Presidenti Ilir Meta I dha fund betejës politike për të bllokuar emërimin e Sandër Lleshit, si Ministër I Brendëshëm, pasi kryeministri Edi Rama ja lehtësoi alibinë me një arsye të paqënë , lidhur me heqjen dorë paraprakishtë të zotit Leshi, nga grada “Gjeneral”.
Në fakt Presidenti I hapi rrugë dekretimit, qyshkurse pranoi të marrë në shqyrtim kërkesën e dytë të Kryeministrit për të njëjtin emër, një praktikë e pazakontë dhe e pandodhur kurrë më parë në historinë e vendit, por që ishte e imponuar nga vendimi, po ashtu I pazakontë I Presidentit Meta. Marrja në konsideratë e dekretit të dytë, duket se ishte një hapje rruge për të gjetur disa alibi të tjera deri në firmosje, të cilat me sa duket Rama nuk ja kurseu.
SHBA dhe BE, e bënë të qartë që kërkonin një Ministër funksional, ndërkohë që Uashingtoni pret ta njoh nga afër Ministrin e Brendshëm në një vizitë atje. Dhe duket që kërkesa e dytë e Kryeministrit Rama, ishte më shumë ndihmë për Presidentin Meta, se sa për Ministrin Lleshi.
Historia e kësaj krize në fakt do mbyllet në mënyrë përfundimtare, kur Gjykata Kushtetuese të shqyrtoj ankesën e qeverisë, lidhur me mosdekretimin nga ana e presidentit “për shkak të bindjeve” duke rishkruar kushtetutën në këtë nen dhe duke I dhënë shkas shumicës të gjykoj tentativën antikushtetuese të Presidentit.
Por tani që kriza është zgjidhur, vlen të theksohet fakti se mos hapja rrugë nga ana e qeverisë, për të mos e dekretuar Ministrinë e Brendëshëm, është një vendim I cili I ka kursyer Shqipërisë një spirale të frikëshme krize, që mund ta shoqëronte në vite, duke deformuar në thelb kopetencat e Presidentit dhe duke e lejuar atë, të marrë pjesë në jetën politike të vendit, duke I ikur detyrimit kushtetues që ka, për të qenë mbi palët.
Provokimi për të kërkuar një kandidatë të dytë, dhe për ta pranuar atë menjëherë , po për shkak të “bindjeve” do të ishte fatalitet. Për vite të tëra, presidenti I Shqipërisë edhe pas Ilir Metës, do të kthehej në një padron të shumicës politike në vend, duke zhvlerësuar votën popullore dhe duke hyrë deri dhe në luftën e klaneve politike, nëse do të ishte I së njëjtës parti me qeverinë.
Në një farë mënyre, akti I Presidentit Meta ishte një përpjekje për të marrë pushtetin në tavolinë, në emër të bindjeve të opozitës dhe për të diktuar më pas përbërjen e qeverisë sipas atij precedenti. Nuk e dimë ende nëse ky ishte vendim I tij për tu bërë lider real I opozitës, apo një plan I përbashkët, por u bë e qart që ai ishte një vendim politik, I cili nisi me deklarata të pazakonta ekstreme për një president, sic qe betimi që nuk do ta linte Edi Ramën të bëhej Sekretari I Parë dhe përfundoi vet sikur të ishte Haxhi Lleshi.
Vendosmëria e qevevrisë për të mos I hapur rrugë dhe më pas maturia për ti lënë shteg të hapur Presidentit që të ndjehej I sqaruar për ta dekretuar, edhe pse një dekret I dytë është I pazakont, janë arsyet që shpëtuan krizën politike, dhe rifutën vendin në ligjshmëri kushtetuese, duke rrëzuar “Republikën e bindjeve”.
Presidenti bëri mirë që gjeti fuqi ti ikte këshillave të delirantëve që e rrethojnë, që nga ata, që si argument kishin faktin se Sandër Lleshin e njihnin kur ishte në PD dhe ishte I poshtër se nuk kishte pranuar që Fariu të konvertohej në katolik, deri tek ata që I tregojnë shtigjet e Kushtetutës me lehtësinë që i tregojnë shtigjet e staneve.
I vetmi kurjozitet tani është të presim cdo thotë sërisht Sali Berisha. Jo për të kuptuar Kushtetutën, por për të kuptuar cfarë ndikimi ka pasur në qëndrimin e mëparshëm të presidentit Meta, pasi argumentoi ligjshmërinë e “Republikës së bindjeve” si e drejt e Presidentit. Të kuptojmë kush e ka bindur, ai apo Kushtetuta.
Leave a Reply