• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Berisha do vazhdojë të jetë “ëngjelli” mbrojtës i Bashës
Home
Politikë

MERO BAZE/ Berisha do vazhdojë të jetë “ëngjelli” mbrojtës i Bashës

September 10th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Të gjithë ata që sot janë në anën e Sali Berishës, disa të keqardhur dhe shumica tjetër mbështetës të tij, janë duke menduar se si do të shkojë fati i betejës së tij me Lulzim Bashën. Për të qenë të qartë për fatin e kësaj beteje, duhet të biem dakord se çfarë tipi udhëheqësi është Lulzim Basha.

Deri më sot ai ka qenë një përfitues i shkollës së Sali Berishës, një udhëheqësi autoritar, që ka përjashtuar në historinë e tij politike 35 deputetë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka shkarkuar kryetarin e partisë, duke mos e lejuar të hyjë as në mbledhje, ndërkohë që ishte kryetar partie formalisht, është rikthyer kryetar partie dhe ka zënë zyrën në shtator 97, ndërkohë që PD kishte ende formalisht një kryetar, dhe më pas ka krijuar një kulturë politike të mos përfilljes së rregullave apo normave demokratike brenda partisë.

Nëse e doni Lulzim Bashën, ithtar të Sali Berishës, duhet të pranoni se ai duhet të aplikojë shkollën e tij politike dhe nëse zbaton parimet e shkollës politike të Sali Berishës, fati i betejës është i qartë. Sali Berisha nuk ka më vend në Partinë Demokratike.

Ai që kërkon rregulla, statute, vendimmarrje dhe kolegjialitet, është duke përsëritur klithmat e dëshpëruara të Neritan Cekës, Gramoz Pashkos, Preç Zogajt, Petrit Kalakulës, Abdi Baletës, Eduard Selamit, Bashkim Koplikut, Alfred Sereqit, ish-Genc Pollos, ish-Genc Rulit, ish-Dashamir Shehit, ish-Arben Imamit, Uran Butkës, Ilir Rusmalit, Spartak Ngjelës, Gilman Bakallit, Sokol Olldashit më 2013, e më pas Jozefina Topallit, Astrit Patozit, Ridvan Bodes, Majlinda Bregut, e deri tek këta të fundit.

Ai i ka përçmuar ata që kërkonin rregulla, statute partie, rregullore dhe të gjithë perjashtoheshin duke nxjerrë tek dera Sali Lushën.

Lulzim Basha mjafton të jetë sa dhjetë përqind e Sali Berishës i padrejtë dhe Sali Berisha e ka të humbur këtë betejë.

Nëse e doni Lulzim Bashën demokrat, që pasi është zgjedhur prej Sali Berishës siç e përshkruam më lart, pasi ka spastruar nën bekimin e Berishës gjithë partinë, pasi e ka mbushur partinë me njerëzit e vet jopolitikë, që as u shkon mendja kush është Sali Berisha, pra nëse e doni që ai të transformohet brenda ditës, siç e duan armiqtë e tij, atëherë ai do të mundet, por mjerisht në PD nuk është se do të vijë demokracia, por do të vijë sërish Berisha.

Ndaj që të mundi Sali Berishën, Lulzim Basha është i dënuar të sillet si Sali Berisha. Është pak a shumë konflikti mes Perëndimit dhe ISIS apo talibanëve, të cilët përdorin demokracinë e Perëndimit për t’i bërë gjëmën atij, ndërsa në vendet e tyre sundojnë me dhunë dhe pa rregulla.

Lulzim Basha nuk ka ndërmend të bëhet demokrat dhe mos ia kërkoni këtë, sidomos në emër të Sali Berishës. Sali Berisha do të jetë ëngjëlli mbrojtës i tij në këtë betejë, me shkollën e tij politike autoritariste, me shembujt e ndyrë që ka dhënë gjithë jetën ndaj kundërshtarëve, dhe mbi të gjitha me investimin që ka bërë për të spastruar gjithë PD-në me duart e Lulzim Bashës.

Nuk ka ndodhur ndonjë dramë e madhe. Thjesht sot i ka ardhur radha vetë atij. I ka ndodhur pak a shumë siç mund t’i ndodhë djalit të tij biznesmen, që i ka vendosur tokat e vjedhura në bregdet në emër të shokëve të ngushtë, që të duket sikur nuk janë të tijat dhe dikush prej tyre mund t’ia mbajë tokën tani, duke thënë është e imja me letra. Siç po ja bën Luli me partinë. Kështu është dhe historia e Bashës me Berishën.

Basha ka një aleat dhe një shembull se si mbahet zyra dhe çelësat e PD në këto raste. Ai është shembulli dhe shkolla e Sali Berishës. Ai është nxënësi i tij i mirë. Thjesht pas 8 vitesh, ka ardhur dita të fillojë punë si mësues, në shkollën “Sali Berisha”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BAJRAM PEÇI/ PD, partia e ndryshimit, nga zhgënjimi në rrënim
Previous article PLATOR KALAKULLA/ Mbresa për 11 shtatorin e njëzet viteve më parë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k