• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Berishët kanë të drejt të heshtin!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Berishët kanë të drejt të heshtin!

June 9th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Presidenti i SHBA Joe Biden, ka zgjeruar objektin e Urdhërit Ekzekutiv të presidentit Bush në vitin 2001 për Ballkanin Perëndimor, duke shtuar në gjeografinë e këtij urdhri edhe Shqipërinë, për “personat që kryejnë korrupsion dhe minojnë institucionet demokratike”.

Kjo është fjalë për fjalë, ajo që thuhet në vendimin e sekretarit të Shtetit Antony Blinken, i cili duke bërë publik emrin e Sali Berishës në “listën e zezë” të SHBA, e ka përshkruar atë si “person i akuzuar për korrupsion dhe si minues i demokracisë”.

Urdhri i presidentit Biden, konsideron kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA, personat e përfshirë në  “pengimin e proceseve demokratike dhe gjyqësore, korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thuhet në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë.

Pra është e qartë se kemi të bëjmë me një ngritje në një shkallë më të lartë të ndëshkimit për Sali Berishën, nga sekretari i Shtetit, tek presidenti i SHBA.

Natyrisht që është një vendim i rëndë për të dhe familjarët e tij. Është një vendim që pason përpjekjet e tyre qesharake dy javore, për ta relativizuar ndëshkimin dhe për ta normalizuar në opinionin publik, përgatitjen e një rezistence politike anti-amerikane në Shqipëri.

Por me sa duket Berishët edhe pas këtij zhvillimi nuk u ndalën. Dhëndri i Sali Berishës, i cili po hetohet për kompleksin e ish- klubit “PartianI”, të privatizuar me firmë të Sali Berishës në një proces të dyshimtë të falsifikimit të origjinës së pronave dhe me një skenar të pastrimit të parave, duke dalë nga procesi i ndërtimit si një milioner, për shkak të favoreve që u kishte bërë partnerëve në biznes në emër të pushtetit të vjehrrit të tij, mund ta kishte shmangur reagimin.

AI doli i pari dhe postoi një reagim ku thotë se Urdhri Ekzekutiv i presidentit Biden është për Hashim Thaçin e Edi Ramën, që kanë dashur të ndajnë Kosovën.

Reagimi i tij pasonte të njëjtën logjikë të televizonit të djalit të Sali Berishës. Pra kishte ndodhur ajo skena e rëndomtë që ndodh në familjen Berisha, kur pas çdo goditje ndaj tij, ai u tregon përrallën e radhës se çfarë ka ndodhur. Dhe pas kësaj, nuk ka më burrë nëne t’i ndalë në broçkullat e tyre.

Në fakt, Berishët janë në ditë të këqija dhe ata diçka duhet të bëjnë për t’u mbrojtur. Në këtë rast, këshilla më e mirë për ta, është ajo skena e rëndomtë që ndodh në filmat e Hollivudit, kur një person i akuzuar arrestohet dhe policët ndërkohë që janë duke i shtrënguar prangat, i thonë atë fjalinë shabllon: “Ti ke të drejt të mos flasësh në këto momente, pasi çdo deklaratë do të përdoret në gjyq”.

Berishët janë fiks në këtë pozitë. E vetmja mbrojtje dinjitoze e tyre, pas gjithë këtyre gjëmave që po u ndodhin, është të përdorin të drejtën e tyre për të heshtur, pasi sa më shumë flasin, aq më shumë shtrëngohet laku dhe provojnë akuzat.

Kështu ndodhi që nga dita kur ata u shpallën në “listën e zezë” të Departamentit të Shtetit, deri dje kur hynë në “listën e zezë” të presidentit dhe u paralajmëruan për sanksione.

Më tej Shqipëria mund të hapë negociatat me Bashkimin Europian dhe ky ndëshkim mund të konvertohet edhe aty, dhe pastaj u mbetet të lëvizin nga Lalëzi në Gërdec, dhe të drekojnë vetëm me Ilir Metën, për të cilin sot nuk ka denjuar askush të thotë një fjalë pro tij.

Heshtja ndoshta do t’i ndihmonte më shumë. Do t’i bënte të ndjeheshin paksa viktima në sytë e atyre që i kanë parë si udhëheqës. Kështu, përveçse fajtor, duken dhe budallenj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ S’jua ka fajin Amerika dhe Sorosi, por përjetësia
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Pse asnjë diplomat i huaj apo lider i Kosovës nuk e mbështeti Ilir Metën?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k