• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Çfarë fshihet pas lirimit të Dvoranit nga Gjykata e Lartë?
Home
Blog

MERO BAZE/ Çfarë fshihet pas lirimit të Dvoranit nga Gjykata e Lartë?

June 11th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ardian Dvorani është liruar sot nga detyra si anëtar i Gjykatës së Lartë, me argumentin se ai po qëndronte në detyrë, për shkak se deri më sot nuk ka pasur anëtarë të rinj. Me emërimin e tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë, u krijua një shumicë e re që “mban hapur derën” në Gjykatë të Lartë, dhe meqë Dovranit ka kohë që i ka kaluar afati, u hap debati i inciuar nga mbështetës të Metës, për largimin e tij.

Përpjekje për të marrë vendim të ngjashëm nga KLGJ ka pasur dhe në mbledhjen e parafundit, por ata e kanë shtyrë interpretimin e vendimit, pas interesit dhe alarmit që u vërejt nga diplomatët perëndimorë në Tiranë që mbikqyrin reformën në drejtësi.

Pra e reja këtu është se u krijua një e re shumicë në KLGj, pas reformës në drejtësi, që mbështet vendimet e Metës, dhe duhet parë ku shkon kjo tendencë.

Paranoja në këtë rast është, nëse këtë shumicë e krijoi Meta me fuqinë e tij, apo ka një shkelje syri nga shumica për të avancuar disa çështje të reformës në drejtësi, duke toleruar Ilir Metën.

KLGJ nuk ka tagër fare të konstatoj vakancat në Gjykatë të Lartë. Atë tagër e e ka vet Gjykata, ndaj kjo lëvizje bie erë. KLGJ me vendimin e sotëm kaloi nga dilema se çfarë të vendos, në një vendim që tejkalon kopetencat e veta ligjore. Ky vendim zbuloi mungesën e integritetit të përbërjes së KLGJ dhe demonstron vullnetin e Presidentit për rritjen e “pavarësisë” ndaj Perëndimit në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Nga ky rast nuk lexohen shumë gjëra, pasi realisht Dvoranit i ka kaluar mandati dhe natyrisht që do të ikte një ditë. Por duke ikur nga Gjykata e Lartë, ai nuk ikën nga sistemi i drejtësisë, pasi ligji detyron emërimin e tij brenda sistemit.

Përpjekjet dy vjeçare të Metës për ta larguar kanë qenë të lidhura me faktin se duke qenë përfaqësues i Gjykatës së Lartë, në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED), Dvorani është në të njëjtën kohë kryetar i KED. Dhe Meta nuk është i shqetësuar për Dvoranin si anëtar i Gjykatës së Lartë, por për Dvoranin si kryetar i KED.

Tashmë nëse vazhdon beteja për të shkarkuar Dvoranin nga KED dhe për ta zëvendësuar me Vitore Tushën, siç po e përflet grupi i Ilir Metës, e cila është thjesht një shoqe e Argitës në zyrën e Metës, atëhere kemi të bëjmë me një lëvizje që realisht tenton të vendosë nën kontroll të Metës e Berishës, institucionet kyçe të reformës në drejtësi.

Normalisht detyra e Dvoranit si kryetar i KED nuk cenohet nga vendimi i sotëm, pasi ai është aty me mandat një vjeçar dhe është brenda sistemit, pasi nuk del nga sistemi. Detyrimi ligjor është që ai të sistemohet përsëri brenda sistemit të drejtësisë.

Kur ai të zëvendësohet si kryetar i KED, duhet të zgjidhet me short, një nga 3 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Është identik si rasti i Arta Markut, që iku nga prokurore e Përgjithshme, por mbeti në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Nëse nddh që Meta të avancojë dhe të çojë Vitore Tushën dhe kryetare të KED, është njësoj sikur të çojmë Argitën, dhe kemi një kapje flagrante dhe antiligjore të gjithë institucioneve të reja të drejtësisë, nga Ilir Meta.

Nëse socialistët do ta lejojnë këtë gjë, duke bërë sikur nuk e kanë mendjen, atëhere ai tuiteri i ambasadores Yuri Kim, për thashethemet “që kishte dëgjuar” për një marrëveshje në heshtje kundër reformës në drejtësi, bëhet shumë aktual.

"Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë." @USAmbAlbania Yuri Kim https://t.co/tSeSuWxx3G

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) May 21, 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ 10 fakte, pse LSI po largohet nga koalicioni opozitar
Previous article ARTUR AJAZI/ Kur kryetari “psonis” vota pushteti

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k