• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Fushatë linçuese ndaj “tradhtarëve”, duke llogaritur “pazar” me Edi Ramën
Home
Politikë

MERO BAZE/ Fushatë linçuese ndaj “tradhtarëve”, duke llogaritur “pazar” me Edi Ramën

March 11th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Lulzim Basha është në siklet me Rudina Hajdarin, ngaqë nuk ka njohur Azemin. Ai mendon se duke e kërcënuar me përjashtim nga partia, vajzën e tij, e dëmton. Në fakt, nëse ka ndonjë akt që e bën Rudinën politikane dhe e kthen nga njeri të thirrur në PD për shkak të historisë, në një lidere politike me histori të vetën, është përballja me Lulzim Bashën. Por në këtë rast, ndryshe nga i ati, ajo nuk ka përballë një tigër si Sali Berisha dhe një bandë si SHIK-u, por një mace si Lulzim Basha, dhe një bandë komentuesish e piranjash, paguar nga kunati i vet.

Është pikërisht ajo që i ndodhi babait të saj me partinë që krijoi vetë. Është rasti i vetëm në botë, kur një njeri udhëheq një lëvizje anti sistem, përmbyset komunizmi, fiton partia e tij, dhe ai bëhet armiku kryesor i saj.

Sali Berisha, që e di këtë rrezik, po përpiqet të futet në familjen Hajdari dhe të krijojë presione fisnore ndaj saj. Herë merr djalin e Azemit, herë një vëlla nga nëna, herë një kushëri apo roje të tij, për t’u dukur që njerëzit e Azemit janë me të.

Natyrisht, kjo është më e ndyrë, por e gjitha është një gjë e vjetër, e pavlefshme, e padobishme dhe e papërdorshme, në kushtet e sotme.

Ajo që po përpiqet të bëjë Sali Berisha dhe Lulzim Basha në thelb, është t’u krijojë pasiguri deputetëve që po i rezistojnë vendimit të tyre politik, me idenë se kauza e tyre do të triumfojë, dhe ata do të ndëshkohen.

Në finale, Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë duke i thënë Rudinës, Myslymit, dhe gjithë atyre që po pranojnë mandatet, se ata do të detyrojnë Edi Ramën të bëjë pazar me ta, dhe pastaj së bashku, do t’i nxjerrin këta “tradhtarët” nga politika.

Kjo është në fakt dhe pafuqia e madhe e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Shpresa e tyre është se me aktin e tyre kamikaz, ata do gjunjëzojnë Edi Ramën dhe do krijojnë një aleancë të re kundër rebelëve që po hyjnë apo rezistojnë në Kuvend.

Unë nuk besoj se kjo do të ndodhë, pasi Edi Rama nuk ka asnjë shans të ofrojë pazar për ta. Jo se ndoshta nuk do, por nuk mundet.

Por dhe nëse çmendet dhe bën Pazar, duke hedhur në erë sistemin, ai ikën bashkë me ta.

Nëse Rudina refuzon të dorëzoj mandatin, duke mos i dhënë shans këtij pazari, ajo ka një shans më shumë se Edi Rama dhe Lulzim Basha. Ajo dhe kolegët e saj kanë shansin t’i mundin të dy, nëse ata bëjnë pazar, ose vetëm njërin, hë për hë, që po del vetë nga politika.

Shantazhi i Lulzim Bashës e Sali Berishës, duke bërë sikur ata janë akoma në lojë, sikur kanë fuqi të përjashtojnë dhe diktojnë, sikur kanë pushtet dhe bota do ulet në gjunjë para tyre, është thjesht një iluzion mashtruesi, që kur nuk ka asnjë para në xhep, shtiret si milioner.

Gjëja më qesharake që po ndodh, është se njerëzit e vetëpërjashtuar, shantazhojnë me përjashtim njerëzit që janë në Parlament. Dhe i shantazhojnë duke llogaritur se do të vijë dita të bashkëpunojnë me armikun e tyre.

Nëse ja arrijnë asaj dite, do të shpëtojmë nga të dy palët. Nëse jo, së paku do shpëtojmë nga njëra, dhe tjetra është në radhë.

Por mos u mundoni të friksoni një vajzë të re, adoleshenca e së cilës është e mbushur me dramat e babait të saj, që përjashtohej rregulisht nga partia, dhe tani shkojnë rregulisht i përulen tek busti.

Nuk njoh ndonjë armik të PD që nuk ka dalë i fituar në këto 30 vjet, përveç Azem Hajdarit, që e vranë. Gjithë të tjerat, përfshi dhe ata që kanë rrëmbyer armët kundër saj, apo ata që përmes pushtetit të Ilir Metës i vodhën emrin dhe vulën, u shpërblyen nga vetë PD, për atë që bënë kundër saj, pasi kishin nevojë për ta.

Është mirë të ndjejnë frikë ata që po përdoren për të sulmuar tradhtarët. Ata do jenë të padobishëm shumë shpejt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Marrja e pushtetit jashtë rradhe, një punë e koklavitur
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Në datëlindjen tënde Azem, dy të vërteta po ti them

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k