• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Banda që rriten para syve të të gjithëve!
Home
Blog

MERO BAZE/ Banda që rriten para syve të të gjithëve!

March 30th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Mero Baze/

Ka një histori që po zgjat shumë në raportet e atyre që quhen banda në disa qytete të Shqipërisë, dhe qëndrimit të policisë ndaj tyre. Së paku Shkodra dhe Elbasani janë dy qytete tipike, ku grupet rivale janë të njohura, palët në konflikt janë të njohura, përrpjekja për tu identifikuar dhe politikisht është e njohur, me të dy palët dhe në mënyrë të vazhdueshme, policia është vetëm konstatuese e situatës.

Nuk jam partizan I kronikëssë zezë  dhe lajmeve që prodhohen pa fund nga historitë e krimit, duke fajësuar policinë. Por situata të tilla të ngjashme me Shkodrën e Elbasanin, nuk janë thjeshtë situate që policia të kostatoj vrasje e të bëj veprime proceduriale, por duhet të ketë aftësi parandaluese, ose fuqi eleminuese për banda të tilla, pasi janë aq publike hsiotritë e tyre sa i di cdo qyetar, përvec policisë.

Në Elbasan avokati I vrarë është një alarm për arogancën e krimit, në një histori po ashtu të rënd vrasje rivalësh.

Vrasja e sotme në Shkodër është qartazi vazhdimi I betejës së një pale kundër tjetrës, që nga momenti që njëra palë është dobësuar nga arrestimet e krerëve të saj, ndërsa tjetra është e lirë.

Ministri I Brendëshëm njoftoi shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shkodrës dhe kjo është më e pakta që pritet.

Ajo që duhet të njoftoj Ministri I Brendëshëm, është, se policia ka një plan kundër situatave të tilla, kur dy banda kanë zaptuar një teritor, sic është Shkdora apo Elbasani dhe gjithë njerëzit përvec policisë bëjnë me mendje llogaritë se kush do vritet, pas cdo vrasje.

Nëse policia nuk e ka këtë plan, shkarkimi I Drejtorit është një akt rutinë që nk I hyn njeriu në punë. Një polici që nuk ka në dispozicion dosje kriminale për banda të tilla të njohura publikisht për ti penalizuar ata, nuk ja del dot me ndryshime drejtorësh.

Duhet po ashtu, ndryshim strategjie dhe hetim për gjithë ata zyrtarë policie, para syve të të cilëve, këto banda janë rritur dhe forcuar pa u hyrë gjemb në këmbë.

Polcia nuk duhet të impresionhet nga qytetari digital, I cili është gjithnjë me një band kundër tjetrës dhe të veproj dhe ajo sipas udhëzimeve të tij, me shpresë se shpëton prej tij. Prej qyetarit digital, policia shpëton kur të shpëtoj nga bandat, se ai është gjithnjë pjesë e një pale. Policia duhet ti godas fort të dy palët, ndryshe ekulibrat e prishura, rrisin arrogancën e krimit dhe do kemi një palë fituese, që nuk është kurrë policia dhe rendi, por një prej bandave. Sic po ndodh në Shkodër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Një histori plumbash dhe kafe pa sheqer, që s’duhet humbur pa u lexuar!
Previous article SPARTAK NGJELA/ Avionët e NATO-s dje mbi Tiranë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k