• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Dënimi ndaj Salianjit është realisht penalizim i opozitës
Home
Politikë

MERO BAZE/ Dënimi ndaj Salianjit është realisht penalizim i opozitës

December 10th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Ervin Salianji, një ish- deputet i Partisë Demokratike, është dë nuar sot me një vit e gjysëm heqje lirie, e cila i është konvertuar në dë nim me kusht, duke nxitur një protestë të fortë të drejtuesve të Partisë Demorkatike dhe ish- kolegëve të tij deputetë.

Dën imi i Salianjit është simbolik, përsa i përket masës së tij, por në fakt cilësisht është një dë nim penal ndaj partisë më të madhe opozitare në vend.

Edhe pse akuza e ka gjetur fajtor personalisht Ervin Salianjin dhe mund t’i kushtojë shmangien nga Parlamenti i ardhshëm, realisht vepra penale është realizuar nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha.

Videomashtrimi i të ashtuquajturës “çështje Babale”, nuk ishte një akt personal i Salianjit apo Olldashit dhe as ndonjë zbulim i tyre.

Siç del qartë nga hetimi i Prokurorisë, por dhe mënyrës se si u zhvilluan ngjarjet, ajo ishte një pjesë e strategjisë së luftës politike të PD, dhe një akt i cili u përdor gjatë politikisht, me vetëdije të plotë, edhe pse të gjithë e dinin të vërtetën.

Pra në këtë aspekt, është e padrejtë që peshën penale të këtij akti e kanë marrë Salianji dhe Olldashi, pasi këta të dy nuk është se kanë përfituar diçka personale, duke u angazhuar në këtë çështje, përveç rrogës së PD.

Partia Demokratike ka tentuar të jetë përfituesja politike e këtij akti dhe plotëson si institucion gjithë tablonë e një vepre penale për shpifje, pasi ka qenë e ndërgjegjshme për fallcitetin e skenarit, dhe po ashtu ka tentuar të përfitojë prej asaj shpifjeje.

Ndaj edhe pse simbolikisht sot janë dënuar dy nëpunës të PD, nën akuzë është vënë politika e opozitës dhe përpjekja për të përfituar politikisht përmes montimit të akuzave ndaj kundërshtarëve.

Kjo do të ishte arsye e mjaftueshme për çdo politikan në krye të një partie, të refletonte politikisht ndaj penalizimit të politikës së tij nga një gjykatë dhe të merrte përgjegjësitë e tij.

Në fakt PD po bën të kundërtën, po tenton të shmangë përgjegjësinë. Prania në sallë e ish- deputetëve të PD, reagimet e ashpra të Berishës e Bashës, përveçse vijnë nga fakti se drejtësisë “po i del turpi” të ndëshkojë dikë prej tyre, po përpiqen të shmangin përgjegjësinë e tyre në këtë histori, pasi drejtësia nuk po dënon thjesht dy zyrtarë të PD, por po dënon politikën e PD përmes videokasetave të montuara.

Dhe ky është një bilanc i trishtuar për një opozitë, që në fakt ka pas plot arsye sheshit, për të bërë opozitë, por ka preferuar të shpikë një realitet në studiot e montazhit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRROK ÇUPI/ Pse Lul Basha po i çon shokët në burg?
Previous article MERO BAZE/ “Revolucioni” kundër Reformës në Drejtësi, përfundoi në protesta në salla gjykatash

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k