tanë, jo të njohurve tanë, por “ca njerëz”…

Virusi është rrotull nesh- për të na kujtuar se nuk largohet pa ndryshuar sjellje. Nuk mjafton vetëm maska në fytyrë, nuk mjafton vetëm distanca, nuk mjafton vetëm larja e duarve…nëse nuk kuptojmë se gjërat kanë ndryshuar dhe nuk mund të sillemi sikur ajo që kaluam ishte në ëndërr dhe se nuk ka ndodhur asgjë!

Në fakt po veprojmë si gomari La Fontentenit, që kur po e hante ujku thoshte: O Zot bëje ëndërr!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Garancitë që i duhen opozitës së re, në zgjedhje
Previous article ENDRI KAJSIU/ Një "5 qershor Plus" që përfaqëson të gjitha palët

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k