Mero Baze
Ka dy grupe që kërkojnë ndryshimin e sistemit. Të parët janë minorancat brenda partive të mëdha që ndjehen të rrezikuar nga distanca me kryetarët e partive. Të dytët janë kryetarët e partive të vogla, që nuk duan të mbeten brenda dikatit të partive të mëdha si bishta koalicioni.
Të parët, pra të rrezikuarit nga raportet e këqija me kryetarin, duan një sistem preferencial votash, dmth që qytetarët të përzgjedhin nga lista disa persona si më të dëshiruar prej tyre. Kjo mendon se I shpëton nga autoriteti I kryetarit.
Kjo është e diskutueshme dhe është një defekt që vjen nga mungesa e demokracive brenda partive. Kush ka këllqe duhet të bëj betejën së pari në parti më shumë se në sistem. Por ata nu kanë kohë tani të diskutojnë për këtë gjë. I vetmi shpëtim u duket sistemi. Fakti që lista e deputetëve dhe renditja e tyre është në dorë të kryetarit të partisë, shumica e kritikëve të tij, e kanë pikërisht me vendimarrjen e kryetarit.
Grupi I dytë I kritikëve të sistemit me lista të mbyllura janë partitë e vogla, që duan një sistem kombëtar propocional, me shpresë se ja dalin që së pak kështu të fusin kryetarin në Kuvend. Nga kjo atabshpëtojnë dhe votat e tyre që brenda koalcionit shkojnë në favor të listës së partisë kryesore.
Përmes këtij sistemi, fjala vjen një parti e vogël merr 15 mijë vota në rang vendi dhe e bën kryetarin deputet.
Dy partitë e mëdha po e shmangin debatin për systemin. I pari Lulzim Basha e ka këtë sistem, garanci për të qenë kryetar dhe aleatët I zemëruar I qetëson duke ua bërë kryetarët deputë në listë të PD. Dhe I mbetet të bëj debat vetëm me Grida Duman, që I do lista të hapura brenda partisë, me shpresë se populli demokratë, e do më shumë se Lulin.
Partia Socialiste I është shmangur fare këtij debati dhe është përqëndruar tek rekomandimet e OSBE/ODIHR, dhe formalitetet e tryezës Gjiknuri-Hajdari.
Por Damian Gjiknuri duket se e ka thyer akullin. Ai ka bërë jashtë tryezës, një propozim që prek sistemin. Dhe është shumë racional. Ai kërkon që të hiqen koalicionet nga gara zgjedhore, pra cdo parti të konkurojë më vete. Ky propozim në fakt I lë partitë e vogla në mëshirë të fuqisë së tyre. Dmth nëse një parti e vogël ka një individ të shquar në një qark ai mund t’ia dal I vetëm. Nëse jo, votat e tij humbasin, dhe kështu sistemi prodhon një bipolaritet më të madh se ky aktuali, pasi mandatet diferencohen më fort mes të parit dhe të dytit dhe dy partitë e mëdha nuk marrin më votat qyl të partive të vogla.
Sistemi pa koalicionë, siç praktikisht ishin zgjedhjet e vitit 2017, provojnë fuqinë reale të partive, dhe përveç dy tre partive kryesore, partitë e tjera, e kanë garën thuajse mazhoritare, individuale, pasi nuk kanë problem renditje.
Nëse socialistët do ta mbështesin këtë ide, ata natyrisht duhet të pranojnë dhe kompromise të ofruara për ndryshime të tjera të sistemit, por qëllimi duhet të jetë që pas zgjedhjeve të kemi një rezultat që prodhon qeveri dhe që I afrohet përfaqësimit real të votës me deputetët.
Koalicionet e ngurtësura, sic janë në sistemin actual, shkatërrojnë përfaqësimin, pasi fjala vjen PD në vitin 2009, mori 130 mij vota nga aletatë e vegjël që futi në koalicion pa u dhënë atyre asnjë deputetë. E njëjta gjë dhe PS më 2013. Aleatët e vegjël shërbejnë si depo rezervë për mandatet e dy partive të mëdha pa u dhënë asgjë. Nëse I prish koalicionet, së paku ke shansin që dy të mëdhat, marrin vetëm votat e tyre dhe të vegjëlit mbijetues bëhen më të fortë.
Ndaj diskutimi për sistemin, duhet deomos të jetë serioz dhe jo nisur nga interesa të vogla. Ai duhet të ketë parimin që mandati i deputetit të përputhet me votat që I janë dhënë asaj partie, pa përfitur nga partië e vogla, dhe pas zgjedhjeve vendi të jetë I qeverisëshëm.
Për këtë duhet debat serioz dhe I hapur.
Reforma zgjedhore, e cila është një nga tre kushtet e nevojshme për të çuar vendin në zgjedhje, qofshin këto të parakohshme apo normale, duhet të ketë si mbështetje ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe një vendim ndaj Presidentit që është kthyer në vrasës zgjedhjesh.
Pas kësaj duhet të përfundoj dhe reforma zgjedhore, e cila tani ka shansin më të mirë që të ngrej debate reale rreth sistemit dhe rekomandimeve të ODIHR, që kur të zgjidhen dy pengesat e tjera për zgjedhje, të mos humbasim kohë të diskutojmë për reformën zgjedhore. Debatet e deritanishme për sistemin, I ngjajnë më shumë një beteje për sistemimin e ca politikanëve që nuk hyjnë dot në parlament, se sa reformimit real të sistemit.
Leave a Reply