• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ 10 fakte, pse LSI po largohet nga koalicioni opozitar
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ 10 fakte, pse LSI po largohet nga koalicioni opozitar

June 11th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Nuk kishte si ndodhte ndryshe….

Sot presidenti Meta ka marrë të gjitha garancitë e mundshme për të ardhmen e tij dhe LSI.

Faktet flasin më shumë se analizat prandaj po i rendisim ato për të bindur çdokënd se Ilir Meta ka futur në xhep mandatin e dytë si president dhe i ka garantuar Edi Ramës mandatin e tretë si kryeministër nëpërmjet marrveshjes së mëposhtme:

– sot Edi Rama i dhuroi Ilir Metës shkarkimin e Adrian Dvoranit duke i dhënë fund luftës pa limit mes qeverisë dhe presidencës

– sot Rama krijoi hapësirën që në krye të KED të vihet një propozim tjetër i presidentit Meta, gjyqtarja Vitore Tusha

– sot kryeministri Rama ka dhënë garancitë që të votohet në parlament propozimi i Presidentit Meta për kreun e KLSH, zotin Arben Shehaj,

– Presidenti Meta ka dhënë garancitë që do firmosi marrveshjen PD-PS-LSI mbi dakortësine mbi zgjedhjet

– Edi Rama, po tërheq gradualisht komisionin për shkarkimin e Presidentit Meta

– Marrveshjen zgjedhore e mbështetur nga Partia Socialiste favorizon LSI me formulën e cila duke qenë e dyta në koalicion para elektoral përfiton dyfishin e mandateve

– Kryeministri Rama, rifuti në sistem opozitën e cila ishte vetë-vrarë duke djegur mandatet dhe nxori jashtë loje opozitën e re Hajdari-Murrizi-Alimadhi etj. Duke nënshkruar me ish-deputetët ai çfaktorizoi parlamentin dhe rifuti në lojë Bashën, Vasilin, Berishen etj

– marveshja zgjedhore po shoqërohet me një marrveshje për reformën në drejtësi, ku sipas së cilēs pushteti gjyqsor ndahet mes Ramës dhe Metës.

– Presidenti Meta po garanton stabilitetin e marrveshjeve dhe plotsimin e kërkesave të BE për hapjem e negociatave duke mos e penguar qeverinë Rama, as me protesta, as me bojkote, as me refuzime por me balanc qëndrimesh

– LSI po rishikon pozicionin e saj duke siguruar një pushtet të dyfishtë: 1-koalicion qeveritar me Ramën 2021-2025 dhe 2- një mandat të dytë për Metën si president 2022-2027

Ka shumë lexues që do jenë mos-besues me këto fakte.

Koha do provojë se kjo është marrveshja ku “fitojnë të gjithë”

1- Fiton Meta si presidenti parë me 2 mandate

2- Fiton Rama si kryeministri parë me 3 mandate

3- Fiton Monika si zv.kryeministre e ardhshme e Shqipërisë

4- Fiton Basha rifutjen në parlament me afro 60 deputet. Pret dhe 4 vjet se është i ri 44 vjeç. Asgjë nuk humb të bëhet 48 vjeç kryeministër

5- Fiton Berisha një pushtet në hije të përjetshëm deri sa të ketë frymë dhe paprekshmëri familjare. Pa harruar autoritetin në hije.

Po Po. me marrveshjen fitojnë të gjithë….

por Ju aspak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Edhe festat i kanë në një ditë
Previous article MERO BAZE/ Çfarë fshihet pas lirimit të Dvoranit nga Gjykata e Lartë?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k