• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Ata që prisnin të funksiononte vetvrasja si fitore!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Ata që prisnin të funksiononte vetvrasja si fitore!

January 10th, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Mero Baze

Sali Berisha nuk ka asnjë konflikt verbal publik me Lulzim Bashën. Nuk ka shkëndija lufte mes tyre as në forumet partiake, kur ndodh që mblidhen. Por qartazi të dy kanë sjellje të ndryshme politike dhe një luftë të ftohtë mes kampeve të tyre.

Tani kur të gjithë i janë turrur Lulzim Bashës, për ta shpallur përgjegjësin e vetëm të bilancit të hidhur të opozitës, pas një viti pa mandate dhe gjashtë muaj pa përfaqësim në pushtetin vendor, po bëjnë sikur harrojnë që nuk kanë qenë kundër Lulzim bashës kur ka marrë këto vendime. Për të mos thënë që Lulzim Basha ka qenë nën presionin e tyre.

Sali Berisha po përpiqet të distancohet nga përgjegjësia pasi, paska dhënë atëhere, që “me diegien e mandateve, ose arrijmë fitore të shpejt, ose PD mund të shkrihet fare”.

E çfarë parashikimi qenka ky me dy opsione. Po të ishin parashikimet me dy opsione, parashikuesi më I madh I ngjarjeve politike në Shqipëri do dilte Blendi Fevziu, se ai i ka gjithnjë me dy opsione pritshmërit për një ngjarje dhe i mbyll me fjalinë: “të shikojmë çfarë do të ndodh”.

Sali Berisha Ilir Meta dhe gjithë të tjerët, përfshi aleatë të Bashës, drejtues të PD dhe gazetarë që mbështetën atë akt të pashembullt, ishin mbështetësit e versionit të diegies ë mandateve.

Diegia nuk është me dy opsione, dmth një herë të ngrohej e pastaj të digej. Nëse i hap udhës diegies së mandateve është si ti të lësh dikë të vras veten dhe pastaj ti thuash kam dhe një opsion tjetër pas vdekjes.

Nuk ka opsion tjetër dhe nuk ka pas as atëhere opsion tjetër. Të gjithë ata që shtynë Lulzim Bashën drejt këtij akti kamikazi, përfshi dhe ata që nuk e ndaluan, janë njësoj përgjegjës për atë që ka ndodhur dhe për gjendjen e sotme të opozitës.

Kjo lufta e ftohtë e njerëzve të Berishës dhe medieve të djalit të tij dhe Metës, që po tentojnë të gjejnë fajtor Bashën për këtë gjendje, dhe vizionarë Saliun që paska paralajmëruar në stilin e Fevziut, është qesharake. Akoma më banale kur dëgjon dhe Fatmir Mediun, i cili e ndjen se diegia e mandateve e ka lënë dhe pa vizë amerikane.

Nëse ata kanë vendosur të bëjnë betejë kundër Bashës se u duket i dobët, kjo është tjetër gjë, nuk i ndalon kush. Nuk e ndalon kush Berishën as të rikthehet në PD, apo të sjell në krye “de jure” djalin apo vajzën. Në fund të fundit ajo çetë që ka mbetur, çetë e tij është.

Por para se ta bëj këtë, ai dhe Ilir Meta dhe gjithë ata që po përpiqen të lajnë duart nga kjo që ka ndodhur, duhet tu kërkojnë demokratëve ndjesë që i nxorrën nga sistemi që themeluan vet në Dhjetor të vitit 1990.

Sot PD nuk ka më asnjë njeri në pushtet lokla dhe qendror fal këtij akti kamikazi të pashembullt, në të cilin Lulzim Basha ishte aktor, por jo regjisor, ishte përgjegjës por jo fajtor i vetëm.

Tani nëse njerëzit e Berishës e Metës kanë vendosur vërtet të bëjnë betejë me Lulzim Bashën të paktën të mos e bëjnë në emër të dështimit të një aksioni vetvrasës.

Të presësh të funksionojë vetvrasja si fitore, është të besosh që kur ti të shpërthesh brezin me dinamit, do vritet vetëm ai tjetri dhe ti do të ringjallesh.

Beteja vlen të bëhet duke pranuar dështimin si përgjegjësi e të gjithëve dhë duke ofruar një plan të qartë, se si ta rintegrojnë opozitën në sistem.

Ndryshe kjo beteja qesharake për të gjetur fajtorë Bashën, një vit pasi të gjithë ishin gati të shqyenin Myslym Murrizin dhe Rudina Hajdarin se nuk pranuan marrëzinë e tyre, tregon se ata akoma nuk e kanë kuptuar se çfarë u ka ndodhur. Dhe sa më vonë ta kuptojnë, aq më vështirë do ta kenë të ringrihen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEDI SHAMKU/ A me qa, a me ulëri!
Previous article ANALIZA/ Tirona apo Tirana?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k