• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Berisha paska frikë nga ligji!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Berisha paska frikë nga ligji!

December 27th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Sali Berisha u dënua sot nga një gjykatë në Tiranë, si shpifës. Kisha përshtypjen se do ta mbante veten dhe nuk do reagonte. Duke qenë se ai ka ndërtuar mekanizmin më të neveritshëm të shpifjes digitale këto gjashtë vite, duke legjitimuar çdo shpifje përmes postimit në Facebook-un e tij, mendova se do ta injoronte dënimin, duke menduar se ka më shumë rëndësi të duket i patrembur para ligjit, se sa të ankohet për dënimin.

Por në fakt, ai u ankua publikisht për dënimin, duke zbuluar dhe mekanizmin e alibisë që ka pasur në mendje kur ta gjykonin.

Ky është mekanizmi i burimeve fallco të tij, të cilave ai ka “të drejtë” t’u referohet. Mënyra se si Sali Berisha po tenton të mbrohet pas dënimit për shpifje, tregon se ai e ka të menduar mekanzimin e shpifjes dhe është përgatitur të ketë dhe alibi për këtë.

Sot ai tha se unë bëra koment, nisur nga një informacion në një medie. Medie quan Facebook-un e tij, apo portale fallco, të cilat i furnizon me një fakt të gënjeshtërt, e pastaj bën komente për to.

Kjo tregon se përpara se ai të kthente në platformë politike shpifjen digitale, e ka menduar dënimin, por ngaqë askush se ka aplikuar ndaj tij këto vite, e ka legjitimuar atë si imunitet.

Por mbi të gjitha, kjo tregon se ky paska frikë nga ligji. Me aq mundësi financiare sa ka, me aq pushtet sa ka si lider opozite, dhe me aq papërgjegjshmëri sa ka dëshmuar, mendova se do ta injoronte vendimin.

Reagimi në fakt theu “mitin” e njeriut që nuk pyet për ligjin, liderit që nuk paraqitet në Prokurori,  “denoncuesit” vulgar që nuk i trembet syri.

Ai sot është thjeshtë një i dënuar që përpiqet të na shpjegojë që nuk ka faj. Dhe këtu është në rrugë të drejtë.

Mund të vazhdojë të na  tregojë arsyet e tij, edhe kur të gjykohet për 21 janarin, dhe kur të rihapet dosja e CEZ dhe rolit të djalit të tij në atë histori, edhe aferat e tjera korruptive gjatë qeverisjes së tij.

Është normale ta dëgjojmë si të pandehur dhe të respektojmë të drejtën e tij për të na shpjeguar që nuk ka faj.

Rëndësi ka, që e ka kuptuar se ka ardhur ora të bëhet avokat i vetes dhe të frikësohet nga ligji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSTAFA NANO/ Pse Isa Mustafa duhet të japë dorëheqjen
Previous article ALBERT P.NIKOLLA/ Pjerrakeqja e Opozitës drejt halleve kosovare si skizofreni politike

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k