• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Një histori plumbash dhe kafe pa sheqer, që s’duhet humbur pa u lexuar!
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Një histori plumbash dhe kafe pa sheqer, që s’duhet humbur pa u lexuar!

March 31st, 2019 F.autor Blog 0 comments

E takoja shpesh komisar Mit’hat Havarin në kafenenë e Hotel Sheraton, aty ku kryqëzohej politika dhe krimi, diplomacia dhe brutaliteti, politika dhe mafia.
Në çdo qytet ku kishte punuar, ishte shndërruar në hero, me thjeshtësinë dhe profesionalizmin e tij, por si çdo burrë i ndershëm ishte katandisur rrugëve pa punë!
Sa herë shkoja të pija kafe, Komisar Mit’hat Havari shquhej nga larg për veshjen estetike por edhe i kollarisur si një zotëri fisnik.
Ishte gjithmonë i veshur si zyrtar por shumë i thjeshtë, sepse kostumet e tij nuk ishin as Armani dhe as Valentino, por copa teritali të qepura diku me çmim të lirë.
Dukej i veshur shumë më mirë se gjithë lokali, por ishte më i varfëri nga të gjithë klientët.
Lloj lloj kokë-shtypurish shikoje në lokal me zinxhira floriri në qafë apo byzylyk në duar, i gjithë lokali i mbante të parkuar Mercedesat e tyre ose Range Roverat e dashnoreve përballë oborrit të Hotel Sheraton. Ndërsa Komisar Havari vinte në këmbë dhe gjithmonë i vetmuar.
Shpesh më dukej sikur vinte nga një planet tjetër dhe nuk kishte lidhje hiç fare me shoqërinë ku jetonim. Kisha shumë kënaqësi kur ulesha dhe flisja me atë për politikën, drejtësinë apo çështjet kombëtare. Ishte shumë patriot dhe unë motivohesha përpara çdo proteste nëse e takoja.

Një ditë mora guximin dhe e pyeta për jetën e tij dhe gjëndjen ekonomike ku ndodhej.
Jetonte në vështirësi dhe prej vitesh i pa punë.
Krenar si baba, që rriti një vajzë të mrekullueshme e që tashmë po “çan” dyert e Bashkimit Europian. Prej vitesh e shoqja kujdesej që bashkëshorti i saj komisari i famshëm të mos e ulte kokën në rrugët plot me “ndyrësira” të Tiranës. Çdo mëngjes ajo e hekuroste dhe i jepte 500 lekë të reja, që ai ta pinte kafenë me ujë të gazuar në Sheraton, pikërisht në ishullin “internacional” në mes të Tiranës.
Realisht ndoshta kishte vetëm 500 lekë në portofol por kokën e mbante lart. U përlota atë mēngjes dhe u largova prej tij pa i rënë në sy sepse nuk doja të lexonte trishtimin në sytë e mi. U largova dhe u ndjeva keq, tek e shihja komisarin të vetmuar mes atij moçali i tejmbushur nga llumi i kombit dhe hijenash diplomatike.
Vinin dhe iknin me dhjetra zyrtar milionerë, por bënin sikur nuk e shikonin komisarin që bëri Elbasanin dhe shumë qytete të flinin natën pa mbyllur me çelës dyert e shtëpive nga siguria!
Ika larg dhe e kuptova që epoka e komisarëve si Mit’hat Havari kishte mbaruar.
Jetoja në kohën e “kaubojsave” ku duhet të armatosesha me dy pistoleta në brez dhe të vetmbrohesha në çdo rrugë apo rrugicë!
Krimi dhe hijenat kishin pushtuar Atdheun tim.

I dashur komisar “Katani”, e di që ti ndodhesh sërish atje tek kareneja i vetmuar dhe askush nuk të sheh. Ndoshta ata qeshin me varfërinë tënde dhe thonë: “Ja ky budallai punoi kaq vite dhe nuk u pasurua”
Ata respektojnë duart e përlyera me gjakun e të tjerëve, por mua s’di pse mu kujtove dhe më mungove miku im.
Aroma e barutit ka qelbur Shqipërinë. Plumbat marrin jetë njerëzve nga Shkodra në Elbasan.
Unë kam shumë mall të vij në Shqipëri dhe të shtrëngoj fort duart e pastra të një komisari. E më pas së bashku të pimē një “kafe të zezë” pa sheqer, por ajo qoftë kafja e funeralit të atyre që varrosën “Shqipërinë e ideale e dhe komisarëve.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR METAJ/ Faji është i popullit tallava që bën një ordiner si ty t’i duket vetja Elvis Presley
Previous article MERO BAZE/ Banda që rriten para syve të të gjithëve!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k