• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Dreka e gabuar Berisha- Meta, si fotografi e krizës!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Dreka e gabuar Berisha- Meta, si fotografi e krizës!

May 30th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Sali Berisha nuk del shpesh nëpër restorante. Ka shumë siklete që I bëhen bashkë, kur vendos për të shkuar diku për drek. Kur e bën atë gjë, e bën për një hall të madh.

Sot ai ka qëndruar disa orë në drek në një lokal privat me Presidentin Ilir Meta dhe një grup gazetarësh pranë tyre, pasi kanë rregjsitruar një intervistë të Sali Berishës për një Tv në Kosovë.

Darka e parë publike me Ilir Metën ka qenë një ditë para Gjyqit në Gjykatën e Lart, për të shpallur Ilir Metën të pafajshëm. Ajo darkë u lakua gjatë dhe megjithëse Berisha shkoi aty si “garant” I Metës, në të vërtet doli nga shtëpia si peng, për shkak të kqyrjes së detyruar që i bëri laptopit të familjes ku mes videove të tjera kishin dhe ato të djalit të tij.

Në një situatë nervoze në Kuvend, kur Ilir Meta ishte kryeparlamentar dhe PD po bënte betejë për dosjen e CEZ dhe implikimin Meta Ismailaj, Meta u detyrua t’ia përmendte Berishës se “vet më kë thënë që Shkëlzeni do na marrë më qafë”. Dhe ai ishte detaj I asaj mbrëmjeje.

Pasi doli nga shtëpia e Metës në mesnatë, Berisha prodhoi një vendim 5 me zero në favor të tij.

Sot Ilir Meta nuk ka ndonjë hall të madh, edhe pse duket boll nervoz. Ai është më I qartë se Berisha në planin e tij të luftës. Ka mobiluzar Berishën për të shpallur një aleancë Berisha Haradinaj Meta, dhe ka vendosur të përdor ekstremizmin e opozitës për tu bërë shpëtimtar I saj.

Në hall realisht është Sali Berisha, I cili nga një anë është I pasigurt, deri ku mund ta çojnë luftën gjunjtë e hollë të Lulit dhe nga ana tjetër, deri ku Ilir Meta do ti qëndroj besnik kauzës së tij.

Ndaj dreka e sotme, ishte më shumë një kthim nderi I Ilir Metës, për ti dhënë siguri se do ta kishte pranë. Dhe duke qenë pranë tij dhe publikisht I fotografuar me të, Ilir Meta ka bërë sakrificën e parë, pasi ka djegur çdo shans të jetë një ndërmjetës i krizës. Ai ka bërë deri më sot plot gjeste që dëshmon se është palë dhe udhërrëfyes I krizës dhe jo mediator I saj, por duke ju gjendur Berishës në tavolinë, është dhe më shumë se kaq. Është në sytë e demokratëve pro Berishës, si “garant” I plakut në hall, që kërkon që kjo betejë të mbyllet me gjak.

Kjo fotografi është simbol I krizës, politikanëve që janë autorë të saj , shtypit që përdorin dhe simbolikën që rikthejnë me dreka të tilla.

Por nga ana tjetër kjo fotografi është dhe thjeshtim I krizës. Ajo e bën të qartë për çfarë hallesh bëhet fjalë. Nuk është fjala as për zgjedhje të lira, as për zgjedhje të vjedhura, as për dekriminalizim, pasi ti kërkosh këto nga dy njerëz që janë themelues të zgjedhjeve të vjedhura në Shqipëri dhe prodhues të botës kriminale të lidhur me politikën është ironi e madhe.

Është fjala thjeshtë për hallin personal të këtyre të dyve. Berisha që është më shumë në hall, kërkon ndihmë nga Meta, që është më pak në hall. Por të ulur bashkë, janë fotografia simbol I kësaj krize politike, të prodhuar nga makthet e tyre dhe jo nga problemet e shoqërisë. Ndaj nuk ka shumë rëndësi, se çfarë bisedojnë kur ulen bashkë. Rëndësi ka që kanë të nëjtin hall. Dhe ai nuk është hall I Shqipërisë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALBERT P. NIKOLLA/ Shtiza e Akilit dhe ligjërimi i PD-së si krisja e arrës zhigël!
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Bluza e Edi Ramës dhe “veshi i shurdhët” i ambasadorëve

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k